Me date 9 Qershor 2003, ora 13:00, Avokati i Popullit dhe
disa punonjes te tij jane kthyer ne Tirane me linjen Albanian
Airlines, pas nje vizite ne Turqi.
Teksa grupi eshte transportuar nga avioni me mjetin VIP te
aeroportit, ne mberritje Avokati i Popullit vihet ne dijeni se
mjeti ne fjale i duhej nenshtruar kontrollit. Avokati i Popullit
eshte shprehur i gatshem, madje ka kerkuar qe kontrolli te ishte i
menjehershem dhe ne prani te tij e te personave qe e shoqeronin. Personat
e autorizuar, me kete rast, kane kerkuar ndjese dhe kane thene se
kontrolli nuk do te behej.
Me
pas, Avokati i Popullit informohet se kontrolli ishte kryer.
Pavaresisht se nga kontrolli nuk ka rezultuar asgje e paligjshme,
Avokati i Popullit e ka konsideruar kete kontroll jo ne prani
te tij, si precedent te nje veprimi te papergjegjshem, mungese
etike, profesionalizmi, shkelje te procedurave, e per pasoje edhe
shkelje te te drejtave te njeriut.
Sqarojme
se kete qendrim ne mbrojtje te te drejtave te individit, kur keto
shkelen nga perfaqesuesit e administrates publike, Avokati i
Popullit e ka mbajtur dhe do ta mbaje kurdohere, pa asnje
paragjykim.
Ēeshtja
eshte ne shqyrtim nga ekspertet e Avokatit te Popullit, dhe ndaj
pergjegjesve do te rekomandohen masat perkatese.
Zedhenesi
i Avokatit te Popullit