Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 07/11/2006

  

Hapet Zyra e Avokatit te Popullit ne Shkoder

 

     

  

  

Avokati i Popullit hapi sot nė qytetin e Shkodrės, Zyren rajonale te ketij institucioni, e vendosur nė godinėn e prefekturės.

Nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast ishte i pranishėm Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, Kryetari i Bashkisė, Artan Haxhi, Kryetari i Kėshillit tė Qarkut, Lorenc Luka, si dhe drejtues tė pushtetit vendor.

Pas prerjes sė shiritit, z. Dobjani tha se "hapja e kėsaj zyre nė Shkodėr ka pėr qėllim tė njohė mė nga afėr gjendjen, pėr tė evidentuar tė gjitha rastet dhe nga ana tjetėr pėr tė mundėsuar direkt kontaktin dhe ndėrmjetėsimin me autoritetet pėrkatėse tė institucioneve tė ndryshme nė adresė, tė cilave drejtohen ankesat".

Njė prej ēėshtjeve kryesore, qė do tė trajtojė kjo zyrė e hapur sot nė Shkodėr, ėshtė dhe ajo e gjakmarrjes, e cila ka detyruar fėmijėt tė qėndrojnė tė ngujuar nė shtėpi pa gėzuar tė drejtat, si tė gjithė fėmijėt e tjerė. "Pėr problemin e gjakmarrjes, ėshtė miratuar edhe njė ligj, ėshtė krijuar edhe njė komitet, i cili kryesohet nga Presidenti dhe me pjesėmarrjen e Zėvendėskryeministrit dhe tė disa ministrave, por pėr fat tė keq ky ligj ka mbetur akoma nė letėr, dhe pėr kėtė strukturat tona do tė bėjnė punėn e tyre pėr ta vėnė nė funksionim", ka vijuar Dobjani.

Ankesat dhe kėrkesat pėr tė kontaktuar me Zyrėn e Avokatit tė Popullit nė Tiranė kanė qenė njė nga arsyet e pėrshpejtimit tė hapjes sė kėsaj zyre pėr Qarkun e Shkodrės.

Nje Zyre e tille do te hapet se shpejti edhe ne Qytetin e Korēes, pjese e nje projekti te hershem te Avokatit te Popullit per krijimin e zyrave rajonale.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit