Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tirane 01/10/2003

 

Avokati i Popullit dėrgon pranė Ambasadave Shqiptare librin 

“Akte ligjore nė ndihmė tė tė burgosurve shqiptarė jashtė Shqipėrisė”

         

Nė zbatim tė projektit tė pėrbashkėt tė Avokatit tė Popullit me Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe Ministrinė e Drejtėsisė, pėr botimin e librit “Akte ligjore nė ndihmė tė tė burgosurve shqiptarė jashtė Shqipėrisė”, Avokati i Popullit ka nisur tashmė sasitė e para tė kėtij botimi pranė ambasadave shqiptare nė Danimarkė, Angli, Slloveni dhe Kroaci.

          Pėrsa i pėrket Greqisė, Ministria e Drejtėsisė sė Republikės Greke ka kėrkuar tė dėrgohet nje sasi prej 3000 kopjesh. Dje, mė 30 Shtator 2003, u nisėn 800 kopjet e para pranė Ambasadės Shqiptare nė Athinė, ndėrsa pjesa tjetėr do tė dėrgohet pasi libri tė ribotohet sė shpejti.

          Libri “Akte ligjore nė ndihmė tė tė burgosurve shqiptarė jashtė Shqipėrisė” do tė dėrgohet sė shpejti edhe nė Itali, Maqedoni dhe vende tė tjera ku ka tė burgosur shqiptarė.    

Me kėtė rast, Avokati i Popullit kujton se ėshtė detyre e ambasadave shqiptare qė tė mundėsojnė dėrgimin e kėtij botimi pranė bibliotekave tė burgjeve tė vendeve pėrkatėse.

          Botimi nė fjalė nė gjuhėn shqipe pėrmban njė sėrė konventash, instrumente ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė burgosurve shqiptarė jashtė vendit.

          Nisma e Avokatit tė Popullit pėr botimin e kėtij libri erdhi pas njė kėrkese qė Avokatit tė Popullit iu bė gjatė njė vizite nė Slloveni, ku ndėr tė tjera ai mori kontakte edhe me disa tė burgosur shqiptarė nė burgjet sllovene.

          Realizimi dhe shpėrndarja e kėtij libri bėhet nė kuadrin e pėrgjegjėsive qė shteti shqiptar ndjen pėr respektimin e tė drejtave tė bashkatdhetarėve tanė, kudo dhe nė ēfarėdo lloj kushtesh qė ata tė ndodhen.

ZEDHENESI I AVOKATIT TE POPULLIT

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit