|
Nr. 2978/1 Prot. Tiranė,
mė 21
Tetor 2005
AVOKATIT
TE POPULLIT
Zotit
Ermir DOBJANI
Lenda:
Lidhur
me informacionin tuaj Nr.1763 prot. date 12.10.2005.
I
nderuar zoteri,
Ne
vijim te informacionit tuaj per shqyrtimin e ankesave per
periudhen 2000-2004 ne fushen e Shendetesise, duke vleresuar
maksimalisht perpjekjet e institucionit qe ju drejtoni ne
trajtimin dhe zgjidhjen e ceshtjeve te ndryshme te adresuara, ne
shprehim komentet tona lidhur
me shqyrtimin e ankesave ne fushen e Shendetesise:
Se
pari lidhur me problematiken dhe shqyrtimin e ankesave per tere
periudhen 2000-2004 e cila eshte teper e gjere, duke qene se per
disa prej tyre nga ana e institucionit te Avokatit te Popullit
jane evidentuar vonesa ne kthimin e pergjigjeve nga ana e
Ministrise se Shendetesise dhe institucioneve te varesise se saj
do te vleresonim shume specifikimin e rasteve konkrete kur ka
ndodhur kjo vonese ne menyre qe te lejohet analizimi i secilit
prej tyre dhe natyrisht permiresimi i punes ne te ardhmen ne
hallken e cila e ka shkaktuar kete vonese. Po e njejta gje
gjykojme se vlen edhe per shprehjen tuaj pergjithesuese se duhet
te kete me teper transparence ne vendimarrjen nga strukturat
kompetente ne varesi te MSh.
Me
tej, per sa i takon shqetesimit te ngritur ne letren tuaj per
mos paraqitjen ende te projekt-ligjit per mbrojtjen nga
rrezatimet jonizuese si dhe ne gjithe praktiken bashkelidhur
letres suaj na duhet t'ju informojme se ne strukturen e varesise
se Ministrise se Shendetesise dhe atashuar asaj qendron nje zyre
per mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese (ZMRJ) dhe Komisioni per
Mbrojtjen nga Rrezatimet Jonizuese i kryesuar nga Ministri i
Shendetesise. Te dy keta institucione kane si qellim krijimin e
kuadrit te nevojshem dhe sigurimin per respektimin e tij lidhur
me mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese te cilat kane te bejne
kryesisht me dy lloj burimesh rrezatimi: (i)burime me natyre
radioaktive dhe (ii)burime qe gjenerojne rrezatim x (Pajisje Röntgen,
Scaner etj.). Lidhur me mbrojtjen prej rrezatimit jonizues ne
legjislacionin e brendshem te RSH egziston Iigji Nr.8025 date
9.11.1995 "Per mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese" , i
cili pas mbi 10 vjetesh eshte parashikuar te pesoje disa
amendime ne mesin e vitit te ardhshem 2006, pra sa me siper deri
tani Ministria e Shendetesise nuk e ka patur synim te saj
paraqitjen ne qeveri e me pas ne Kuvend te ndonje ligji per
mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese.
Duke
iu referuar praktikave bashkelidhur letres suaj kuptojme se
behet fjale per nje shqetesim lidhur me kontrollin e rrezatimeve
jo jonizuese te cilat kane te bejne kryesisht me fushat
elektromagnetike etj. Te gjeneruara kryesisht nga transmetues
radio/televizive, antena te telefonise celulare, etj.
Ne,
vijim edhe te informacionit te derguar me tonen Nr. 3888/1 date
25.11.2004, ju informojme se ne ate kohe ka qene ngritur nje
grup pune me pjesemarrje nga Ministria e Mjedisit, Ministria e
Shendetesise dhe e Transportit dhe Telekomunikacionit, i cili do
te merrej me hartimin e nje projekt-ligji per mbrojtjen nga
rrezatimet jo-jonizuese porse qe nga takimi i pare i ketij grupi
pune ka patur perplasje mendimi dhe mungese konsensusi per
ceshtjen se ku do te ishte vendosur njesia
rregulluese-kontrolluese per keto rrezatime. Per pasoje procesi
mbeti ne vend pa njohur asnje zhvillim me tej.
Duke
qene se prane Ministrise se Shendetesise egzistojne strukturat
perkatese te cilat rregullojne/kontrollojne rrezatimin jonizues,
nje ide mund te ishte qe me disa plotesime ne ligjin Per
mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese te rregullohej (po me kete
ligj) edhe mbrojtja nga rrezatimet jo-jonizuese. Nderkohe qe per
rrezatimin jonizues kontrolli dhe licensimi i importimit dhe
perdorimit te burimeve jonizuese behet prej Komisionit te
Mbrojtjes nga Rrezatimi Jonizues prane MSH dhe ZMRJ, lidhur me
rrezatimet jo-jonizuese dhe burimet e tyre, licensimi, mund te
behet nga Enti Rregullator i Telekomunikacionit (ERT).
Pavaresisht
nga opsionet e ndryshme ne diskutim, Ministria e Shendetesise si
institucioni pergjegjes per ruajtjen dhe permiresimin e
shendetit te popullates ne vend, mbetet edhe per kete ceshtje
krejtesisht hapur
per mbeshtetje dhe bashkepunim ne pergatitjen e bazes ligjore e
me gjere.
Duke
ju falenderuar per mirekuptimin,
Maksim
CIKULI
M
I N I S T E R
(firma, vula)
|