Tiranė, mė
03/10/2002
Thellohet
Bashkepunimi midis Avokatit te Popullit Shqiptar dhe Zyres se
Ombudspersonit te Kosoves
Nje grup ekspertesh serbe te Zyres se Ombudspersonit te Kosoves po
zhvillon nje vizite trajnimi prane Zyres se Avokatit te Popullit
te Shqiperise, ne vazhdimesi te ndihmes qe Avokati i Popullit
Ermir Dobjani i ka ofruar homologut te tij ne Kosove Marek Antoni
Novicki, prej mese nje viti.
Grupi
i eksperteve serbe, qe kryesohet nga njeri prej tre zevendesve te
Ombudspersonit te Kosoves, Ljubinko Todorovic eshte pritur nga
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i cili ka shprehur gadishmerine
e tij dhe te stafit qe drejton per te ofruar te gjithe pervojen e
fituar nga kjo zyre e re ne Shqiperi, qe funksionon me sukses qe
prej mese dy vjetesh.
Klima
e re integruese ne Ballkan e ben edhe me te domosdoshem
bashkepunimin dhe partneritetin midis institucioneve homologe, per
me teper kur behet fjale per institucione qe merren me mbrojtjen
dhe respektimin e te drejtave te njeriut, sikunder eshte edhe
Institucioni i Ombudsmanit, tha Dobjani ne pritjen qe rezervoi
per miqte.
Ne
shprehim falenderimet tona per ndihmen e ofruar nga Zyra e
Ombudsmanit Shqiptar dhe pervojen e ketushme do te perpiqemi ta
percjellim ne Kosove, tha Zevendesi i Ombudsmanit te Kosoves,
Ljubinko Todorovic.
Zyra
e Avokatit te Popullit te Shqiperise, qe nga Shtatori 2001 eshte
vizituar nga te gjithe ekspertet shqiptare, tashme edhe nga ata
serbe te Zyres se Ombudspersonit te Kosoves. Ata jane njohur me
pervojen e krijuar nga Zyra e Avokatit te Popullit e Shqiperise,
duke filluar qysh me pritjen e ankesave, me teknikat e procedimit
me to e deri ne perpilimin e rekomandimeve qe u dergohen organeve
te ndryshme te administrates, ne raste kur keto te fundit veprojne
ose nuk veprojne ne kundershtim me respektimin e te drejtave te
njeriut te individeve te ndryshem.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|