Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 13/01/2004
   
Avokati i Popullit Ndan Dhimbjen pėr Viktimat e Tragjedisė sė 10 Janarit  
   

          Duke iu bashkuar dhimbjes mbarepopullore per tragjedine e ndodhur ne muzgun e datave 9-10 Janar 2004, Avokati i Popullit Ermir Dobjani u shpreh ngushellimet e tij me te thella familjareve te viktimave per humbjet e pazevendesueshme njerezore qe pasuan kete fillim viti familjet e tyre.

          Avokati i Popullit inkurajon veprimet e organeve te Prokurorise per t’i shkuar deri ne fund zbardhjes se ngjarjes, per te zbuluar dhe denuar personat qe krijuan ngjarjen apo qe nuk parandaluan vdekjen e 21 shtetasve dhe humbjen e disa te tjereve.

Duke mos e vene ne dyshim deshiren e te gjitha strukturave te shtetit per t’u ardhur ne ndihme viktimave ne det te hapur si dhe duke vleresuar bashkepunimin me partneret nderkombetare te strukturave perkatese, aktive ne Shqiperi, Avokati i Popullit vlereson se 8-12 mjete lundruese, te cilat qe prej tre ditesh po bejne kerkimet e viktimave te tjera, duket qarte se do te kishin qene me efektive per te shpetuar jeten e mjaft prej viktimave, nese do te ishin futur ne veprim ne nje kohe me te shpejte.

Avokati i Popullit siguron familjaret e viktimave se Institucioni i tij do te tregoje perkushtimin maksimal brenda kompetencave te njohura me ligj per te ndikuar ne mbarevajtjen e proēesit te hetimit dhe gjykimit te kesaj ēeshtjeje nga organet kompetente.

 

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit