Tiranė,
mė 05/02/2004
Te
punojme per standarte me te larta te te drejtave te njeriut
ne
kuader te Bashkimit Evropian
Avokati i Popullit Ermir Dobjani priti sot me 5 Shkurt 2004
ne nje takim kortezie Ambasadorin e ri te Greqise ne vendin tone,
z. Pantelis Carcabassis.
Zoti
Dobjani e njohu Ambasadorin grek me veprimtarine e Zyres qe nga
hapja e saj ne vitin 2000, me problematiken e ēeshtjeve qe kane
ardhur, rritjen e besimit te publikut si dhe qendrimin pozitiv te
administrates publike shqiptare ndaj rekomandimeve te Avokatit te
Popullit. Gjithashtu u vu ne dukje bashkepunimi me zyren e
Ombudsmanit grek dhe ēeshtjet qe i jane percjelle atij ne lidhje
me shkeljen e te drejtave te njeriut nga policia greke, ēeshtjen
Vavacula si dhe ēeshtje te tjera, mjaft te ndjeshme per publikun
shqiptar.
Avokati
i Popullit pershendeti hapat e ndermarra nga autoritetet greke ne
drejtim te lehtesimit te procedurave per legalizimin e emigranteve,
te hapjes se shkollave ne gjuhen shqipe per femijet e emigranteve
shqiptare ne Greqi, per njohjen e kontributeve te sigurimeve
shoqerore te shtetasve shqiptare qe jetojne e punojne ne vendin
fqinj si dhe per shperndarjen ne burgjet greke te botimit qe
Avokati i Popullit ka bere ne ndihme te te burgosurve shqiptare
jashte Shqiperise.
E
vleresoj shume kontributin e Avokatit te Popullit, sa kohe qe te
gjithe jemi te interesur per nje kuader te perbashket te
standarteve me te larta per mbrojtjen e personit, u shpreh
Ambasadori Carcabassis, duke e garantuar z. Dobjani se ai vete
si jurist, por edhe Ambasada greke ne Tirane do te jene gjithmone
ne gadishmeri per ndjekjen e ēeshtjeve te percjella nga Avokati i
Popullit.
Lidhur
me ēeshtje te tjera te ndjeshme, te dy bashkebiseduesit u
shprehen se diskutimi dhe zgjidhja e tyre behet ne nivelet me te
larta politike, brenda normave nderkombetare dhe standarteve me te
larta te te drejtave te njeriut, ne kuader te Bashkimit Evropian.
Zėdhėnėsi
i Avokatit tė Popullit
|