Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 12/04/2006

  

Autonomia e Pushtetit Vendor Realizohet Permes Transferimit te Kompetencave

 

    

-Avokati i Popullit takohet me delegacionin e Keshillit te Evropes-

   

  

 

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani priti sot, me 12 Prill 2006, ne zyren e tij, delegacionin e Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, te perbere nga z. Guido Rhodio, Jean Clauid Van Cauwenberghe, zj. Antonela-Maria Cagnolati dhe perfaqesues te Keshillit te Evropes ne Shqiperi.

 

Qellimi i takimit ishte marrja e opinioneve te Avokatit te Popullit per hartimin e raportit monitorues ne lidhje me zhvillimin e demokracise lokale dhe rajonale ne Shqiperi, raport qe pritet te behet publik ne Nentor te vitit 2006.

 

“Problemi i autonomise vendore ne Shqiperi lidhet me faktin se nuk jane respektuar afatet per realizimin e detyrimeve ligjore qe parashikon Ligji perkates, miratuar ne vitin 2000. Transferimi i kompetencave drejt komunave dhe bashkive duhej te kish perfunduar qysh ne vitin 2003”, deklaroi Avokati i Popullit, z.Dobjani.

 

Pjestaret e delegacionit kerkuan te njiheshin me mire me ēeshtje konkrete, duke iu referuar ketu kompetencave te Keshillit te Rregullimit te Territorit, rolit te Policise Ndertimore, funksionimit te Keshillit te Qarkut dhe Institucionit te Prefektit.

 

“Avokati i Popullit nuk nderhyn ne raste te konfliktit te kompetencave, por ne rastet kur shkelen te drejtat e njeriut si ne nivel individual, ashtu edhe ne nivel komunitar”, u shpreh Avokati i Popullit.

 

Anetaret e delegacionit kerkuan te njiheshin mė tej me kufijte ligjore te kompetencave te Avokatit te Popullit si dhe me mundesine e ketij te fundit per te nderhyre prane Qeverise per te mundesuar nxjerrjen e akteve nenligjore dhe ligjore per nje transferim sa me real dhe praktik te kompetencave drejt pushtetit vendor.

 

“I kam shprehur dhe do t’i shpreh zyrtarisht mendimet e mia permes rekomandimeve te ndryshme, gjate punes se perditshme te Avokatit te Popullit, bazuar ne ligjin tone organik dhe Kushtetuten e vendit”, deklaroi z. Dobjani, duke i siguruar bashkebiseduesit per bashkepunim te metejshem ne te mire te forcimit te standarteve te demokracise ne vend.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit