MARRĖVESHJE BASHKĖPUNIMI

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 17/06/2009

 

 

    

 

Marrėveshje Bashkėpunimi

 

ndėrmjet

Avokatit tė Popullit

dhe

Komitetit Shqiptar i Helsinkit

   

 

Hyrje

 

Kjo marrėveshje pėrbėn bazėn ligjore tė bashkėpunimit ndėrmjet institucionit tė Avokatit tė Popullit tė Republikės sė Shqipėrisė (AP, nė vazhdim) dhe Komitetit Shqiptar tė Helsinkit (KSHH, nė vazhdim) nė kuadrin e angazhimit tė pėrbashkėt nė mbrojtjen dhe respektimin efektiv tė tė drejtave themelore tė njeriut dhe ligjit si dhe parandalimit tė torturės.

Kjo marrėveshje ėshtė nė pėrputhje me nenin 30, paragrafi I i Ligjit Nr.8454, datė 4.2.1999, ndryshuar “PĖR AVOKATIN E POPULLIT”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 9888, datė 10.3.2008 , “Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė Ligjin nr.8328, datė 16.4.1998 “Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim”, tė ndryshuar dhe hyn nė fuqi pas nėnshkrimit tė pėrfaqėsueve titullarė tė subjekteve tė sipėr-pėrmendura.

 

Seksioni I

Dispozita tė pėrgjithshme

Neni 1

Qėllimi

 

Kjo marrėveshje ka si qėllim bashkėpunimin e dy institucioneve pėr mbrojtjen e tė drejtave tė personave tė arrestuar/ndaluar, tė paraburgosurve dhe tė dėnuarve, nė zbatim tė kuadrit ligjor tė lartpėrmendur si dhe standarteve ndėrkombėtare qė lidhen me respektimin e tė drejtave dhe parandalimin e keqtrajtimeve dhe tė torturės pėr personat e ndaluar/arrestuar dhe ata qė vuajnė dėnimin.

 

Neni 2

Pėrkufizime

 

 

Pėr qėllime tė kėsaj marrėveshje:

a.       Monitorim ėshtė procesi i mbledhjes, vėzhgimit dhe vlerėsimit tė tė dhėnave, rezultateve, funksioneve dhe ecurisė sė zbatimit tė kuadrit ligjor dhe institucional.

b.       ekipi monitorues ėshtė grupi i ekspertėve qė marrin pjesė gjatė vizitave monitoruese, tė profesioneve jurist, psikolog, punonjės social/edukator, dhe mjek, sipas kėrkesave tė Protokollit Opsional nė kuadėr tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara kundėr Torturės.

c.       raporte monitorimi janė aktet administrative dhe dokumentuese qė pasqyrojnė pėrmbushjen e misionit tė ekipit tė vlerėsimit, sipas instrumentit standard tė monitorimit.

 

Seksioni II

Bashkėpunimi dhe ndihma e ndėrsjelltė

Neni 3

Fushat e bashkėpunimit

 

Nė pėrputhje me qėllimin e kėsaj Marrėveshjeje, fushat e bashkėpunimit dhe ndihma e ndėrsjelltė mes dy institucioneve nėnshkruese do tė fokusohen nė:

a)      ndėrmarrjen e vizitave tė pėrbashkėta monitoruese nė komisariatet e policisė dhe institucionet e vuajtjes sė dėnimit (burgje, paraburgime);

b)      pėrgatitjen e raporteve tė pėrbashkėta nga vizitat monitoruese;

c)      ofrimin e ekpsertizės dhe stafit/vėzhguesve nė fushėn ligjore, mjekėsore dhe  psikosociale pėr mbarėvajtjen e monitorimit periodik tė komisariateve tė policisė dhe institucioneve tė paraburgimeve dhe burgjeve;

d)      paraqitjen e propozimeve konkrete pėr pėrmirėsimin e situatės sė respektimit tė tė drejtave tė personave tė privuar nga liria duke pėrfshirė kuadrin legjislativ, institucional dhe zbatimin e ligjit nė praktikė;

 

Neni 4

Monitorimi periodik dhe parimet e bashkėpunimit

 

a)      Njėsia Kombėtare e Parandalimit tė Torturės pranė AP nė bashkėpunim me KSHH-nė do tė vėzhgojnė periodikisht trajtimin e individėve, qė u ėshtė hequr liria nė vendet e ndalimit, arrestimit ose burgosjes, me qėllim qė tė forcohet, kur ėshtė e nevojshme, mbrojtja e individėve nga tortura, trajtimi ose dėnimi i egėr, ēnjerėzor ose poshtėrues;

a)

b)      Njesia Kombėtar i Parandalimit tė Torturės pranė AP dhe KSHH-ja bashkėpunojnė  nė paraqitjen e rekomandimeve pėr organet pėrkatėse, me qėllim qė tė pėrmirėsohen trajtimi dhe kushtet e individėve qė u ėshtė hequr liria dhe tė parandalohet tortura dhe trajtimi ose dėnimi i egėr, ēnjerėzor ose poshtėrues.

c)      Programi ndėrtohet me synim realizimin korrekt tė aktiviteteve me njė shpėrndarje kohore dhe gjeografike, nė kuadėr tė mbrojtjes dhe respektimit tė tė drejtave tė personave tė privuar nga liria, si dhe duke u kombinuar me planet vjetore tė inspektimit tė miratuara nga AP dhe planet e miratuara tė monitorimeve tė KSHH-sė nė kuadėr tė projektit ‘Sė bashku pėr njė respektim mė tė mirė tė tė drejtave tė personave tė privuar nga lira” projekt i financuar nga Komisioni Evropian, i cili pėrfshin periudhėn Janar 2009 – Korrik 2010.

d)      Ndihma dhe bashkėpunimi profesional ofrohet mbi bazėn e nevojave tė identifikuara gjatė vizitave monitoruese dhe rasteve tė evidentuara, duke respektuar parimin e ligjshmėrisė, paanėsisė, konfidencialitetit. Si rrjedhim, palėt angazhohen nė shkėmbimin e informacionit dhe ndihmesė reciproke nė rastet specifike tė torturės tė evidentuara gjatė vizitave monitoruese.

 

Seksioni III

Procesi i monitorimit tė vazhdueshėm nė bazė tė legjislacionit tė brendshėm dhe ndėrkombėtar

 

Neni 5

Standartet pėr monitorim, raportim dhe parandalim

 

a)      Standartet qė do tė vihen nė zbatim nga KSHH dhe AP gjatė proēesit tė monitorimit, raportimit dhe parandalimit tė keqtrajtimeve/torturės janė bazuar tek konventat ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė dhe legjislacioni vendas, pėrkatėsisht:

                                 i.            Konventa e OKB-sė kundėr Torturės dhe Trajtimeve, ose Dėnimeve tė tjera Mizore, Ēnjerėzore dhe Degraduese

                               ii.            Konventa Evropiane per Parandalimin e Tortures

                              iii.            Standardet pėrkatėse Minimale tė OKB-sė dhe Evropiane te Burgjeve

                             iv.            Protokolli Opsional nė kuadėr tė zbatimit tė Konventės kundėr Torturės

                               v.            Konventa Evropiane pėr mbrotjen e tė drejtave themelore tė njeriut, me ratifikimin e saj me Ligjin nr. 8137, datė 1996 dhe me depozitimin e instrumentave tė ratifikimit pranė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Evropės mė 2 tetor 1996

                             vi.            Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė

                            vii.            Ligjin nr. 9888, dt. 10.03.2008  ‘Pėr trajtimin dhe tė drejtat e personave tė dėnuar me burgim’

                          viii.            Kodin e Procedurės Penale tė Republikės sė Shqipėrisė;

 

 

Seksioni IV: Burime dhe mjete

 

Neni 6

Mjete  dhe pajisje logjistike

 

a)      KSHH  vė nė dispozicion vėzhguesit e tija pėr ekipin monitorues pėr realizimin e programit tė miratuar paraprakisht.

b)      AP angazhohet tė pėrfshijė ekspertizėn e ofruar nga KSHH, nė rekomandimet e tij dhe tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e trajtimit tė personave tė privuar nga liria nė ambjentet e komisariateve tė policisė dhe ato tė vuajtjes sė dėnimit.

 

Seksioni V

Dispozitat e fundit

 

Neni 7

Hyrja nė fuqi dhe zbatimi

 

Kjo marrėveshje hyn nė fuqi, pas nėnshkrimit nga palėt nėnshkruese me dt 17/06/2009 dhe ėshtė e vlefshme me njė mandat 1-vjeēar (i rinovueshėm).

Palėt nėnshkruese emėrojnė pėrkatėsisht:

Z. Ervin Karamuēo, drejtues i Njėsisė sė Mekanizmit Kombėtar tė Parandalimit tė Torturės pranė Avokatit tė Popullit, dhe

zj. Edlira Papavangjeli, menaxhere programesh nė Komitetin Shqiptar tė Helsinkit

pėr ndjekjen e zbatimit tė kėsaj marrėveshjeje.

 

Neni 11 – Amendimet

 

Kjo marrėveshje mund tė rishikohet dhe amendohet nė bazė tė konsensusit ndėrmjet palėve nėnshkruese.

 

 

 

Avokati i Popullit                                      Komiteti Shqiptar i Helsinkit

 

Ermir Dobjani                                                      Aurela Anastasi

 

Avokat i Popullit                                                   Drejtore ekzekutive
(firma, vula)                                                                                           (firma, vula)

 

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.