Tiranė, mė 9/12/2003
Mbrojtja e tė drejtave
tė konsumatorėve, njė nga prioritetet e sotme tė shoqėrisė
shqiptare
-
Avokati
i Popullit Ermir Dobjani, takon Drejtorin e Pėrgjithshėm tė
KESH-it, z. Andis Harasani -
Ditėn
e Martė, mė 9 Dhjetor 2003, Avokati i Popullit Ermir Dobjani dhe
Drejtori i Zyrės pėr Mbrojten e Qytetarėve, Kreshnik Spahiu
zhvilluan nė zyrat e Korporatės Elektroenergjitike, njė takim
pune me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė KESH-it, z. Andis Harasani.
Qėllimi
i kėtij takimi ėshtė njohja me strategjinė e kėsaj korporate
lidhur me rritjen e tarifave tė ēmimeve tė energjisė elektrike
pėr konsumatorėt.
Vendimi
i KESH-it pėr rritjen e ēmimit tė energjisė nė masėn rreth
10 pėrqind, duke filluar nga 1 Janari 2004, u arsyetua nga
Drejtori Harasani si pjesė e strategjisė pėr tė reduktuar
deficitin e Korporatės nga humbjet nė rrjet dhe mosarkėtimet e
energjisė sė konsumuar.
Pas
shpjegimeve nga ana e specialistėve tė KESH-it, Avokati i
Popullit vlerėsoi vullnetin e drejtuesve tė kėsaj Korporate pėr
tė qenė transparent, sikundėr theksoi se ajo qė i intereson
Institucionit tė Avokatit tė Popullit ėshtė mbrojtja e tė
drejtave tė konsumatorėve jo vetėm nga efektet negative tė kėsaj
rritjeje, por edhe nga procedurat e parregullta qė janė vėnė
re nė rastin e rritjes sė tarifave telefonike nga enti tjetėr,
Albtelekom.
Avokati
i Popullit, z. Ermir Dobjani kėrkoi mirėkuptimin e drejtuesve tė
KESH lidhur me idenė e tij pėr mundėsimin e njė oponence
profesionale nga institucione tė ndryshme akademike shqiptare,
investimi i tė cilave do tė nxitet edhe pėrmes donacioneve tė
ndryshme, pėr tė thėnė fjalėn e tyre edhe pėr shumė
politika tė tjera ekonomike, qė ndikojnė drejtpėrdrejtė nė
cilėsinė e shėrbimeve publike, e pėr pasojė edhe nė cilėsinė
e jetės sė qytetarėve shqiptare.
Nė
tė njejtėn linjė u shpreh edhe Drejtori i Zyrės pėr Mbrojtjen
e Qytetarėve, z. Kreshnik Spahiu, i cili, sikurse edhe z. Dobjani
vlerėsoi procedurėn e ndjekur nga Drejtori Harasani pėr
respektimin e fjalės sė fundit pėr problemin nė fjalė, nga
Enti Rregullator i Energjisė, si i vetmi autoritet pėr miratimin
e ēmimeve.
Pas
takimit u zhvillua njė konferencė shtypi me pėrfaqėsues tė
medias sė shkruar dhe elektronike, ku bashkėbiseduesit u shprehėn
publikisht pėr fazat e strategjisė sė rritjes sė tarifave si
dhe pėr tė drejtėn e dy zyrave pėrkatėse nė angazhimin e
tyre nė mbrojtje tė konsumatorėve.
Takimi
me pėrfaqėsuesit e KESH-it ėshtė nė vazhdėn e angazhimit tė
Avokatit tė Popullit pėr lehtėsimin e problemeve sociale qė
shkakton shtrenjtėsimi i shėrbimeve bazė, qė shteti u ofron
qytetarėve, nė kushtet e njė situate monopoliste nė favor tė
tij.
Avokati
i Popullit vlerėson se shėrbimet bazė si ato tė
elektroenergjisė, ujėsjellėsit dhe telekomunikimit pėrbėjnė
shanset e pakta pėr njė shtet qė do tė dėshmonin dimensionin
social tė tij nė raport me qytetarėt.
Zėdhėnėsi
i Avokatit tė Popullit
|