Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 05/11/2007

  

Liria e Shtypit te Respektohet dhe te Perdoret pa Klientelizem e pa Abuzime nga te Gjithe

  

   

- Avokati i Popullit bisedon me Ambasadorin e Republikes Federale Gjermane ne Shqiperi -

   

      

     

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani bisedoi te Henen, me 5 Nentor 2007 ne zyren e tij me Ambasadorin e Republikes Federale te Gjermanise ne vendin tone, z. Berndt Bortchardt. Biseda u perqendrua ne probleme te lirise se shtypit, duke marre shkas nga raportet e fundit qe kane publikuar ne kete fushe organizata te tilla si Raporteret pa Kufij dhe Shtepia e Lirise.

“Ne vleresimin tim, Shqiperia ka bere arritje ne fushen e lirise se medias, por here here shfaqen edhe probleme te tilla si klientelizmi i tyre ndaj pushtetit dhe nga ana tjeter abuzimi me lirine e shprehjes deri ne kufijte e cenimit te privatesise”, u shpreh Avokati i Popullit, z. Dobjani.

“Nga raportet del se problemet shfaqen ne marredheniet e mediave me biznesin, me politiken si dhe me proceset gjyqesore”, u shpreh Ambasadori Gjerman, z. Bortchardt, duke kerkuar per kete edhe komentin e Avokatit te Popullit.

“Dua te vleresoj faktin se Qeveria ka inkurajuar mosngritjen e padive penale dhe civile per gazetaret”, u shpreh z. Dobjani. “Megjithate, nuk mund te mohohen shfaqje te klientelizmit te mediave te caktuara, te cilat, ndonese gezojne status te pavarur, nuk mungojne per nje asye apo tjeter te shfaqin anesi per krahe te caktuara politike”, vleresoi Avokati i Popullit.

Lidhur me disa probleme te shfaqura publikisht kohet e fundit per ndalimin e mediave te caktuara, qe jane perha pur tej kufijve te lejuar, ne nje kohe qe per disa te tjera mbahet qendrim indiferent edhe pasi keto nuk kane siguruar perhapjen e pritshme, Avokati i Poullit u shpreh per zbatimin e ligjit me sanksione te barabarta dhe jo ne menyre selektive.

Ambasadori Gjerman me pas u interesua edhe per ēeshtje te tjera qe kane te bejne me reformen zgjedhore, regjistrin e zgjedhesve dhe kartat e identitetit. Duke dhene komentet e tij per keto ēeshtje, Avokati i Popullit u shpreh per realizimin e ketyre detyrave mundesisht brenda vitit 2008, pasi “ēdo shtyrje kohore mund te sillte konfuzion dhe per pasoje komprometim te mundshem te procesit”.

Ne fund te takimit, Ambasadori gjerman e falenderoi Avokatin e Popullit edhe per analizen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, gjate bisedes se tij te paradokohshme me Delegacionin e Bundestagut Gjerman, dhe u shpreh per vazhdimin e bashkepunimit midis dy institucioneve.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit