Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 14/09/2005

  

Te Drejtat e Shqiptareve ne Greqi do te Mbrohen pa Diskriminim

    

- Ombudsmani Parlamentar i Republikes se Greqise Takohet me 

Avokatin e Popullit, z. Ermir Dobjani neTirane -

   

  

 

Me ftese te Avokatit te Popullit, z. Ermir Dobjani, Ombudsmani i Parlamentar i Republikes Greke, z. Jorgos Kaminis mberriti sot ne Tirane per nje vizite zyrtare dyditore, nga 14 deri 16 Shtator 2005.

Vizita e z. Kaminis behet ne kuadrin e bashkepunimit midis dy zyrave homologe, me theks te veēante vemendjen qe Ombudsmani grek i ka kushtuar mbrojtjes se te drejtave te qytetareve shqiptare ne Greqi.

“Une ju falenderoj per kontributin Tuaj dhe te Zyres qe drejtoni ne hetimin e rasteve te derguara nga Zyra jone per mbrojtjen e te drejtave te shtetasve shqiptare ne Greqi”, u shpreh Dobjani, duke iu referuar drejtperdrejt edhe rastit te hetimit nga ana e Ombudsmanit grek te zhdukjes se rreth 500 femijeve nga Qendra Aghia Varvara e Athines.

“Ombudsmanet e rajonit tone, nder te tjera, kane nje veēori te perbashket, pasi ne traditen demokratike te vendeve tona eshte shume e veshtire te ndash keqadministrimin nga shkelja e te drejtave te njeriut, pasi ēdo akt keqadministrimi eshte drejtperdrejt edhe shkelje e te drejtave te njeriut”, tha Ombudsmani grek, Kaminis.

Bashkebiseduesit u shprehen per nje bashkepunim te thelluar ne te ardhmen, i cili do te parashikoje shkembimin e pervojave reciproke me vizita te eksperteve perkates, te cilet do te punojne per periudha te shkurtra prane zyrave perkatese, per aktivitete te perbashketa ne kuadrin e shkembimeve dypaleshe dhe shumepaleshe dhe gjithēka tjeter qe justifikon ekzistencen e zyrave te Ombudsmanit ne rajon dhe me gjere.

Gjate kesaj vizite zyrtare, Ombudsmani grek eshte parashikuar te takohet neser, me 15 Shtator 2005, me Kryetaren e Parlamentit  zj. Jozefina Topalli, Kryetarin e Gjykates Kushtetuese z.Gjergj Sauli si dhe Kryetarin e Gjykates se Larte z. Thimjo Kondi. Diten e Enjte, date 15 Shtator 2005, ora 13:00-13:30, ne Zyren e Avokatit te Popullit do te zhvillohet edhe nje Konference per Shtyp.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit