Tiranė, mė
05/05/2007
Policia
e Burgut te Burrelit ka Reaguar ne Mėnyre Joproporcionale, duke
Tejkaluar Kufijte e Forces se Lejuar
Per shkak te ankesave te paraqitura nga disa te burgosur
dhe njoftimeve te vazhdueshme nga organet e shtypit, ne zbatim te
detyrimeve ligjore, Avokati i Popullit ka marre ne shqyrtim se
fundi ēeshtjen e te drejtave dhe te trajtimit te te denuarve ne
Burgun e Burrelit .
Per verifikimin dhe trajtimin e plote te kesaj ēeshtjeje,
Avokati i Popullit organizoi nje inspektim te hollesishem ne
Burgun e Burrelit ne datat 29-30 Prill 2008. Gjate ketij
inspektimi jane marre ne takim te gjithe te burgosurit dhe eshte
diskutuar konkretisht per problemet qe ata kane ngritur.
Njekohesisht eshte marre takim me Drejtorin e Burgut Burrel, z.
Beqir Metani dhe jane marre nje sere dokumentash per hetimin e
plote te situates.
Nga nje analize e hollesishme e te gjithe dokumentacionit
zyrtar, deshmive te te burgosurve dhe shpjegimeve te dhena nga
administrata e Burgut Burrel, Avokati i Popullit ka arritur ne nje
sere perfundimesh te cilat po jua paraqesim si vijon:
1.
Ne Burgun e Burrelit, pas tentatives per arratisje te dy te
denuarve ka nje tensionim te situates ne trajtimin e te denuarve,
i cili ka provokuar nje sere ngjarjesh ne dem te te drejtave te
tyre.
2.
Policia e Burgut te Burrelit, ne bashkepunim me forcat e Policise
se Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve ka iniciuar nje rregjim
kontrollesh te shpeshta mbi dhomat e burgut, ku jane konstatuar
akte te dhunshme te pajustifikuara ndaj te burgosurve. Punonjesve
te Policise se Burgjeve u ka munguar etika profesionale dhe ata
shpesh kane provokuar te burgosurit me akte dhe veprime te
dhunshme duke tejkaluar detyrat e tyre funksionale.
3.
Punonjesit e Policise se Burgjeve kane tejkaluar detyrat e tyre
per kryerjen e apelit te te burgosurve konform Rregullores se
Pergjithshme te Burgjeve, duke kryer veprime te pajustifikuara dhe
fyese ndaj te burgosurve. Ata shpesh kane gabuar dhe keqkuptuar me
qellim detyrat e tyre per kryerjen e kontrolleve me ate te
apeleve.
4.
Te burgosurit nuk jane lene per asnje ēast nga Policia e Burgut
Burrel te komunikojne me Avokatin e Popullit, megjithese per ta
ekziston nje numer pa pagese.
5.
Veprime te
tilla, ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi, kane qene edhe
aktet e shpeshta te dhunes te kryera nga Policia e Burgjeve ne
Burgun e Burrelit, te cilat pas arratisjes se dy te burgosurve
jane intensifikuar, duke u bere mjaft shqetesuese. Kjo ka sjelle
edhe nje sere protestash, grevash urie dhe akte te tjera
demostrative nga ana e te burgosurve, te cilet kane kundershtuar
klimen e rende te krijuar ne marredhenie me administraten e Burgut
Burrel.
6.
Avokati i Popullit ka dyshime te bazuara se ushtrimi i dhunes
fizike ndaj te burgosurve, H.L, E.R dhe G.U eshte bere duke
interpretuar me dashakeqesi termin forcerisht me akte tė
tjera ēnjerėzore dhe degraduese nga ana e Policise se Burgut
Burrel dhe forcave te tjera mbeshtetese nga Tirana.
Kryerja
forcerisht e detyrave eshte nje e drejte e Policise se Burgjeve ne
zbatim te rregullores per raste te mosbindjes, por me kete
kompetence eshte abuzuar, duke ushtruar dhune fizike deri ne
gjakosje, terheqje zvarre neper korridoret e burgut,
goditje ndaj personave te moshuar, (N.C 80 Vjeē) etj.
7.
Nga
dokumentacioni i paraqitur nga Drejtoria e Burgut Burrel dhe
fotografimet e bera, rezulton se ndaj te burgosurve H.L dhe G.U
eshte ushtruar dhune fizike me pasoje demtime te tyre ne koke dhe
ne trup. Ne kete rast keta dy te denuar jane veēuar ne dhomat e
izolimit te burgut pa nje vendim komisioni disiplinor, ēka
perben veprim flagrant ne dem te te drejtave te tyre.
8.
Drejtoria e Burgut Burrel i ka ēuar per ndjekje penale keta dy te
burgosur, duke i akuzuar se kane kundershtuar me force
Policine e Burgjeve. Megjithese kjo ēeshtje eshte ne hetim nga
Prokuroria e Rrethit Burrel, nga ana e tyre nuk eshte mundesuar qe
te merren edhe kallzimet e te denuarve per dhunen qe eshte
ushtruar ndaj tyre.
9.
Policia e
Burgut Burrel kryen mjaft zhurme gjate nates, duke thirrur,
mbushur armet, kercenuar te burgosurit dhe duke i lene ata pa
gjume ne kushtet e nje terrori psikologjik, i cili ka sjelle nje
shqetesim te madh gjate ketyre diteve tek keta te fundit.
10.
Policia e Burgut Burrel i ka te gjitha mundesite teknike dhe
njerezore per te kryer kontrolle periodike per gjetjen e objekteve
qe mund te kercenojne sigurine e burgut. Por ne asnje rast te
burgosurit nuk duhet te ndihen te ndeshkuar kolektivisht, per
shkak se mund te dyshohet se disa prej tyre kane qellime per
arratisje.
Eshte
detyra e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe e Burgut
Burrel qe, pa cenuar te drejtat dhe dinjitetin e te burgosurve, te
kryejne veprimtarine e tyre ligjore ne ruajtjen e sigurise ne
burg. Paaftesite ne kryerjen e kesaj detyre nuk duhet t`i
faturohen kurrsesi te burgosurve.
11.
Te burgosurit
nga ana e tyre jane ankuar per persona tė veēantė, punonjės te
Policise se Burgut Burrel, te cilet per shkak se u jane burgosur
ish kolegė te tyre si dhe te aferm, nga ngjarja e arratisjes,
gjate drejtimit te kontrolleve dhe apeleve ushtrojne nje terror te
madh psikologjik, duke fyer dhe kercenuar te denuarit.
12.
Avokati i Popullit shpreh rezerva per faktin e mosmbajtjes se
arshivuar per nje kohe te gjate te filmimeve te sigurise ne Burgun
e Burrelit, ēka hedh dyshime te renda mbi menyren e
administrimit te tyre, me qėllim per te mbuluar dhunen ne burg.
13.
Krahas elementit dhune, i cili ka qene konstatimi kryesor gjate
ketij inspektimi ne Burgun e Burrelit, shkak i perkeqesimit te te
drejtave dhe trajtimit te te burgosurve jane edhe kushtet e
veshtira te ketij burgu. Avokati i Popullit ka qene dhe ėshtė
nje nga institucionet qe ka shprehur mendimin e palekundur se
Burgu Burrel nuk permbush asnje standart te pranueshem per te
ofruar kete sherbim dhe duhet mbyllur sa mė pare.
Mbipopullimi,
lageshtia e madhe, mungesa e ngrohjes, ujrat e zeza qe dalin ne
terrenet e ajrimit, mungesa e kushteve te pershtatshme te
tualeteve dhe dusheve, ushqimi me cilesi te dobet, mungesa e
shtrojeve, kushtet jo te pershtatshme ne dhomat e takimeve,
mungesa ne ilaēe dhe ne veprimtarite sportive dhe argetuese,
moslejimi per te folur ne telefon me familjaret ne nje kohe te
pershtatshme, kur ata i gjen ne shtepi etj, kane sjelle rėndim te
situates konfliktuale midis te burgosurve dhe administrates se
Burgut Burrel.
Ne
keto kushte, per t`i ardhur ne ndihme garantimit te te drejtave te
te denuarve si dhe per te normalizuar gjendjen e krijuar ne Burgun
Burrel, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrit te
Drejtesise, Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe ka vene ne
dijeni organet me te larta te vendit, per pikat si vijon:
1.
Marrjen e masave tė menjėhershme pėr zbatimin pa tė meta tė
Ligjit Nr.8328, dt 16.04.1998, Pėr tė drejtat dhe trajtimin e
tė dėnuarve me burgim, tė ndryshuar; Rregullores sė Pėrgjithshme
tė Burgjeve si dhe tė akteve tė tjera ligjore e nėnligjore
tė njohura nga shteti shqiptar pėr sistemin e burgjeve, pėr
sigurimin e kushteve tė jetesės nė Burgun e Burrelit.
2.
Miratimin me procedura te pershpejtuara te nje rregulloreje mbi
menyren e kontrollit te dhomave te burgut dhe te denuarve, me
efekt pėr tė gjitha burgjet nė Shqipėri.
3.
Eleminimin e kontrolleve te dhunshme dhe forces se pajustifikuar
nga ana e Policise se Burgut Burrel.
4.
Kryerjen e nje analize te gjithanshme te situates dhe marrjes se
masave administrative dhe disiplinore ndaj punonjesve te veēante
te Burgut Burrel, te cilet perfliten per natyren e tyre te
dhunshme ndaj te burgosurve.
5.
Permiresimin e kushteve te Burgut Burrel, per ti bere ambjentet
e tij te pranueshme per jetese.
6.
Caktimin si drejtor tė njė personi me pėrvojė qė duhet tė
jetė dalluar mė pare pėr menaxhim dhe drejtim korrekt tė
burgut ku ka punuar apo punon aktualisht.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|