MARRĖVESHJE BASHKĖPUNIMI

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 18/09/2009

 

 

    

 

MARRĖVESHJE E PĖRBASHKĖT BASHKĖPUNIMI

 

 

Ndėrmjet

 

 

 

Institucionit tė Avokatit tė Popullit tė Republikės sė Shqipėrisė, pėrfaqėsuar nga z. Ermir Dobjani

dhe

Institucionit tė Avokatit tė Popullit tė Republikės sė Kosovės, pėrfaqėsuar nga z. Sami Kurteshi,

 

tė cilėt do tė quhen “palė” nė kėtė marrėveshje.

 

Institucioni i  Avokatit tė Popullit nė Republikėn e Shqipėrisė, ėshtė institucion publik i pavarur, i parashikuar nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, i cili funksionon nė bazė tė ligjit nr. 8454 datė 4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.

 

Institucioni i Avokatit tė Popullit tė Republikės sė Kosovės, ėshtė institucion publik i pavarur, i parashikuar  nga Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, i cili funksionon nė bazė tė Rregullores 2006/06 “Mbi Institucionin e Avokatit tė Popullit nė Kosovė”.

 

QĖLLIMI I MARRĖVESHJES

 

Pėrfaqėsuesit zyrtarė tė tė dy palėve tė mėsipėrme kanė rėnė dakort pėr njė bashkėpunim institucional afatgjatė midis tyre, i cili ėshtė nė interesin e individėve dhe grupeve tė individėve, me banim respektivisht nė territorin e secilit prej shteteve pėrkatėse,

me qėllim tė mbrojtjes efektive tė tė drejtave dhe lirive tė qytetarėve dhe tė personave tjerė

 

 

qė gjenden brenda territorit tė shtetit gjegjės, kur ato cėnohen apo shkelen nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme tė organeve apo tė autoriteteve publike.

Prandaj, palėt ranė dakort qė bashkėpunimi institucional midis tyre tė pėrfshijė ēėshtjet si mė poshtė:

 

 

ZBATIMI I MARRĖVESHJES

 

Neni 1

 

Institucioni i Avokatit tė Popullit nė Shqipėri dhe Institucioni i Avokatit tė Popullit nė Kosovė do tė bashkėpunojnė duke respektuar dhe duke patur parasysh parimet Ratione loci dhe ratione personae pėr ofrimin e njė shėrbimi tė plotė ligjor, nė kuadėr tė mandatit ligjor respektiv pėr tė hetuar pretendimet pėr shkelje tė teė drejtave tė njeriut, pėr tė gjithė individėt apo grupet e individėve qė paraqesin ankesa, kėrkesa apo njoftime pranė tyre, shėrbim i cili do tė konsistojė nė ndihmėn pėr zgjidhjen e problemeve nė organet apo autoritetet e administratės publike tė tė dy shteteve.

Zyrat pėrkatėse do tė punojnė vetė pėr zgjidhjen e tyre sipas ligjeve dhe procedurave pėrkatėse  tė secilės palė ose do t’ja dėrgojnė pėr kompetencė palės tjetėr ose organit tjetėr kompetent.

 

Neni 2

 

Palėt do tė udhėhiqen gjithnjė dhe mbi tė gjitha nga interesi i qytetarėve, tė cilėt kanė nevojė pėr ndihmėn e palėve. Por nė secilin rast, pala qė pranon ankesėn, kėrkesėn apo njoftimin duhet tė njoftojė me shkrim palėn tjetėr, kur ankesa, kėrkesa apo njoftimi paraqitet nga individi apo grup individėsh qė janė shtetas apo banorė rezidentė tė shtetit tė asaj pale. Ky rregull nuk zbatohet vetėm kur individi apo grupi i individėve  kėrkon qė ankesa apo kėrkesa tė ruhet (konsiderohet) konfidenciale.

 

Neni 3

 

Institucioni i Avokatit tė Popullit nė Shqipėri dhe Institucioni i Avokatit tė Popullit nė Kosovė angazhohen tė bashkėpunojnė pėr lobimin dhe zhvillimin e ideve pėr pėrmirėsimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin e legjislacionit ekzistues nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive themelore tė individėve, nėpėrmjet propozimeve, rekomandimeve apo kėrkesave ligjore drejtuar organeve pėrkatėse, duke patur parasysh perspektivėn Evropiane tė tė dy shteteve. Mbi kėtė bazė, palėt  mund t’i referojnė dokumentet (projektet) njėra-tjetrės apo tė diskutojnė pėr zgjidhjet sa mė efektive pėr to.

 

Neni 4

 

Palėt angazhohen tė bashkėpunojnė pėr rritjen e kapaciteteve profesionale, menaxhuese dhe administrative tė tė dyja institucioneve nėpėrmjet aktiviteteve tė pėrbashkėta qė do tė zhvillohen nė bazė tė njė grafiku tė pėrcaktuar dhe me projekte tė posaēme pėr secilin prej tyre.

 

Neni 5

Palėt angazhohen tė realizojnė takime, konferenca, seminare, workshope dy palėshe dhe shumėpalėshe (nė rang rajonal) dhe mė gjerė pėr rritjen dhe konsolidimin e rolit tė

 

Institucioneve tė tyre pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.

 

ASPEKTET FINANCIARE

 

Neni 6

 

Shpenzimet pėr realizimin e ēdo lloj aktiviteti tė pėrbashkėt do tė pėrballohen bashkėrisht nga buxheti i secilės zyrė, nė pėrputhje me parashikimet e pėrafėrta qė do tė ketė projekti pėrkatės pėr secilin prej tyre.

Pėrveē kėsaj, pėr aktivitete specifike, mund tė procedohet me  ngritjen e fondeve pėr tė pėrfituar donacione nga grupet e interesit, organizata jofitimprurėse nga tė dy vendet apo nga institucione tė tjera ndėrkombėtare.

 

Neni 7

 

Palėt kanė tė drejtė tė informojnė ēdo subjekt tė interesuar pėr ekzistencėn dhe pėrmbajtjen e kėsaj marrėveshje bashkėpunimi.

 

Neni 8

 

Palėt nė kėtė Marrėveshje Bashkėpunimi do tė bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr ekzekutimin sa mė efektiv tė tė gjitha detyrimeve tė marra pėrsipėr prej tyre, nė mėnyrė qė t’i shėrbejnė kėshtu interesit tė pėrbashkėt mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive themelore tė individeve.

 

Neni 9

 

Kjo Marrėveshje Bashkėpunimi lidhet pėr njė afat tė pacaktuar dhe ajo do tė jetė nė fuqi pėr sa kohė do tė gjykohet si e nevojshme dhe e domosdoshme nga palėt.

 

Neni 10

 

Kjo marrėveshje hyn nė fuqi datėn e nėnshkrimit tė saj.

 

 

Marrėveshja u nėnshkrua sot, mė datė 18 shtator 2009, nė Prishtinė, nga

 

 

 

Avokati i Popullit tė Republikės                          Avokati i Popullit tė Republikės

          sė Shqipėrisė                                                                 sė Kosovės

 

 

   Z. Ermir Dobjani                                       Z. Sami KURTESHI

          (firma, vula)                                                                     (firma, vula)

 

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.