Ne
pergjigje te kerkeses tuaj, Nr.199 dt.26.01.2004 per te dhene mendime
rreth dy projektligjeve: “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Kodin
Penal te Republikes se Shqiperise” dhe “Per disa shtesa dhe
ndryshime ne Kodin e Procedures Penale te Republikes se Shqiperise”,
ju informojme se nga ana jone u studjuan me vemendje te veçante, dhe
nuk kemi ndonje mendim te kundert apo te ndryshem me to.
Meqenese
ne rastin konkret behet fjale per shtesa e ndryshime ne Kodin e
Procedures Penale, do te ishim te mendimit qe per shkak te situates ne
te cilen ndodhet drejtesia shqiptare, ne nenin 58 te Kodit te
Procedures Penale te shtohet nje pike Nr. 4, ne te cilen te
behet fjale per te drejten e familjareve te viktimes, per t’u
njesuar si nje pale ne proces, si dhe te kene te drejten te mbrohen me
avokat mbrojtes.
Kjo
eshte ngritur disa here nga ana jone, edhe ne Raportet Vjetore, eshte
pranuar ne parim, por nuk ka gjetur zgjidhje. Tashme eshte emergjente,
duke patur parasysh p.sh.kerkesen e familjes se ish komisar Gani
Malushit per ta patur kete te drejte ose kerkesat e familjareve te
viktimave te tragjedise se 9 janarit 2004. Te mos harrojme se ne
menyre jo ligjore kjo e drejte eshte zbatuar ne vitin 1991 ne gjyqin
per viktimat e 2 prillit 1991 ne Shkoder dhe pergjithesisht ka patur
mirekuptim dhe mbeshtetje per avokatin e caktuar nga familjaret e
viktimave ne ate kohe z. Nazif Bezhani. Pra nuk ka pse tani pas rreth
10 vitesh te mos rregullohet me ligj ky problem qe ne fakt veç te
tjerave lufton korrupsionin ne drejtesi.
Se
dyti siç ju kemi parashtruar me propozim te veçante, te behet shtese
ne nenin 57 te Kodit Penal per llogaritjen e diteburgut ne paraburgim
si nje dite e gjysem burg, edhe kur pas vendimit te formes se prere i
denuari mbahet ne qelite e paraburgimit.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI