Tiranė, mė 07/06/2005
Shkembim
Pervoje per te Forcuar Institucionet
-
Avokati i Popullit beri nje vizite zyrtare ne Poloni
-
Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani beri nje vizite
zyrtare ne Poloni, nga 31 Maj deri me 2 Qershor 2005, ne kthim te
vizites zyrtare qe Ombudsmani i Republikes se Polonise, z. Andrzej
Zoll beri ne Tirane vitin e kaluar.
Bashkepunimit me Zyren e Ombudsmanit Polak, ne i
kushtojme rendesi te madhe, pasi kjo Zyre eshte nder me te mirat
ne Evropen Lindore dhe Qendrore, sikunder padyshim ka ligjin me te
forte per funksionimin e nje Zyre te Avokatit te Popullit, u
shpreh Avokati i Popullit z. Dobjani ne takimin me Ombudsmanin
Polak. Nje ligj, drejt parametrave te te cilit synojme te
shkojme edhe ne, vijoi me tej z. Dobjani.
Perpos
kthimit te vizites, bisedimet e dy homologeve u perqendruan ne
rritjen e bashkepunimit dhe shkembimit te pervojave midis dy
zyrave, me interesim te veēante rritjen e efikasitetit te
Institucionit te Avokatit te Popullit ne Shqiperi.
Avokati
i Popullit e njohu mikpritesin, z. Zoll me nderhyrjet e fundit te
zyres se tij dhe, konkretisht me thirrjen e tij publike per
mosangazhimin e femijeve ne aktivitetet politike gjate
fushatave elektorale, duke kerkuar me kete rast nje koment edhe
nga z. Zoll. Kjo gje as qe mund te mendohet ne Poloni, u
shpreh ne bisede z. Zoll.
Vizites zyrtare te Avokatit te Popullit, z. Dobjani, i ka
paraprire nje vizite studimore e nje grupi ekspertesh shqiptare
prane Zyres se Ombudsmanit Polak, ne Shkurt 2005.
Pasi ka marre vleresimet me te mira nga ana e Ombudsmanit
Polak per perkushtimin e eksperteve shqiptare ne permbushjen me
sukses te vizites studimore ne Poloni, Avokati i Popullit, z.
Dobjani eshte shprehur per rritjen e ketij bashkepunimi edhe ne te
ardhmen. Keshtu, te dy bashkebiseduesit rane dakort qe ekspertet e
nenseksionit per te drejtat e femijeve te kryejne ne te ardhmen
nje vizite studimore ne Poloni. Gjithashtu, u ra dakort qe te
konsiderohet pervoja e Ombudsmanit Polak ne marredheniet e tij me
pushtetin gjyqesor.
Gjate vizites ne Poloni, Avokati i Popullit eshte pritur
dhe ka zhvilluar takime te veēanta edhe me Kryetarin e Gjykates
se Larte te Polonise, z. Lech Gardocki, me Zevendeskryetarin e
Gjykates Kushtetuese, z. Andrzej Maczynski, me Prefektin e
Silezise se Ulet, z. Stanislav Lopatovski si dhe me Rektorin e
Universitetit te Vroclavit, Prof. Dr. Zdzislav Latajka.
Zyra e Ombudsmanit te Republikes se Polonise eshte
themeluar qe ne vitin 1989, pra nje vit para permbysjes se
sistemit komunist ne Poloni.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|