Tiranė, mė 07/03/2005
Avokati
i Popullit, Ermir Dobjani i Dorezon Kryeministrit Fatos Nano dhe mė
pas paraqet ne Parlament Raportin Vjetor per Vitin 2004
Avokati
i Popullit, Ermir Dobjani i dorezoi sot pasdite Kryeministrit
Fatos Nano, dhe mė pas paraqiti nė Parlament Raportin Vjetor per
veprimtarine e Avokatit te Popullit gjate vitit 2004.
Nė fillim tė takimit, z.Nano i ka shprehur z.Dobjani
urimet pėr rizgjedhjen konsensuale nga Kuvendi i Shqipėrisė nė
kėtė detyrė.
Z.
Dobjani vlerėsoi frymėn e bashkėpunimit institucional midis dy
institucioneve, nė funksion tė zbatimit dhe respektimin tė
ligjit.
Kryeministri
Nano ėshtė shprehur se angazhimi i qeverisė ka qenė dhe
vazhdon tė jetė maksimal pėr respektimin dhe zbatimin e ligjit,
funksionimin e administratės publike dhe institucioneve
demokratike nė vend. Z. Nano tha se edhe nė tė ardhmen, "do
tė insistoj, nė pėrmbushje tė plotė tė detyrimeve
kushtetuese dhe ligjore, pėr tė ushtruar presionin e duhur qė
administrata publike tė jetė sa mė transparente dhe nė shėrbim
tė qytetarit".
Zoti
Dobjani, duke rikonfirmuar vullnetin e tij nė kryerjen e misionit
kushtetues tė institucionit tė Avokatit tė Popullit edhe nė
mandatin e dytė, ka falenderuar z. Nano pėr mbėshtetjen e
vazhdueshme qė ka dhėnė nė pėrmbushjen e detyrės dhe
veprimtarisė sė kėtij institucioni tė ri dhe tė rėndėsishėm
pėr shtetin demokratik.
Pas kėtij takimi, Avokati i Popullit paraqiti para Parlamentit
Raportin Vjetor tė Institucionit pėr vitin 2004.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|