Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 14/07/2008

  

Shqiperia dhe Protokolli Opsional per Parandalimin e Tortures

  

   

  -Tryeze e Rrumbullaket me perfaqesues te autoriteteve vendase dhe ato nderkombetare-

 

     

Sot, mė 14 Korrik 2008, nė mjediset e Hotel Tirana International, Avokati i Popullit dhe Qendra Shqiptare pėr Rehabilitimin e Traumes, me mbėshtetjen e Ambasades sė Mbretėrise sė Danimarkės, Tiranė, organizuan Tryezėn e Rrumbullakėt me temė “Shqipėria dhe Protokolli Opsional pėr Parandalimin e Torturės”.

Nė kėtė akvitetet morėn pjesė Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani, Ombudsmani i Danimarkes, z. Hans Gammeltoft Hansen, deputete, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, pėrfaqėsues nga OSBE dhe Kėshilli i Evropės si dhe nga organizata tė tjera vendase dhe tė huaja, gazetarė dhe tė pranishėm tė tjerė.

Kjo veprimtari dyditore ėshtė menduar tė ofrojė njė mundėsi konkrete diskutimi dhe shkėmbimi idesh mbi masat e mėtejshme qė duhet tė ndėrmarrė Shqipėria nė fushėn e parandalimit tė torturės dhe zbatimit nė praktikė tė OPCAT-it. Njesia per Parandalimin e Tortures funksionon tashme qe prej Janarit 2008 prane Insitucionit te Avokatit te Popullit, i cili me kete rast ka fituar edhe tagrin e Mekanizmit Kombetar per Parandalimin e Tortures.

Ne kuader te ketij aktiviteti, diten e Marte, me 15 Korrik 2008, Ombudsmani i Danimarkes do te pritet edhe nga Presidenti i Republikes, z. Bamir Topi dhe nga Kryetarja e Kuvendit, zj. Jozefina Topalli.

Nė kuadėr tė angazhimit disavjeēar nė fushėn e parandalimit tė torturės, si dhe tė Projektit mbi zbatimin efektiv tė Protokollit Opsional tė Konventės kundėr Torturės (OPCAT) nė Shqipėri, Avokati i Popullit dhe QSHRT janė angazhuar drejtpėrdrejtė pėr krijimin e Mekanizmit Kombėtar tė Parandalimit, duke i dhėnė njė rėndėsi tė veēantė rolit tė shoqėrisė civile nė kėtė proces, nėpėrmjet fuqizimit tė njohurive dhe sensibilizimit tė detyrimeve qė qeveria dhe autoritetet shtetėrore kanė ndaj instrumentave kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr pėrmirėsimin e standardeve nė sistemin penitenciar me fokus tė veēantė nė burgje, dhoma paraburgimi, spitale psikiatrike dhe ambjente te tjera te mbyllyra, ku mundesia e ushtrimit te vepres penale te tortures eshte edhe me e madhe.

Protokolli Plotėsues i Konventės kundėr Torturės (OPCAT) ėshtė njė tjetėr instrument ndėrkombėtar me rėndėsi pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut nėpėrmjet prezantimit tė standardeve ndėrkombėtare, tė paraqitura nėpėrmjet Konventės kundės Torturės (1984), e cila ka si qėllim tė krijojė njė sistem vizitash periodike tė ndėrmarra nga autoritete kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr tė parandaluar torturėn dhe ēdo formė tjetėr ēnjerėzore dhe degraduese, nėpėrmjet monitorimit tė sistemeve tė burgjeve nė Shqipėri.

Hapja e vendeve tė vuajtjes sė dėnimit ndaj mekanizmave tė jashtėm tė kontrollit, siē parashikohet nė Protokoll, ofron nė kėtė mėnyrė masa efektive pėr parandalimin e praktikave abusive dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė burgimit.

Duke marrė nė konsideratė statusin aktual tė Shqipėrisė dhe detyrimet nė kuadėr sė drejtės humanitare ndėrkombėtare, rekomandimet pėr pėrmirėsime tė sistemit penitenciar tė lėna nga CPT, nga institucioni i Avokatit tė Popullit dhe shoqėria civile, sfidė kryesore mbetet organizimi dhe funksionimi efektiv i Mekanizmit Kombėtar tė Parandalimit, krijuar mbi ndryshimet e propozuara nė Ligjin nr. 9688, datė 10.03.2008 “Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim”; nė nenet 76/1 dhe 76/2.

Kėto janė disa nga ēėshtjet qė do tė merren nė konsideratė nė punimet e kėsaj Tryeze tė Rrumbullkatėt. Rėndėsia e angazhimit tė shoqėrisė civile dhe kontributi i saj konkret do tė trajtohen gjerėsisht nė panel dhe do tė paraqiten si pėrfundime/rekomandime pėr median nėpėrmjet njė konference pėr shtyp, qe do te organizohet me date 15 Korrik 2008, ora 13:00, ne ambientet e Hotel Rogner.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit