REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E DREJTESISE

___________________________________________________________________________

 

Nr. 637/5 Prot.                                            Tirane, me 31/05/2006

  

   

   

Lenda:   Jepet informacion

 

Z. GËZIM LLESHI

Komisioner prane Avokatit te Popullit

  

                                               T I R A N E

 

Ne lidhje me Tuajen nr. 57, date 03.03.2006, ju bejme me dije se Ministria e Drejtesise dhe Ministria e Financave ngriten nje grup te perbashket pune, i cili pergatiti udhezimin te cilin do ta gjeni bashkelidhur.

   

Aktualisht titullaret e institucioneve jane duke zhvilluar konsulta me qellim arritjen e nje konsensusi mbi permbajtjen perfundimtare te aktit dhe miratimin sa me shpejt te tij.

 

Ju faleminderit per mirekuptimin,

   

 

DREJTORI I PERGJITHSHEM I KODIFIKIMIT

 

VIKTOR GUMI

 (firma, vula)     

________________________________________________________________

     

UDHËZIM I PËRBASHKËT

PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE GJYQËSORE QË NJOHIN DHE KOMPENSOJNË BURGIMIN E PADREJTË.

    

Ne mbeshtetje te pikes 4, te nenit 102, te Kushtetutes, te pikes 2, te nenit 9 te Ligjit nr.9381, date 28.04.2005 " Per kompensimin e burgimit te padrejte",

    

UDHËZOJMË: 

    

I.Vendimet qe njohin dhe kompensojne burgimin e padrejte ekzekutohen nga Dega e Thesarit, e cila gjendet ne te njetjtin rreth gjyqesor me gjykaten qe ka dhene vendimin.

 

II. Aplikimi per ekzekutimin e vendimit te kompensimit duhet te permbaje :

 

l.Kerkese me shkrim te te demtuarit, ose ne rast vdekjeje te trashgimtareve.

 

2. Çertifikate personale me fotografi te kerkuesit.

 

3.Vendimin gjyqesor qe njeh dhe percakton kompensimin per burgimin e padrejte.

 

4. Ne rast se kerkesa per ekzekutimin e vendimit behet nga trashgimtaret, keta te fundit duhet te jene, ose te njejtet persona fizike, te cilet kane ngritur padine, ose ne rast se vdekja e te demtuarit ka ardhur ne periudhen kohore midis vendimit gjyqesor dhe kerkeses, kjo e fundit duhet te behet nga personat e permendur ne testament, ose nga trashgimtaret ligjore, te cilet e provojne kete fakt nepermjet çertifikates personale me fotografi dhe çertifikates, ose çertifikatave familjare.

 

III. Pas depozitimit te kerkeses Dega e Thesarit percakton nje date, jo me vone se 30 dite nga dita e kerkes, per te komunikuar pranimin ose jo te kerkeses dhe ne rast pergjigjeje positive komunikon çeljen e fondit, e cila kryhet jo me vone se 3 dite nga data e pergjigjes.

 

IV. Brenda 30 diteve personeli i Deges se Thesarit, verifikon prane kancelarit te gjykates qe ka dhene vendimin, saktesine dhe vertetesine e vendimit per kompensimin e burgimit te padrejte, te permbajtur ne aplikimin  sipas pikes II, te ketij udhezimi.

 

IV. Ne rast refuzimi, ose mosveprimi nga ana e Deges perkatese te Thesarit, kerkuesi ka te drejte te beje ankim administrativ, sipas Kodit te Proçedurave Administrative, ose te kerkoje nga Zyra e Permbarimit, e cila gjendet ne te njejtin rreth gjyqesor me gjykaten qe ka dhene vendimin, ekzekutimin e detyrueshem te vendimit.

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.