Ne
takimin e radhes, sot me 12 Qershor 2003, te zhvilluar prane
Institucionit te Avokatit te Popullit, perfaqesuesi i Qeverise,
Ministri i Shtetit, z. Blendi Klosi diskutoi ne takime te veēanta
me perfaqesuesit e shoqatave, respektivisht, zoterinjte Kurt Kola,
Eqerem Kavaja, Adem Allēi dhe Besim Ndregjoni. I pranishem ne
bisedime ishte edhe Drejtori i Institutit te Integrimit te ish te
Perndjekurve Politike, z. Simon Miraka.
Duke
iu referuar kerkeses se Kryeministrit Nano, per interpretim nga
ana e Gjykates Kushtetuese te pajtueshmerise se nenit 44 te
Kushtetutes me nenin 57 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise,
Z. Klosi tha se kjo kerkese u be pas sugjerimit te disa
perfaqesuesve te shoqatave, dhe qe ne kete menyre te gjendet nje
baze juridike e qarte per nje zgjidhje afatgjate, me qellim qe te
mos atakohej me vone nga asnje qeveri tjeter pasardhese.
Ministri
Klosi kerkoi qe shoqatat te dergojne ekspertet e tyre prane
grupeve te punes, te ngritura me urdher te Kryeministrit, qe po
merren me modalitetet paraprake per trajtimin e kerkesave te te
vuajturve nen sundimin e shtetit komunist.
Perfaqesuesit
e Shoqatave te ish te Perndjekurve Politike shprehen rezervat e
tyre lidhur me kerkesen e Kryeministrit dhe kohen qe do te
kerkojne keto procedura. Nderkaq, ne pritje edhe te zhvillimeve te
metejshme, jo te gjithe u shprehen te gatshem per te derguar prane
grupeve te punes, edhe ekspertet e tyre.