Njoftime për shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranë, më 05/01/2005

  

Avokati i Popullit Kerkon Ndermjetesimin e Ombudsmanit Kroat 

per Shtetasit Shqiptare, te Ndaluar ne Kroaci

 

 

 

         Sot, me 5 Janar 2005, Avokati i Popullit Ermir Dobjani i kerkoi homologut te tij kroat, Jurica Malçiç te ndermjetesoje per te mundesuar nje zgjidhje sa me te shpejte te problemit te shtetasve shqiptare, te ndaluar nga policia kroate per kalim te paligjshem te kufirit.

          “Do te luteshim qe nga ana e Zyres se Ombudsmanit Kroat te organizohej nje inspektim ne Qendren e Refugjateve ne Jezhevo per te pare respektimin e te drejtave te njeriut te shtetasve shqiptare”, thuhet nder te tjera ne kerkesen e Avokatit te Popullit drejtuar Ombudsmanit te Republikes se Kroacise.

          Avokati i Popullit e ndermori kete veprim me vet-iniciative pas njoftimeve ne media per ndalimin dhe keqtrajtimin e 50 shtetasve shqiptare ne dhomat e ndalimit ne Kroaci. Menjehere pas ketij njoftimi, Avokati i Popullit kontaktoi Ambasdorin shqiptar ne Kroaci, i cili konfirmoi se ne Qendren e Refugjateve ne Jezhevo, prane Zagrebit, gjenden 28 shtetas shqiptare, te ndaluar pasi kishin hyre ne menyre te paligjshme ne Kroaci. Sipas Drejtuesit te kesaj qendre, Josip Biljan, ky numer relativisht i madh i shqiptareve te ndaluar eshte pasoje e pamundesise se qendres per t’i kthyer te gjithe ne Shqiperi me nje avion. Po sipas ketyre burimeve, autoritetet kroate kane premtuar qe transferimi i shtetasve shqiptare do te kryhet brenda javes se ardhshme me autobus, permes Malit te Zi.

Zëdhënësi i Avokatit të Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit