Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tirane 07/10/2003

 

Avokati i Popullit pret familjarėt e Vullnet Bytyēit

 

          Avokati i Popullit Ermir Dobjani priti sot familjarėt e viktimės sė policisė greke, Vullnet Bytyēi, tė cilėt i ngushėlloi dhe i informoi pėr hapat qė Zyra e tij ka ndėrmarrė pėr ndėshkimin e fajtorit si dhe dėmshpėrblimin e mundshėm tė familjes sė viktimės.

          “Duke qenė nė dijeni tė tė gjitha hapave tė ndėrmarra, unė vleresoj se shteti shqiptar po demonstron pėrgjegjėsine e tij tė mjaftueshme, jo vetėm pėr tė mundėsuar ndėshkimin e fajtorėve, por edhe pėr tė kėrkuar pėrgjegjėsine e autoriteteve greke, me qėllim eleminimin e rasteve tė dhunės sė pakuptimtė me ngjyresa ksenofobe tė tyre ndaj shqiptarėve”, tha Dobjani.

          Nė pėrgjigje tė interesimit tė familjarėve pėr rrugėt e ndjekjes sė ēėshtjes sė tyre pranė autoriteteve gjyqsore greke, Dobjani sugjeroi qė ata tė pėrgatisin njė prokurė pėr Ambasadorin shqiptar nė Athinė, nė mėnyrė qė kėtij tė fundit t’i mundėsohet ndjekja ligjore e kėsaj ēėshtjeje pėrmes njė Avokati privat.

      “Unė e kuptoj se gjaku i djalit tuaj nuk mund tė blihet me para, por e rėndėsishme ėshtė qė fajtori tė dėnohet jo vetėm penalisht, por edhe moralisht dhe materialisht”, u shpreh Dobjani.

          Mė pas, Dobjani i informoi familjarėt e viktimės Bytyēi pėr hapat qė Zyra e tij ka ndėrmarrė duke e bėrė tė pranishme ēėshtjen e keqtrajtimit tė shqiptarėve nga policia greke, jo vetėm nė tryezėn e Ombudsmanit grek, por edhe pranė Komisionerit pėr tė Drejtat e Njeriut pranė Kėshillit tė Europės si dhe pranė Komitetit Ndėrkombėtar Kundėr Torturės dhe Trajtimeve Ēnjerėzore.

          Dobjani i siguroi familjarėt e Vullnet Bytyēit se nė tė njejtėn mėnyrė Zyra e Avokatit tė Popullit shqiptar do tė veprojė edhe nė tė ardhmen, pėr ta shtrirė mė shumė dimensionin njerėzor nė tė gjitha forumet brenda dhe jashtė vendit, kurdoherė qė tė krijohet njė mundėsi e tillė. Nė tė njejtėn mėnyrė do tė procedohet edhe pėr rastin e fundit tė bėrė publik nga media, sipas tė cilit shtetasi shqiptar Arjan Torka ėshtė keqtrajtuar po nga policia kufitare greke nė Kapshticė.

ZEDHENESI i AVOKATIT TE POPULLIT

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit