|
Nr. 1291/1 Prot.
Tirane, me 18/11/2005
Lenda: Pranim per bashkepunim
AVOKATI
I POPULLIT
Seksioni
i Administrates
TIRANE
Per
dijeni: MINISTRIT TE DREJTESISE
Z.
ALDO BUMCI
TIRANE
I
nderuar z. Dobjani,
Se
pari ju falenderoj per oferten per bashkepunim qe kam marre nga
ju dhe institucioni qe ju drejtoni me ane te shkreses tuaj nr
181 prot date 17/10/2005.
Zyra
Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme se bashku me
deget e saj neper rrethe duhet te konceptohen fillimisht si nje
institucion qe u ofron sherbim institucioneve publike, private
dhe qytetareve. Ne kete kendveshtrim bashkepunimi me
institucionin tuaj do te ishte shume i vlefshem.
Aktualisht
puna jone eshte perqendruar ne disa drejtime, per te cilat masat
do te jene afatshkurtra, ne menyre qe te perfitojme rezultate te
kenaqshme brenda nje kohe te shkurter:
1.
Permiresimet ne ligjin "Per Regjistrimin e Pasurive te
Paluajtshme" si dhe te akteve te tjera nenligjore,
rregullore, udhezime etj duke u bazuar ne informacionet qe
kemi marre nga kerkesat e shume institucioneve. Ne kete kuader
vleresoj shume sugjerimet e dhena ne shkresen tuaj. Si dhe ne
zbatim te nismes se Qeverise Shqiptare po marrim masat e duhura
per ekzekutimin e te gjitha vendimeve te permbarimit ne te
gjitha deget tona.
2.
Ristrukturimi i Zyrave te Regjistrimit, si ne qender ashtu
dhe ne deget e saj. Ky ristrukturim do te bazohet ne
perdorimin me eficence te kohes se punes dhe ne specifikimin e
cdo posti pune. Ne kete menyre do te arrijme te menxhojme mire
aftesite e personelit tone.
3.
Ne qender te vemendjes do te jete ofrimi i nje sherbimi sa me
transparent. Ne kete drejtim eshte menduar, se bashku me
donatoret, te zhvillohen
disa fushata publicitare per venien ne dijeni te perdoruesve te
sistemit tone me tarifat e sherbimit qe ne ofrojme.
4.
Permiresimi i sherbimit ndaj klientit dhe krijimi i nje
imazhi te ri per sistemin e regjistrimit te pasurive te
paluajtshme jane perparesi, per te cilat ne po punojme dhe
po identifikojme problemet dhe jam i bindur qe brenda nje kohe
te shkurter do te arrijme qe klientit t'i ofrojme nje sherbim
shume cilesor dhe brenda nje afati te kenaqshem kohor.
5.
Ne kete logjike ideja jone eshte qe te punohet ne drejtim edhe
te edukimit ligjor te qytetareve duke vene ata ne dijeni
per veprimtarine e sistemit tone, ate cfare ky sistem ofron dhe
garanton per qytetaret, por edhe se cfare ky sistem kerkon nga
keta te fundit.
6.
Pershpejtimi i regjistrimit fillestar eshte
kerkuar nga institucionet tona shqiptare, nga donatoret, perben
nje nga rekomandimet kryesore te Komisionit Evroplan per
Shqiperine, por njekohesisht per sistemin e regjistrimit eshte
nje domosdoshmeri. Aktualisht po bejme perpjekjet maksimale qe
ky proces te vazhdoje, jane vene ne dijeni donatoret qe operojne
ne vendin tone dhe kemi marre gatishmerine e tyre per vazhdimin
e regjistrimit fillestar sidomos ne ata zona te cilat
konsiderohen si prioritare per rendesine e tregut te pasurive te
paluajtshme, qe keto zona paraqesin, per zhvillimin e
infrastruktures, per krijimin e nje klime sa me te favorshme per
investime shqiptare dhe te huaja.
Dua
te ritheksoj se konstatimet tuaja jane shume te vlefshme ne
kuader te hartimit te strategjise per zhvillimin e sistemit te
regjistrimit te pasurive te paluajtshme per vitet ne vazhdim.
Duke
ju falenderuar per ndihmesen tuaj,
KRYEREGJISTRUESI
EDLIR
VOKOPOLA
(firma)
|