Tiranė,
mė 12/02/2004
Avokati i Popullit referon
konkluzionet mbi tarifat e reja te KESH
-
Fjala e Avokatit tė Popullit nė Konferencėn e Shtypit -
Siē jeni nė dijeni, nė zbatim tė detyrave tė vėna nga
neni 60 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe neni
55 i ligit nr.9135 datė 11.09.2003 Pėr mbrojtjen e konsumatorėve
pas ankesave masive, Avokati i Popullit ka ndėrmarrė njė proēes
hetimi nė lidhje me tarifat e caktuara me vendimin nr.22 datė
30.12.2003 tė Entit Rregullator tė Energjisė (ERE).
Bordi
prej 5 komisionerėve tė ERE ėshtė organ i cili zgjidhet nga
Kuvendi i Shqipėrisė pėr njė afat 5-vjeēar. Siē ėshtė ndėrtuar
ligji pėrkatės ky Bord nuk varet nga Qeveria.
Sipas
pikės 2.b tė nenit 8 tė ligjit nr.9072 datė 22.05.2003 Pėr
sektorin e energjisė elektrike ERE-ja pėrcakton dhe rregullon
tarifat e shitjes me shumicė dhe me pakicė, afatet dhe kushtet e
shėrbimit tė energjisė elektrike, tė propozuara nga i liēensuari
ose i rishikon ato nė pėrputhje me rrethanat. Gjithashtu ky
Ent ka pėr detyra tė mbrojė edhe interesat e konsumatorėve tė
energjisė elektrike pėr tarifat, kushtet e shėrbimeve si cilėsia,
efiēenca, siguria e furnizimit etj.
Me
vendimin nr.22 datė 30.12.2003 ERE ka caktuar ēmimet dhe tarifat
e shitjes me pakicė tė energjisė elektrike pėr vitin 2004.
Sipas kėtij vendimi ēmimi pėr konsumatorėt familjarė deri nė
220 kvh nga 4.10 lekė ėshtė bėrė 4.50 lekė, ose 9.8% rritje
dhe mbi220 kwh nga 8.80 lekė ėshtė bėrė 8.90 lekė ose 1.1%
rritje nė krahasim me ēmimet e zbatuar deri nė 31 dhjetor 2003.
Duke
qenė se ky proēes kėrkon njohuri tė posaēme, nė pėrputhje
me tė drejtėn qė kemi nė bazė tė ligjit nr.8454 datė
04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit, ne caktuam njė grup
prej 4 ekspertėsh tė pėrbėrė nga akademikė dhe profesorė (inxhinierė
dhe ekonomistė) nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Tiranės,
pėr tė na ndihmuar me mendimin e tyre nėse ky proēes i rritjes
sė tarifave tė energjisė elektrike ishte i justifikuar dhe i
bazuar nga pikėpamja teknike dhe ekonomike.
Nga
shqyrtimi i dokumentacionit ligjor pėrkatės, si dhe duke patur
parasysh mendimin e ekspertėve konstatohet se:
1.
Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr.647 dat1 11.09.2003 ėshtė
miratuar plani i veprimeve pėr zbatimin e strategjisė kombėtare
tė energjisė pėr periudhėn 2003-2005. Nė kreun 3.3 tė
titulluar Masat qeveritare, nė pikėn 1-Rritje progresive e tarifės
sė elektricitetit caktohet:
-
viti 2003: +5% pėr konsumatorėt jo familjar dhe +10% pėr
konsumatorėt familjar kundrejt 2002.
- vitit 2004: +5% pėr
konsumatorėt jo familjarė dhe +10% pėr konsumatorėt familjarė
kundrejt 2003, si dhe pėr vitin 2005 e njėjta rritje kundrejt
2004.
Po tė krahasosh kėtė
detyrė plan me vendimin nr.22 datė 30.12.2003 tė ERE del sikur
ky Ent ka zbatuar nė mėnyrė rigoroze planin, duke e rritur ēmimin
nga 4.10 nė 4.50 lekė ose 9.8% pėr kufirin deri 220 kwh dhe nga
8.80 lekė nė 8.90 lekė ose 1.1% mbi 220 kwh. Nė fakt ky
vendim i ERE ka bėrė njė ndryshim tjetėr tė rėndėsishėm nė
Tabelėn e tarifave (ēmimit) tė energjisė pėr vitin 2004 sepse
pėr familjarėt ka ulur kufirin nga 300 kwh nė 220 kwh.
Duke bėrė llogaritė
pėrkatėse 80 kwh x (8.9-4.1= 4.8) lekė = 384 lekė del se vetėm
nga ky ndryshim ēmimi i energjisė pėr konsumatorin qė harxhon
deri 300 kwh, rritet me 384 lekė.
Duke
bėrė llogaritė e mėposhtme del se:
Ndryshimet
e pagesės sė konsumatorėve familjarė pėr kufirin
deri
nė 300 kwh nė muaj janė:
Deri
mė datėn 31.12.20003 pagesa ka qenė si mė poshtė:
Deri
nė 300 kwh nė muaj, ēdo kwh kushtonte 4.10 kwh pa TVSH.
300
x 4.10 = 1230 lekė pa TVSH. Me gjithė TVSH 300 x 4.10 x 1.20 =
1476 lekė.
Pra
deri mė 31.12.2003 njė konsumator familjar pėr 300 kwh paguante
gjithėsej nė muaj 1476 lekė ose pėr 1 kwh tė konsumuar
paguante 4.92 lekė/kwh.
Sipas Vendimit tė Entit Rregullator tė Energjisė nr.22
datė 30.12.2003 pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike pėr
konsumatorėt familjarė ėshtė caktuar qė:
a)
Tė ulet kufiri nga 300 kwh nė muaj nė 220 kwh nė muaj.
b)
Ēmimi i energjisė deri nė 220 kwh/muaj rritet me 9,8%
dhe bėhet 4.50 lekė/kwh.
c)
Mbi 220 kwh nė muaj ēmimi i energjisė rritet 1.1% dhe bėhet
8.90 lekė/kwh.
Pra sipas Vendimit tė
ERE-sė, njė konsumator familjar pėr 300 kwh nė muaj nga 1
janari 2004 do tė duhet tė paguajė:
220
x 4.50 = 990 lekė + 80 x 8.90 = 712 lekė
Pra
300 kwh pa TVSH kushtojnė gjithėsej 1702 lekė/muaj.
Me
gjithė TVSH = 1.20 x 1702 = 2042 lekė/muaj ose 566 lekė mė
shumė sepse 2004 1476 = 566 lekė. E shprehur nė pėrqindje:
2042 1476 = 566
=0,3847 »38%
mė shumė
1476 1476
Pra
pėr kufirin e 300 kwh nė muaj, pas 1 janarit 2004 njė kwh do tė
kushtojė:
2042 = 6.81 lekė/kwh sė bashku me TVSH
300
ose:
6.81 = 1,384 »
38% mė shumė
4.92
Kėshtu
qė del se ERE nė kundėrshtim me planin e veprimeve pėr
zbatimin e strategjisė kombėtare tė energjisė pėr periudhėn
2003-2005, tė miratuar me VKM nr.647 datė 11.09.2003, e ka
rritur ēmimin e energjisė elektrike jo 10%, por 38%.
Nė fakt ERE duhet tė miratonte njė rritje ēmimi nė
total vetėm prej 10% ose 123 lekė pa TVSH ose 146.60 lekė me
TVSH, nė njė kohė qė vetėm rritja e ēmimit qė rrjedh nga
ulja e Tavanit nga 300 kwh nė 220 kwh sjell njė rritje prej 384
lekėsh pa TVSH.
2. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.838 datė
26.11.2003 nė pikat 1 dhe 2 tė tij ka caktuar kompensimin e
rritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike 191.500 familje qė pėrfitojnė
nga programet e mbrojtjes shoqėrore nė njė vlerė tė pėrgjithshme
prej 253.000.000 lekė (253 milion lekė). Vendimi nuk e shpreh
por kjo shumė ėshtė pėr vitin 2004.
Duke bėrė llogaritjet pėrkatėse del se efektet e
kompensimit sipas VKM nr.838 datė 26.11.2003 janė:
253.000.000
lekė pjestuar me 191.500 familje = 1321.1488 lekė pjestuar pėr
12 muaj = 110 lekė nė muaj pėr 1 familje.
Pas 1 janarit 2004 rritja mujore e ēmimit deri nė 300 kwh
pėr 1 familje ėshtė 566 lekė. Duke zbritur 110 lekė kompensim
del se rritja mujore zbret nė 456 lekė. Kjo pagesė ose 456 lekė
paraqet »
30% rritje tė ēmimit pėr familjet qė kompensohen.
Duhet tė kemi parasysh se sipas Korporatės
Elektroenergjetike klientė (familje) qė konsumojnė deri 300 kwh
nė muaj janė rreth 800 mijė??? Pra del se kompensimi jo vetėm
qė ėshtė i pamjaftueshėm e i pa mbuluar me shumėn prej 456
lekė, por edhe sepse mbulon vetėm rreth 25% tė familjeve qė
preken nga rritja e ēmimit tė energjisė elektrike pas 1 janarit
2004.
3. Nga studimi i ligjit nr.9072 datė 22.05.2003 Pėr
sektorin e energjisė elektrike del se nė nenin 29 me titull
Periudha e tranzicionit pėr rritjen e tarifave thuhet se
Pėr tė zbutur ndikimet sociale tė rritjes sė tarifave pėr
klientėt familjarė, ERE-ja mund tė vendosė njė periudhė
tranzicioni jo mė shumė se katėr vjet, pėr tė lėvizur me
rritje vjetore drejt tarifave tė pėrcaktuara pėr tė mbuluar
kostot e tė liēensuarit dhe pėr tė siguruar energji elektrike,
sipas dispozitave tė kėtij ligji.
Ne mendojmė se ERE-ja duhet tė
zbatonte nenin 29 tė ligjit si mė lart. Duke patur parasysh se
KESH sh.a. ka akoma rreth 140.000 konsumatorė pa matėsa elektrikė,
tė cilat pretendon se do ti vendosė pėrfundimisht deri nė
fund tė vititi 2004, se shėrbimi nė cilėsi (voltazh mė i ulėt
ose mė i lartė se 220 wolt), dhe nė sasi (ka ndėrprerje pėr
mungesė energjie me orė tė tėra) lė shumė pėr tė dėshėruar,
tė mos bėnte rritje ēmimesh kaq tė mėdha, por ti vinte
detyrė Kesh-it qė mė parė tė plotėsonte detyrimet e mėsipėrme
para konsumatorėve.
Nė kėto kushte, nė bazė tė kopetencave tona
kushtetuese ne i kemi rekomanduar
ERE tė rishikojė
tarifat e shitjes tė miratuara me vendimin e tij nr.22 datė
30.12.2003, pėr ti ulur dhe caktuar ato nė pėrputhje me
planin e veprimeve pėr zbatimin e strategjisė kombėtare tė
energjisė elektrike pėr periudhėn 2003-2005, miratuar me VKM
nr.647 datė 11.09.2003.
Ky rekomandim gjithashtu sot i ėshtė dėrguar pėr dijeni
kryeministrit zotit Fatos Nano dhe kryetarit tė Kuvendit, zotit
Servet Pėllumbi.
Ju faleminderit
|