Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 12/05/2004

  

NJOFTIM SHTYPI

- Avokati i Popullit merr pjese ne Seminarin e Bashke-organizuar nga Asambleja e Madhe e Turqise dhe Zyra e Komisionerit per te Drejtat e Njeriut, prane Keshillit te Evropes -

 

Ne datat 9 dhe 10 Maj 2004, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, mori pjese ne Seminarin e bashke-organizuar nga Zyra e Komisionerit per te Drejtat e Njeriut prane Keshillit te Evropes dhe Parlamenti turk (Asambleja e Madhe e Turqise), me teme “Roli i Ombudsmanit ne nje shoqeri te bazuar ne shtetin e se drejtes”.

Ne seminar moren pjese nje numer i madh deputetesh te Parlamentit turk me ne krye Kryetarin e Asamblese se Madhe te Turqise, z. Bulent Arinē, Komisioneri i te Drejtave te Njeriut prane Keshillit te Evropes, z. Alvaro Gil Robles, Ombudsmani i Bashkimit Evropian, Nikiforos Diamandouros si dhe mjaft Ombudsmane dhe eksperte nga shtete te ndryshme te Evropes si dhe perfaqesues te Shoqerise Civile turke.

Gjate dy diteve te seminarit, pjesemarresit diskutuan per rendesine e ngritjes se Institucionit te Ombudsmanit ne Turqi dhe rreth nje projektligji te pergatitur me pare nga autoritetet turke. Diskutimet pasuruan audiencen me ide te ndryshme, nga pervojat e zyrave perkatese, ne menyre qe projekti perfundimtar te arrije qellimin per ngritjen e nje institucioni, qe do te garantoje edhe me mire mbrojtjen e te drejtave te njeriut per popullsine e shtetit turk.

Aktiviteti ne fjale eshte ne vazhden e aktiviteteve qe Keshilli i Evropes organizon per promovimin e Institucionit te Ombudsmanit, si nje nder kushtet qe vendet aspirante per ne Bashkimin Evropian duhet te plotesojne, natyrisht duke e bere kete institucion mirefunksionues ne vendet perkatese.

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit