Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 01/02/2006

  

Per nje Monitorim dhe Zbatim me Efikas te Konventes Kunder Tortures se OKB-se

 

   

 

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani priti sot, me 1 Shkurt 2006, ne zyren e tij, z. Joao Nataf, Zyrtar i Komisariatit te Larte per te Drejtat e Njeriut prane OKB-se, si dhe z. Patrik Matzenger, Perfaqesues i Organizates Boterore Kunder Tortures, me qender ne Gjeneve.

Qellimi i takimit ishte ndjekja dhe monitorimi nga ana e Avokatit te Popullit e zbatimit nga ana e Qeverise shqiptare te rekomandimeve qe dy instancat e larta ne Gjeneve kane dhene ne raportet e tyre per zbatimin e Konventes Kunder Tortures se OKB-se nga Shqiperia si shtet pale.

Avokati i Popullit i informoi perfaqesuesit e OKB-se per rekomandimet e tij drejtuar Ministrise se Drejtesise dhe asaj te Brendshme per rregullimet ligjore lidhur me perkufizimin e tortures, per permiresimin e gjendjes ne burgje dhe ne dhomat e paraburgimit, per hartimin dhe zbatimin e nje kodi etik ne trajtimin e te ndaluarve nga policia. “Rekomandimet jane mirepritur nga ministrat perkates, dhe realizimi i kerkesave te tjera te raporteve eshte thjesht ēeshtje kohe, pasi qeveria eshte shume e interesuar dhe e impenjuar per t’i plotesuar rekomandimet e institucioneve nderkombetare”, u tha te pranishmeve Dobjani.

“Vleresojme shume permiresimet ligjore qe ka bere Parlamenti shqiptar ne kete fushe dhe reagimin tuaj te shpejte, sikunder jemi te interesuar per ta forcuar me shume bashkepunimin me Zyren e Avokatit te Popullit”, tha z. Joao Nataf.

Zyra e Avokatit te Popullit kontribuon si ne raportet qe shteti shqiptar pergatit per te raportuar prane Zyres se Komisionerit te Larte per te Drejtat e Njeriut te OKB-se ne Gjeneve, sikunder ajo ftohet si vezhguese edhe ne raportet alternative te pergatitura nga OJF qe veprojne ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.

Perfaqesuesit e OKB-se kane ardhur ne Shqiperi me rastin e organizimit te nje seminari lidhur me problemin e dhunes shteterore ndaj njerezve ne Shqiperi, si dhe zbatimin e Konventes kunder Tortures se OKB-se.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit