Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 09/11/2005

  

Presim Qeverisje te Ligjit, jo te Njerezve

 

    

- Avokati i Popullit takon grupin e vleresimit per Demokracine dhe

Qeverisjen prane USAID-it -

   

  

 

           Sot, me 9 Tetor 2005, Avokati i Popullit priti grupin e vleresimit per Demokraci dhe Qeverisje prane USAID-it (Misionit te Ndihmes se Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi), te perbere nga z. Charles Costello, Eric Bjornlund dhe William Schoux, me kerkese te ketyre te fundit.

Grupi i vleresimit per sektorin e Demokracise dhe Qeverisjes prane USAID-it u interesua per veprimtarine e Avokatit te Popullit, per problematiken e rasteve dhe qendrimin e qeverise dhe institucioneve te tjera te shtetit ndaj rekomandimeve te Avokatit te Popullit.

“Une kam marre sigurine nga Kryeministri se do te mbeshtetem ne veprimtarine e institucionit te Avokatit te Popullit dhe besoj se qeveria aktuale do te kete kohen e duhur per te shprehur vullnetin e mire politik per te zbatuar shtetin e se drejtes dhe respektuar te drejtat e njeriut”, u shpreh ne takim Avokati i Popullit, z. Dobjani. “Por dje, per here te pare une kam kundershtuar ne menyre institucionale veprimin e policise ndertimore per prishjen e nje pallati tetekatesh prane fakultetit te Mjekesise, pasi jane shkelur procedurat ligjore”, shtoi Avokati i Popullit.

           “Te gjithe presim qe Shqiperia te kete qeverisje te ligjit dhe jo te njerezve. Per kete arsye jemi duke e ndjekur nga afer veprimtarine e Qeverise ne ēdo drejtim”, u shpreh Charles Costello.

Ne fund te takimit grupi shprehu perkrahjen per Avokatin e Popullit dhe kerkoi nje bashkepunim te metejshem midis ketij institucioni dhe perfaqesuesve te USAID-it ne Shqiperi.

Avokati i Popullit u shpreh i gatshem per kete bashkepunim, duke siguruar per angazhimin maksimal te institucionit qe drejton, per te garantuar standartet demokratike dhe te drejtat e njeriut ne vend.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit