REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 13/1 Prot.                                           Tiranë, më 23/01/2003

   

Lenda:        Jepen mendime per tuajen Nr.40 dt.15.01.2003, lidhur me projektligjin “Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise”. 

       

   

Drejtuar:    Kuvendit te Shqiperise

 

Komisionit per çeshtjet Kushtetuese

dhe Ligjore

 

Zotit  Spartak  BRAHO

      

     

                                                     Tirane

        

     

I nderuar Z. Kryetar i Komisionit!

Lidhur me tuajen Nr.40 dt.15.01.2003 me ane te se ciles kerkohet dhenia e mendimeve tona per projektligjin “Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise”, mbasi e studiuam me kujdes, kemi keto sugjerime:

1. Nenit 1 pika 1 te projektit, i duhen shtuar rastet kur mund te shkarkohet zevendes prokurori i pergjithshem, si dhe nga cili organ.

Per kete, mendojme se formulimi duhet te jete:

“Zevendesprokurori i pergjithshem, emerohet dhe shkarkohet nga

Presidenti i Republikes, mbi propozimin e Prokurorit te Pergjithshem.

2. Neni 2 pika 1 e projektit: Formulimi ne kete menyre, bie ne kundershtim me Kushtetuten, nenin 148 pika 1, pasi Kushtetuta kete kompetence, ndjekjen penale etj, ia jep Prokurorise si organ, dhe jo titullarit te saj.

Formulimi ne kete menyre, mund te behet pengese per ushtrimin e menjehershem te ndjekjes penale nga Prokurorite e rretheve, pa qene me pare autorizimi i tyre nga ana e Prokurorit te Pergjithshem, per kete veprim. Ne anen tjeter, perqendrimi ne nje dore te vetme i te gjitha ketyre kompetencave, nuk tingellon mire ne nje shtet demokratik.

Per keto arsye mendojme se dispozita ekzistuese eshte me e drejte dhe me e sakte, ne krahasim me çka propozohet.

3. Neni 8. Mendojme se dispozita ekzistuese eshte me e sakte dhe me e drejte. Kjo, per faktin se mendimi i Keshillit te prokurorise duhet te mbeshtetet mbi bazen e rezultateve te konkurimit dhe jo te lihet ne çmimin e tyre, siç mund te ndodhe ne praktike. Dispozita ekzistuese, ka perputhje te plote dhe me kushtet ligjore qe nevojiten ne keto raste, ne baze te ligjit mbi sherbimin civil.

4. Neni 9 pika 2: Kriteret duhet te percaktohen me ligj. Dispozita ekzistuese eshte me e sakte dhe objektive. Transferimi nga nje nivel me i larte ne nje nivel me te ulet, siç parashikohet ne projektligj, ne thelb eshte mase disiplinore qe sjell pasoja te gjithaneshme. Ne keto rrethana, kjo kompetence duhet t’i perkase Presidentit te Republikes, mbi bazen e propozimit te Prokurorit te Pergjithshem, ne menyre qe te menjanohet ndonje abuzim i mundshem.

5. Neni 13: Dispozita ekzistuese e nenit 33 u mohon te drejten e ankimit, dhe vjen ne kundershtim me Kushtetuten siç ka vendosur edhe Gjykata Kushtetuese. Rregullimi propozuar nuk eshte i sakte. Shtesa e propozuar duhet bere pa shfuqizuar dispozitat ekzistuese. Mendoj se eshte nje ometim (harese) e propozuesve te ligjit.

6. Neni 16, pika 4: Masa e vleres qe do t’i kalohet prokurorise, nga t’ardhurat si rezultat i sekuestrimit te provave materiale, te mos i lihet kompetence Keshillit te Ministrave, por te percaktohet direkt ne kete ligj, me nje perqindje te caktuar.

Duke besuar ne mirekuptimin tuaj,

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.