Tiranė, mė
12/01/2006
Toleranca
Ndaj Tjetrit Fillon nga Intoleranca ndaj Vetes
Lidhur
me ngjarjen e dites se Marte, date 10 Janar 2006, kur rreth ores
15:30, ne vendin e quajtur Kodra e Zef Janes, komuna Bushat
e Rrethit te Shkodres, eshte shenuar incidenti i rende i dhunimit
te nje simboli fetar, dhe konkretisht i nje kryqi, te vendosur
atje pa leje, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani shpreh
vleresimin e tij si me poshte:
Ngjarja
ne fjale eshte nje veprim provokativ, rezultat i prirjes per ti
zgjidhur mosmarreveshjet e kesaj natyre me vetegjyqesi, me pasoje
risku eventual prishjen e klimes se tolerances fetare ne vend.
Pasojat e ketij akti te denueshem behen me te renda po te marrim
parasysh faktin se incidente te tilla qe komprometojne harmonine
fetare ne vendin tone po shenojne perseritje te kohepaskohshme.
Avokati
i Popullit ka ndjekur me vemendje njoftimet e paraqitura nga media
lidhur me impaktin negativ qe po krijojne ne komunitetet fetare te
ndryshme, ndertimi i objekteve te kultit, si kryqet, teqete,
xhamite, varrezat, si vende te shenjta etj, vend e pa vend, me ose
pa leje. Keto jane sulme ndaj shendetit dhe interesit publik ne
teresi, te garantuara si nga Kushtetuta e vendit, ashtu edhe nga
Kartat dhe Konventat nderkombetare per te drejtat e njeriut ne
teresi dhe per lirine fetare ne veēanti.
Jo
shume dite me pare, Avokati i Popullit ka vene ne dijeni
Kryeministrin e Shqiperise lidhur me nje Rekomandim te tij
drejtuar Ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit si dhe Kryetarit te Komitetit Shteteror te
Kulteve, ku parashtrohet kerkesa per nxjerrjen
e nje ligji te ri ose plotesimin e atij ekzistues per
dhenien e lejeve te ndertimit per objektet fetare.
Ne
kemi shprehur mendimin se procedura e dhenies se lejes per
ndertime te tilla, dokumentacioni qe duhet te plotesohet si dhe
organi qe duhet te jete kompetent per miratimin e lejes se
ndertimit, duhet ti pershtaten nje rregulli specifik ligjor,
dhe konkretisht kemi propozuar plotesimin e Ligjit Per
Urbanistiken, duke parashikuar qe KRTRSH-ja te jete organi i
vetem qe duhet te miratoje vendimin per dhenien e lejes se
ndertimit per objekte kulti, pasi te kete marre edhe mendimin e
Komitetit Shteteror te Kulteve.
Kete
kufizim te te drejtave te organeve te pushtetit vendor, por edhe
te komuniteteve fetare, Avokati i Popullit e argumenton duke u
bazuar ne nenin 17 te Kushtetutes, pika 1 e te cilit justifikon
kufizime te tilla me ligj per nje interes publik ose mbrojtjen
e te drejtave te te tjereve
ne perpjestim me gjendjen qe e ka
diktuar kete kufizim.
Avokati
i Popullit terheq vemendjen se veprimet arbitrare nuk mund te
zgjidhen me kunderveprime po arbitrare. Pra, kunderligjshmeria nuk
mund te luftohet permes kunderligjshmerise apo me veprime
vetegjyqesie.
Avokati
i Popullit eshte i ndjeshem ndaj aktit te rrezimit te Kryqit, po
aq sa eshte dhe ka qene i ndjeshem edhe ndaj aktit te dhunimit te
Xhamise se Tabakeve ne ditet e para te vitit. Per kete arsye u
kerkon organeve te policise dhe prokurorise te zbardhin ngjarjet
dhe te vene para pergjegjesise autoret dhe ideatoret e ketyre
akteve te denueshme penalisht. Ne kushtet kur solidariteti
brendafetar perben nje norme te respektueshme te besimit, shteti
duhet te konsideroje kete fakt per te ballafaquar dhe parandaluar
pasojat reale qe mund te sjellin akte te tilla per te sotmen dhe
te ardhmen e vendit dhe te qytetareve te tij. Avokati i Popullit
bashkohet me deklaratat e drejtuesve fetare se besimi ruhet ne
shpirt e ne ndergjegje dhe shfaqet brenda institucioneve dhe
ndertesave te kulteve. Por shteti shqiptar dhe Administrata
Publike nuk duhet te qendrojne indiferente.
Prandaj,
Policia Ndertimore duhet te zbatoje pa hezitim ligjin dhe te
prishe ēdo simbol fetar te ngritur pa leje, qofte ne Shkoder,
Sarande, Elbasan apo gjetke. Per kete Avokati i Popullit i
rekomandon edhe drejtuesve fetare te bashkepunojne me Policine
Ndertimore per prishjen e ēdo simboli fetar te ngritur pa leje.
Avokati
i Popullit i ka derguar, qe me daten 9 Dhjetor 2005, Qeverise nje
rekomandim te perseritur prej kater vjetesh, permes te cilit e
konsideron te papranueshem faktin qe pas shtate vitesh nga
miratimi i Kushtetutes, dhe gjashte vitesh nga krijimi i Komitetit
Shteteror te Kulteve, ende rezultojne te palidhura marreveshjet
midis shtetit dhe bashkesive fetare, sikunder ato parashikohen
sipas nenit 10, pika 5 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
Avokati
i Popullit nuk ka munguar te trajtoje ankesa qe lidhen me
respektimin e lirise se shprehjes dhe te besimit privatisht dhe
publikisht,
dhe
ne ēdo rast ka mundur te arrije zgjidhje me mirekuptim te ketyre
rasteve, te bera keto publike jo si qellim ne vetvete, por per te
krijuar shembullin pozitiv te trajtimit te tyre konform ligjit dhe
ne frymen e kartave nderkombetare.
Me
kete rast, Avokati i Popullit shpreh gadishmerine e tij per te
dhene kontributin modest per marreveshjet e panenshkruara deri
tani mes bashkesive fetare dhe shtetit, duke nenvizuar nderkohe
edhe nevojen e zgjidhjes se problemit te pronave te te gjitha
bashkesive fetare ne vend, konform dispozitave kushtetuese.
Avokati
Popullit shpreh mirenjohjen e tij per besimtaret e thjeshte
e te devotshem shqiptare, por edhe drejtuesit perkates fetare, te
cilet udhehiqen ne jeten e tyre nga parimi qe buron nga vete
filozofia e besimit se toleranca ndaj tjetrit fillon nga
intoleranca ndaj vetvetes.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|