REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E DREJTESISE

DREJTORIA E PERGJITHSHME E BURGJEVE

___________________________________________________________________________

 

Nr. 792 Prot.                                         Tiranė, mė 26/02/2002

   

Lenda:    Dergohen shpjegime per masat e marra per rregullimin e vendit ku mbahen personat me semundje psiqike, te deklaruar te tille me vendime gjyqesore.

     

   

          Drejtuar:                AVOKATI I POPULLIT

 

                                        Z.  Ermir   DOBJANI

  

  

Z. Avokat I Popullit!

 

Ne kuadrin e angazhimeve te perbashketa te Institucioneve shteterore ne zbatim te ligjit, per sistemimin e personave me semundje psiqike te deklaruar te tille me vendime gjykate, Ministria e Drejtesise e Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve kane patur angazhimin maksimal per sistemimin e ketij kontigjenti ne Institucione Psiqiatrike konform vendimeve te gjykates dhe urdhrave te ekzekutimit te Prokurorise.

Por ne angazhimet tona mbi mos administrimin e ketyre personave ne Spitalin e Burgut Tirane, mbasi jemi ne kundershtim me rregullin 100/1 te Konventes Europiane te Burgjeve, nenit 16 te Ligjit Nr 8328,date 16.04.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve” si dhe nenit 45 te ligjit Nr 8331, date 21.04.1998 “Per ekzekutimin e vendimeve penale”, kemi pasur veshtiresi ne mospermbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e Ministrise Shendetesise, institucion i cili ka detyrimin per percaktimin e institucioneve mjeksore jashte sistemit te burgjeve.

Vazhdimisht i jemi drejtuar Ministrise se Shendetesise per te permbushur detyrimin e saj ligjor per zgjidhjen e ketij problemi, por perfaqsuesit e Ministrise se Shendetesise pavarsisht se ne parim bien dakord, nuk kane marre asnje iniciative praktike ne zbatim te ligjit Nr. 8092 date 21. 03. 1996 “Per shendetin mendor”.

Konkretisht eshte biseduar me zv.Ministrin e Shendetesise z.Petrit Vasili i cili njeh detyrimin e Ministrise se Shendetesise, por nuk merr asnje inisiative institucionale per zgjidhjen e ketij problemi.

Te ndodhur ne keto kushte ju kerkojme ndihme e perkrahje per nje zgjidhje sa me te shpejte te shqetesimit tone te perbashket.

 

 

 

 

 

ZV IMINISTRI I DREJTESISE 

i komanduar

 

DREJTOR I PERGJITHSHEM

 

Sokol HAZIZI

 

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.