|
OMBUDSMANI
GREK
Ombudsmani
(Reference: 20693.03.2.1)
Ombudsmanit
te Republikes se Shqiperise
Bulev.
Deshmoret e Kombit No. 3
Tirana-
SHQIPERI Athine,
12 Janar 2004
I
dashur koleg,
Kam
lexuar me shqetesim letren tuaj (me numer reference No.
222/24.11.2003) qe me eshte drejtuar mbi ēeshtjen e pretendimit
per perkthim te parregullt te bere ng Znj. Niki Vavacula gjate
procesit te mbajtur ne Greqi kunder qytetareve te vendit tuaj.
E
kuptoj shume mire interesin tuaj per kete rast, nese gjendet
ndonje pergjegjesi mbi ndonje person te perfshire ne keto
procedura, rasti duhet te konsiderohet si nje shkelje serioze e
Konventes Europiane mbi te Drejtat e Njeriut. Per momentin , ne
jemi ne dijeni te
nje vendimi te Keshillit Gjyqesor per Keqberje i Selanikut ( me
numer 1831/2001) sipas te cilit asnje akuze nuk do te paraqitet
kunder Znj.
Vavacula; Keshilli ka pranuar propozimin e ngjashem te Keshillit
te Prokuroreve.
Me
sinqeritet ju siguroj se Institucioni yne do te kujdeset per
ankesat tuaja mbi kete rast brenda kufijve te pushtetit tone. Siē
mund ta dini mire, hetimi i ankesave te bera kunder autoriteteve
gjyqesore te tilla si Gjykata per Keqberje, jane krejtesisht
jashte kompetencave tona. Ne tashme i kemi derguar nje leter
Prokurorit te Gjykates se Larte, duke patur parasysh kompetencen
e tij sipas legjislacionit tone, dhe e beme nje gje te tille per
shkak te rendesise se madhe te ketij rasti. Dispozitat lidhur me
kete rast, jane ato qe kane lidhje me rifillimin e procedurave,
te percaktuara ne nenin 525 dhe ne vijim ne Kodin Grek te
Procedures Penale.
Megjithate,
eshte e nevojshme ,(ne menyre qe te kryhen hetime te duhura,) qe
te na siguroni informacion mbi rastet qe kane lidhje, ku nje
interes ligjor specifik i qytetareve tuaj eshte i bazuar (
d.m.th. ata jane denuar ne vend qe te gjendeshin te pafajshem,
ose jane denuar rende ne vend qe te denoheshin me lehte). Prandaj, ne menyre qe te mund te kryhen hetime eventuale,
dorezimi i nje ankese personale qe te na drejtohet neve eshte
nje kusht paraprak. Per fat te keq ne letren tuaj nuk i
referoheni kesaj pike.
Ne pritje te
informacionit te siperpermendur dhe/ ose kerkesave te tjera nga
ana juaj, mbetem,
Juaji
Sinqerisht,
Jorgos Kaminis
|