Tiranė, mė
10/02/2006
Ligji Ndėrkombėtar
Ka
Pėrparėsi
mbi Ligjin
Vendas
Avokati
i Popullit, z. Ermir Dobjani, u njoh permes medias me Vendimin e
Gjykates se Kasacionit te Greqise, e cila la ne fuqi vendimin e
Gjykates se Selanikut, qe nuk i njohu te drejten mbi pronen nje
shtetasi grek me origjine shqiptare (ēam), i cili dispononte nje
pasuri te patundshme, banese ne rrugen Grigori Palama te
Selanikut, blere ne vitin 1930.
Avokati
i Popullit e ben kete deklarate duke u bazuar ne ankesat e
shtetasve shqiptarė, pėrfshirė dhe ēamėt tė depozituara prej
vitesh ne zyren e tij, duke patur parasysh Deklaraten Universale
te te Drejtave te Njeriut te OKB-se, neni 17 E drejta e
prones, sipas te cilit Ēdo person, qofte veē e veē, qofte
kolektivisht, ka te drejten e prones (Pika1); si dhe Askush
nuk mund te privohet arbitrarisht nga prona(Pika2); Protokollin
Nr.1 te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut
dhe Lirive Themelore, Neni 1 Ēdo person fizik apo juridik ka
te drejten per respektimin e pasurise se tij; duke patur
parasysh Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, neni 15, pika 1,
sipas se ciles Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane
te pandashme, te patjetersueshme e te padhunueshme dhe qendrojne
ne themel te te gjithe rendit juridik, apo pika 2 Organet e
pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre, duhet te
respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut si dhe te
kontribuojne ne realizimin e tyre.
Avokati
i Popullit shpreh mospajtimin e tij me vendimin e Gjykates se
Larte ne Greqi, per refuzimin e te drejtes se prones shtetasit
grek me origjine shqiptare dhe aq me teper me cilesimin e padise
se tij te ligjshme si abuzive.
Duke
patur parasysh se ky vendim gjyqsor do te perbeje precedentin per
te mohuar kerkesat e shqiptarėve e nė veēanti tė popullsise ēame,
e cila kerkon njohjen dhe gezimin real te pronave te tyre, per te
cilat kane dokumente origjinale dhe te ligjshme, ēdo justifikim
se keta persona kane mbi 20 vjet qe nuk jane interesuar per
pronen e tyre eshte fals dhe spekulativ. Te pakten, prej 15
vjetesh, qekurse ēamet, si pjesa tjeter e popullit shqiptar,
fituan te drejten e levizjes se lire jashte shtetit, ata nuk kane
reshtur se kerkuari kthimin e tyre ne vendlindje (Ēameri), kanė
kėrkuar shtetesine greke, te hequr me dhune si dhe gezimin e
pronave te trasheguara brez pas brezi.
I
gjithe opinioni publik shqiptar e di mire se ēamėt, sikurse tė
gjithė shqiptarėt e tjerė ndeshin vėshtirėsi pa fund pėr
viza dhe pėr tė ngritur padi civile pėr tė kėrkuar tė
drejtat e tyre nė Greqi. Dhe janė kėto vėshtirėsi qė bėjnė
tė mundur qė drejtėsia greke tė shprehet pėr parashkrim tė tė
drejtave pėr mungesė interesimi. Kėto janė arsyet pse
shqiptarėt (ēamėt) nuk kanė mundur tė plotėsojnė procedurat
per ngritjen e ēeshtjeve prane Gjykates se te Drejtave te Njeriut
ne Strasburg.
Avokati
i Popullit ka konstatuar se Shoqata Ēameria nuk ka ndjekur rrugėn
mė tė mirė tė mundshme, duke e drejtuar strategjine e saj
drejt zgjidhjes diplomatike te ēeshtjes, qe eshte atribut i
qeverive, ne nje kohe qe duhet te materializonte dhe fuqizonte
zgjidhjet juridike me ane te proceseve gjyqsore individuale,
sidomos duke pajtuar avokate nderkombetare.
Avokati
i Popullit e njeh dhe vlerėson mjaft pozitivisht Traktatin e
Miqesise dhe Bashkepunimit te vitit 1996 midis Republikes se
Shqiperise dhe Greqise, dhe beson se ai do tė respektohet. Pėr
hir tė sė vėrtetės, deri tani, ky Traktat nuk e ka zgjidhur ēeshtjen
ēame dhe tė pronave tė shqiptarėve tė tjerė nė Greqi.
Perkundrazi, edhe tani pas rreth 10 vjetesh, grupet e punes
te ngarkuara per kete ēeshtje, jane inekzistente. Veprimtaria e
tyre ka qene dhe eshte ne terr informativ dhe mungese
transparence, qe opinioni publik, shoqeria civile dhe te
interesuarit nuk dine ēfare, kur dhe si eshte diskutuar per keto
ēeshtje.
Ndersa
thuhet qe ligji grek i luftes i vitit 1940 me shtetet armike
eshte hequr, juridikisht ai vepron, pasi permendet hapur nė vitin
2006 nga Gjykatat greke si baze per dhenien e vendimeve gjyqsore
ne fjale.
Avokati
i Popullit u sugjeron autoriteteve shqiptare te vene sa me shpejt
ne veprim te drejten e parashikuar nga neni 33 i Konventes
Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore, qe thote:
Ēdo pale e larte kontraktuese mund ti drejtohet Gjykates,
per ēdo shkelje te dispozitave te Konventes e te protokolleve te
saj, per te cilat mendon se ka faj nje pale e larte
kontraktuese.
Me
kete rast ai kujton se ligjet ndėrkombėtare kanė gjithmonė pėrparėsi
mbi ato vendase.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|