Ne
kuadrin e konsultave per sigurimin e nje vullneti politik sa me te
gjere, si garanci per arritjen e nje zgjidhjeje sa me
gjithperfshirese e te qendrushme te problemit te demshperblimit te
ish te perndjekurve politike, Avokati i Popullit Ermir Dobjani, ne
vijim te takimit me daten 3 Qershor 2003 me liderin e Opozites, z.
Sali Berisha, priti sot perfaqesuesit e ngarkuar, z. Pjeter
Arbnori dhe z. Spartak Ngjela.
Avokati i Popullit i njohu bashkebiseduesit me fazen e
deritanishme te procesit te negociatave, te cilat ai po
ndermjeteson mes perfaqesuesve te shoqatave dhe Qeverise. Duke
vene ne dukje vullnetin e shprehur institucional dhe personal te
Kryeministrit Nano per venien ne rrugen e zgjidhjes perfundimtare
te problemit te ish te perndjekurve politike, Avokati i Popullit i
ftoi perfaqesuesit e opozites te japin kontributin e tyre ne kete
proces bashkepunimi, rezultati final i te cilit nuk mund te jete
ēeshtje dhe barre vetem per qeverine, por per te gjitha forcat
politike dhe ekonomine e vendit.
Z.
Pjeter Arbnori dhe Spartak Ngjela shprehen gadishmerine e tyre te
plote per tu angazhuar si ne nivel politik, ashtu edhe
ekspertesh, per zgjidhjen e ketij problemi, duke shprehur
shqetesimin e tyre qe i gjithe ky proces i nisur te jete serioz
dhe te gjendet zgjidhje perfundimtare.
Eshte e rendesishme qe te perndjekurve tu njihet
borxhi dhe, pas kesaj, te percaktohet edhe mekanizmi per trajtimin
e tij si dhe formula per shlyerjen e fatures se ketij borxhi, u
shpreh z. Ngjela, i cili tha se opozita tashme e ka kete skeme,
por eshte e gatshme te negocioje me qeverine dhe shoqatat e te
perndjekurve, me ndermjetesimin e Avokatit te Popullit.
Duke
iu referuar nevojes se kalimit eventual te ligjit perkates ne
parlament, bashkebiseduesit u pajtuan me mendimin se ky ligj
lipset te kaloje me konsensus.
Pasi
e falenderuan per angazhimin ne negociatat per zgjidhjen e ketij
problemi te ndjeshem, perfaqesuesit e opozites shprehen
gadishmerine e tyre per te bashkepunuar ne te ardhmen.