Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 03/10/2002

  

Kurorezohet me ne Fund me Sukses Perpjekja prej afro dy Vitesh e Avokatit te Popullit per Rivendosjen e te Drejtave te nje Grupi Ushtarakesh

     

      

         

Sot me date, 03.10.02, ne seance plenare, Kuvendi i Shqiperise mori ne shqyrtim dhe miratoi ne parim dhe nen per nen pa asnje vote kunder Projekt Ligjin e paraqitur nga nje grup deputetesh te Komisionit Parlamentar te Mbrojtjes:

 

           “Per nje ndryshim ne ligjin nr 8087 date 13.03.1996, “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise, te Ushtarakeve te Ministrise se Rendit publik dhe te Sherbimit Informativ Shteteror”; Ndryshuar me ligjin nr 8521 date 30.07.1999”.

 

Neni 19/1 i ligjit ne fjale kishte kete pėrmbajtje:

 

“Nga ky ligj nuk pėrfitojnė ushtarakėt e nxjerrė nė lirim pėr braktisje detyre, si dhe ata qė janė dėnuar me burg nga gjykata me vendim tė formės sė prerė pėr krime ushtarake”.

 

Sipas paragrafit te parė te kėsaj dispozite, disa ushtarakė, nė motivacionin e largimit tė tyre nga puna, kanė shkakun “pėr braktisje detyre”.

Kjo ka bere qe ata te humbasin tė drejtėn e pėrfitimit nga ky ligj, edhe pse ata mund tė kenė qene 15-20 e deri dhe 30 vjet ne punė si ushtarakė aktive.

Shprehja “braktisje detyre”, nė kuptimin e anės objektive dhe subjektive si veprim apo mosveprim, nuk parashikohet nė asnjė nga dispozitat e kodit penal ushtarak, nė tė cilin ėshtė parashikuar ēdo veprim dhe mosveprim i ushtarakeve qe veprojne ne kundershtim me rregullat dhe rregulloret.

Nga ana tjetėr, pėr njė veprim tė tillė, shume subjekte ne fjale, as janė kallėzuar e as janė ndjekur penalisht. Pra fajėsia e tyre nuk ėshtė gjykuar dhe nuk ėshtė provuar, ne nje kohe kur apriori quhen te fajshem dhe vuajne saksionin perkates njelloj si ata te cilet “jane denuar me vendim te formes se prere me burg per krime ushtarake”.

 

Nė rrethanat e mėsipėrme, eshte arritur ne konkluzion se veē kontradiktes qe ka brenda dispozites, vetė pėrmbajtja e nenit 19/1 te ligjit qė kemi sipėrcituar, ka krijuar dhe krijon premisa pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė njohura nga neni 30-te i Kushtetutes.

Ne kete perfundim ka arritur Avokati i Popullit, i cili pas nje hetimi ne teresi te kesaj ēeshtjeje, ne mbeshtetje te nenit 24 gėrma “a” tė Ligjit nr.8454, dt.04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, ka bere rekomandimin perkates per ndryshimin e kesaj dispozite.

 

Ndryshimi qe eshte bere e sjell dispoziten ne formen:

 

“Nga ky ligj nuk perfitojne ushtaraket e nxjerre ne lirim per shkak se jane denuar me burg nga gjykata me vendim te formes se prere per krime ushtarake”

 

Pra  ky  nen  nuk  favorizon  ata  te  cilet  bie  fjala  jane          gjykuar per veprimin e tyre por, vetem ata te cilet jane ndeshkuar “pa iu nenshtruar asnje procedimi penal dhe pa u bazuar ne nje vendim gjyqsor te formes”.

 

Avokati i popullit i konsideron mjaft pozitive disnonimet e grupit nismetar te deputeteve nga Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes, Komisionit Parlamentar te Ekonomise dhe te Ligjeve, Mbeshtetjen e Ministrise se Mbrojtjes, dhe ne fund, VENDIMIN E PARLAMENTIT si nje vendim mjaft te rendesishem jo vetem per faktin se sjell pasoje rivendosjen e te drejtave te nje grupi ushtarakesh por, dhe per faktin se njeheresh, eleminohet premisa per shkelje te drejtave te ushtarakeve ne te ardhmen qe vinte per shkak te kesaj dispozite.

E konsiderojme kete si nje kurorezim te nje pune rreth 1.5 vjeēare jo vetem te Avokatit te Popullit, por dhe te subjekteve qe siperpermemdem, e cila perfshin hetimin e ēeshtjes ne teresi, analizimin dhe daljen ne konkluzion per te percaktuar shkaqet e pasojave qe kishte ardhur per grupin e ushtarakeve ankues tek institucioni i Avokatit te Popullit, marrjen e nismes nga Grupi Parlamentar i Mbrojtjes, diskutimeve hap pas hapi ne komisionet parlamentare dhe deri ne disponimin e Parlamentit ne seance plenare dhe marrjen e vendimit te sotem.

           Nderkohe, vendimin e sotem te Parlamentit i cili ishte unanim pa asnje vote kunder e konsiderojme dhe si nje mbeshtetje te fuqishme qe i behet institucionit te Avokatit te Popullit si dhe subjekteve te Forcave te Armatosura.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit