REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA KUSHTETUESE

___________________________________________________________________________

 

Nr. 35 i Aktit.                                             Tirane, me 18.03.2008

 

 

 

AVOKATIT TĖ POPULLIT

Blv. “Zhan D’Ark”, Nr.2

 

T I R A N Ė

 

 

            Bashkėngjitur me kėtė shkresė ju dėrgojmė kopjen e Vendimit nr.35, datė 07.03.2008 tė Kolegjit tė Gjykatės Kushtetuese, qė i pėrket kėrkesės sė Ilir Gjerasi, me objekt: “Shfuqizimin si antikushtetues tė vendimeve nr.8 dhe 10, datė 12.09.2007 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė”.

 

 

 

 

 

SEKRETAR I PĖRGJITHSHĖM

 

Kujtim OSMANI

                                                          (firma, vula)

 ________________________________________________________________

 

V E N D I M

 

 

            Kolegji i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, i pėrbėrė nga:

 

 

            Vladimir Kristo,             Kryetar i Gjykatės Kushtetuese

            Sokol Sadushi,               Anėtar i      “                  “

            Petrit Plloēi                    Anėtar i      “                  “

 

nė datė 07.03.2008 mori nė shqyrtim paraprak kėrkesėn me nr.35 Akti, qė i pėrket:

 

 

 

            K Ė R K U E S:         ILIR GJERASI

 

            O B J E K T I:           Shfuqizimin si antikushtetues tė vendimeve nr.8 dhe 10, datė 12.09.2007 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė

 

 

Kėrkuesi ka pretenduar se vendimet janė rezultat i njė proēesi tė parregullt ligjor pėr shkaqet si vijon:

- vendimet shkelin tė drejtat e punonjėsve tė Doganave dhe vijnė nė kundėrshtim me nenin 42 tė Kushtetutės dhe me nenin 6 tė Konventės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut, tė cilėt parashikojnė tė drejtėn e individit pėr njė proēes tė rregullt ligjor;

- Gjykata e Lartė nuk mund tė marrė atributet e pushtetit ligjvėnės. Edhe pse Kodi Doganor ėshtė i mangėt lidhur me parashikimin nėse punonjėsit doganorė pėrfshihen nė shėrbimin civil, kjo nuk i jep tė drejtė Gjykatės sė Lartė tė kryejė detyrėn e ligjvėnėsit;

- vendimet bien nė kundėrshtim me nenin 107 tė Kushtetutės, sepse punonjėsit e administratės doganore plotėsojnė tė dyja kushtet e parashikuara nė nenin 107 tė Kushtetutės, pėr tė qenė nėpunės publikė;

- Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė kanė nxjerrė konkluzione tė gabuara kur vėrejnė se nuk ka ligj tė posaēėm qė tė rregullojė marrėdhėniet e punės sė Administratės Doganore. Janė njė sėrė vendimesh tė lėna nė fuqi nga Gjykata e Lartė, qė kanė pranuar se punonjėsit e Administratės doganore janė nėpunės civilė. Baza ligjore ku ėshtė mbėshtetur Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave nė nxjerrjen e akteve administrative tė largimit nga puna ėshtė pikėrisht Ligji nr.8549, datė 11.11.1999 “Statusi i Nėpunėsit Civil”. Me vendimin unifikues tė Gjykatės sė Lartė duhej interpretuar dhe ky fakt.

Kolegji i Gjykatės Kushtetuese, pasi shqyrtoi kėrkesėn, dokumentet shoqėruese dhe bisedoi ēėshtjen nė tėrėsi,

 

 

V ĖR E N:

 

Duke patur parasysh kėrkesėn dhe dokumentet bashkėlidhur, Kolegji i Gjykatės Kushtetuese konstatoi se lidhur me vendimin nr.8, datė 12.09.2007 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, ēėshtja nuk mund tė shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, pasi me kėtė vendim, ēėshtja ėshtė dėrguar pėr vazhdimin e gjykimit nė gjykatėn e rrethit. Pėr pasojė, kėrkuesi nuk ka shteruar tė gjitha mjetet juridike pėrpara se t’i drejtohet Gjykatės Kushtetuese.

Lidhur me vendimin nr.10, datė 12.09.2007 tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, kėrkuesi nuk legjitimohet tė kėrkojė shpalljen e kėtij vendimi si antikushtetues, sepse nuk ka qenė palė nė atė gjykim.

Nė kėto kushte, kėrkesa e paraqitur nuk mund tė pranohet pėr shqyrtim nė seancė plenare.

 

PĖR KĖTO ARSYE:

 

Kolegji i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, nė bazė tė nenit 31 tė Ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”,

 

V E N D O S I:

 

Moskalimin e ēėshtjes pėr gjykim nė seancė plenare.

Nr.35 i Regj.Themeltar.

Nr.35 i Vendimit.

Tiranė, mė 07.03.2008

 

     ANĖTAR                   ANĖTAR                          KRYETAR

 

    /Petrit Plloēi/ (dv)                /Sokol Sadushi/ (dv)                     /Vladimir Kristo/ (dv)

 

 

 

Vėrtetohet njėsia me origjinalin

 

SEKRETAR I PĖRGJITHSHĖM

 

Kujtim OSMANI

(firma, vula)

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.