Tiranė, mė
15/02/2007
Mosrespektimi
i te drejtes kushtetuese se votes per te gjithe qytetaret dhe ēdo
mosplotesim standartesh ne procesin zgjedhor, rrezikojne te
komprometojne hapin para drejt MSA-se
Avokati
i Popullit, z. Ermir Dobjani njofton se, dy dite para votimeve,
nga rreth 4000 te denuar dhe te paraburgosur qe ndodhen ne
institucionet perkatese ne te gjithe vendin, vetem 274 prej tyre
rezultojne te regjistruar ne listat e votuesve.
Duke
ndjekur me shqetesim qytetar dhe institucional situaten ne prag te
zgjedhjeve lokale te 18 Shkurtit 2007, Avokati i Popullit u ben
thirrje drejtuesve te institucioneve penitenciare te shtetit te
marrin te gjitha masat e mundshme per garantimin e se drejtes
kushtetuese te votes per qytetaret shqiptare, te cilet vuajne
denimin ne burgje apo jane te paraburgosur.
Avokati
i Popullit risjell ne vemendjen e instancave perkatese piken 3 te
nenit 45 te Kushtetues, qe garanton te drejten e votes per
personat qe vuajne denimin ose jane te paraburgosur.
Vetė
Kodi Zgjedhor, nė nenin 63, pika 3, ėshtė bėrė pengesė qė tė
dėnuarit tė ushtrojnė tė drejtėn e zgjedhjes qė u njeh
Kushtetuta jonė. Ka patur vend pėr pėrmirėsimin e ligjit
nr.9087 datė 19.06.2003, duke bėrė zėvendėsimin e fjalės
vendbanim me vendqėndrim, gje te cilen ua kemi
rekkomanduar organeve kompetente qysh ne vitin 2003, dhe
perseritur ne Tetor 2006, por kjo gje nuk eshte rregulluar ne
Kodin Zgjedhor.
Pavaresisht
se ky ndryshim nuk eshte reflektuar ne Kod, Avokati i Popullit
kujton me kete rast se, interpretimi i nenit 116 te Kushtetutes
lejon zbatimin e
drejtperdrejte te saj, kur ndonje nen i ligjit nuk parashikon ose
bie ndesh me realizimin e te drejtes kushtetuese se votes. Pra
problemi i ngritur eshte plotesisht i zgjidhshem, dhe ne menyre qe
e drejta e votes tu garantohet plotesisht edhe personave qe
vuajne denimin apo ndodhen te paraburgosur, ne u kemi rekomanduar
organeve kompetente per zbatimin drejtperdrejt te Kushtetutes
nepermjet vendimeve te gjykates, per ata te denuar qe duan te
votojne.
Me
kete rast Avokati i Popullit beson se pavaresisht ashpersise se
gjuhes elektorale dhe problematikes qe ka shoqeruar kete proces
zgjedhor, drejtuesit politike do te arrijne te perēojne tek
perkrahesit e tyre objektivin e perbashket per te gjithe faktoret
politike ne vend se me i rendesishem se rezultati i ketyre
zgjedhjeve administrative, do te jete vleresimi i ketij procesi si
i drejte dhe i ndershem.
Me
ndjeshmerine per integritetin e procesit te votimit dhe numerimit
te votave, Avokati i Popullit terheq vemendjen e komisionereve per
tu pozicionuar gjate procesit zgjedhor si punonjes te shtetit
dhe jo thjesht si militante apo perfaqesues te partive perkatese.
Teksa
shprehet per perfshirjen e sa me shume qytetareve ne votime,
Avokati i Popullit u
ben ben thirrje atyre qe te shmangin ēdo lloj dyshimi per
vertetesine e dokumenteve te identifikimit, pasi ky moment ka qene
pika e dobet e besimit reciprok te paleve, qe ka gjeneruar
paragjykime dhe konsumuar energji kolosale derisa kemi mberritur
ne kete pragfund te ketij procesi.
Avokati
i Popullit, duke qene edhe vete nje institucion mbikqyres, thekson
rendesine qe ka ky proces zgjedhor, duke qene se jemi nen
monitorimin nderkombetar, i cili kerkon standarte edhe me te larta
se zgjedhjet e 3 Korrikut 2005, per me teper qe tani kemi
nenshkruar edhe aplikacionin per Marreveshjen e Stabilizim
Asociimit.
Avokati
i Popullit ka vleresuar qendrimin e Policise se Shtetit ne
zgjedhjet e 2005-s, dhe ben thirrje qe ajo te shenoje nje standart
edhe me te larte ne zgjedhjet e 2007-s, pasi ēdo hap prapa do te
komprometoje rende, jo vetem figuren e saj, por gjithe imazhin e
shtetit.
Ashtu
sikurse ne te gjitha proceset e meparshme zgjedhore, Avokati i
Popullit do te vazhdoje te jete i angazhuar per te dhene
kontributin e tij ndaj qytetareve, sa here qe kjo ti kerkohet.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|