Tiranė, mė
12/12/2005
E
Drejta e Informimit Kerkon Transparence dhe Vullnet Politik
-Avokati
i Popullit dhe USAID organizojne tryeze te rrumbullaket-
Avokati i Popullit dhe Zyra Casalts, Projekti per Shtetin e se
Drejtes, ne kuadrin e Agjensise Amerikane per Zhvillim
Nderkombetar (USAID), bashke-organizuan sot, me 12 Dhjetor 2005,
nje tryeze te rrumbullaket per diskutimin e nje projekt
rregulloreje qe synon zbatimin me sukses dhe ne menyre te
unifikuar te Ligjit pėr tė drejtėn e informimit nė Shqipėri.
Nė
takim merrnin pjesė pėrfaqėsues tė institucioneve tė ndryshme
shtetėrore qendrore dhe vendore, tė pavarura si dhe nga organet
e drejtėsisė.
Nė
Shqipėrinė tonė tė kohės sė ish komunizmit, as qė mund tė
flitej pėr gėzimin real tė tė drejtave dhe lirive themelore tė
njeriut dhe aq mė tepėr pėr tė drejtėn e shtetasve pėr tė
marre informacion pėr punėt e shtetit, tha ne fjalen e hapjes
Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani.
Por
nga viti nė vit, shteti i sė drejtės nė Shqipėri mori
zhvillim, sepse nje nga qellimet me te rendesishme te tij, eshte
garantimi i se drejtes se ēdokujt qė te kete akses ne te dhenat
e interesit publik dhe tė mbrojė te dhenat e tij personale,
vijoi Dobjani, i cili pershendeti sfiden qė ka ndėrmarre Qeveria
e re Demokratike per rritjen e transparences ne favor te
mireqeverisjes.
Zėvendėskryeministri
Ilir Rusmajli theksoi mes tė tjerave, se Qeveria shqiptare ėshtė
mjaft e interesuar pėr realizimin me transparencė tė sė drejtės
pėr informim. Eshtė vullnet i qeverisė informimi i
publikut me transparencė tė plotė, pasi vlerėsohet si mjet qė
ndihmon pėr luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit, - tha
Rusmajli, i cili shtoi se tashme asnje institucion nuk mund te
justifikohet mė pėr mungesėn e njohjes sė ligjit Pėr tė
Drejtėn e Informimit.
Zbatimi
i ligjit pėr tė drejtėn e informimit ėshtė kritik pėr
administratėn publike nė Shqipėri. Ruajtja e tė drejtės sė
qytetarit pėr tu informuar ėshtė guri i themelit pėr
qeverisje transparente dhe tė pėrgjegjshme, tha nė fjalėn e
tij, drejtuesi i Zyrės sė Demokracisė dhe Qeverisjes tė
USAID-it, Bruce Kay, programi i tė cilit ka pėr qėllim forcimin
e shtetit ligjor nė Shqipėri.
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, prezantoi pėr pjesėmarrėsit
Projekt Rregulloren e tė Drejtės sė Informimit, tė hartuar sė
bashku me USAID-in, tė cilėn ēdo institucion publik dhe shtetėror,
duhet ta zbatojė pėr ēdo qytetar.
Nė
takim u bėnė komente tė ndryshme pėr pėrmirėsimin e pikave tė
veēanta, si dhe u vu theksi nė domosdoshmėrinė pėr tė
sensibilizuar sa mė shumė qytetarėt pėr tė drejtėn qė kanė
pėr informim, si shprehje e rritjes sė kulturės qytetare dhe
demokracisė nė vend.
Projekt-rregullorja
nė fjalė do tė pėrmirėsohet dhe do tu paraqitet te gjithė
institucioneve si njė Rekomandim i Avokatit tė Popullit.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|