Njoftim pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 10/12/2009

  

AVOKATIT TĖ POPULLIT I JEPET URDHĖRI “NĖNĖ TEREZA” ME RASTIN E 10-VJETORIT TĖ KRIJIMIT TE TIJ

   

  

- Konferencė Ndėrkombėtare nėn kujdesin e Presidentit tė Republikės -

  

         

                

Sot, me 10 Dhjetor 2009, nen kujdesin e Presidentit te Republikes, Z. Bamir Topi, Institucioni i Avokati i Popullit organizoi Konferencen Nderkombetare me teme “Te Drejtat e Njeriut, Mireqeverisja dhe Performanca e Ombudsmanit”.

Kjo konference u organizua me rastin e 10 vjetorit te krijimit te ketij Institucioni ne vendin tone, i cili perkon edhe me 61 vjetorin e Deklarates Universale te Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut miratuar nga OKB mė 10 dhjetor 1948.

Krahas Avokatit te Popullit, z. Ermir Dobjani, ne kete aktivitet moren pjese personalitete te larta nga vendi dhe bota, si Presidenti i Republikes, Z. Bamir Topi, Nenkryetari i Kuvendit, z.Ardian Turku, Ministri i Shtetit, z.Genc Pollo, perfaqesues te larte nga Gjyqesori, Prokuroria, ambasadore si dhe rreth 20 Ombudsmane nga bota.

Me rastin e ketij pervjetori, Presidenti i Republikes, duke vleresuar profesionalizmin, pavaresine dhe paanshmerine e Avokatit te Popullit nder vite, i akordoi ketij Institucioni Urdherin “Nene Tereza”.

Qysh ne fillim te fjales se tij, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani solli ne kujtesen e te pranishmeve vitin 1999, kur Kuvendi i Shqipėrisė aprovoi ligjin pėr Avokatin e Popullit.

Ne fjalen e tij, z. Dobjani theksoi edhe nje here parimet ku bazohet veprimtaria e ketij Institucioni, qe janė paanėsia politike, konfidencialiteti, profesionalizmi dhe pavarėsia nga tre pushtetet, parime tė cilat janė zbatuar gjatė ushtrimit tė veprimtarisė tonė nė mbrojtje tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, pėrfshirė edhe qeverisjen e mirė.

“Thelbi i filozofisė sė funksionimit tė Avokatit tė Popullit nė Shqipėri eshte se ky institucion nuk ka qenė, nuk ėshtė dhe nuk do tė jetė asnjėherė Opozitė kundėr Qeverisė, pavarėsisht se cilat forca politike do tė kenė pushtetin, por do tė jetė gjithmonė njė Oponencė pėr Mirėqeverisje”, tha ne fjalen e tij Dobjani, duke shtuar se “pėr kėtė filozofi jemi mirėkuptuar nga tė gjithė palėt qė bėjnė politikėn nė Shqipėri dhe gjej rastin qė pėr kėtė mirėkuptim t’i falenderoj publikisht nė emėr tė institucionit”.

Institucioni i Avokati i Popullit vjen nė 10-vjetorin e krijimit tė tij me njė status tė trefishtė: si Zyre Ombudsmani, si Institucion Kombetar per Promovimin dhe Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe si Mekanizem Kombetar per Parandalimin e Tortures.

Ne kete aktivitet folen edhe Presidenti i Republikes, z. Bamir Topi, Nenkryetari i Kuvendit, z. Ardian Turku, Ministri i Shtetit, z. Genc Pollo, Ambasadori Amerikan, John Withers II, Kreu i Prezences se OSBE-se, Ambasadori Bosch si dhe te ftuar te tjere nga vendi dhe bota. Paneli i pasdites iu kushtua kontributit te OJF-ve me te spikatura ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.

Krahas fjaleve dhe kontributeve te te pranishmeve, ne Konference u paraqiten edhe prodhime te reja te Zyres se Avokatit te Popullit, nje dokumentar i posaēem me rastin e 10-vjetorit, botimi ne anglisht i librit te z. Dobjani “Mos hezito te trokasesh ne deren e Avokatit te Popullit” si dhe nje broshure tjeter ne shqip dhe anglisht, qe pasqyron veprimtarine dhe menyren e funksionimit te ketij Institucioni qe nga koha e krijimit te tij 10 vjet me pare.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit