|
Nr.
260/1 Prot. Tirane, me
17.01.2001
Lenda:
Kthim pergjigje kerkeses per nje aktivitet te perbashket
AVOKATIT
TE POPULLIT
Z.
Ermir DOBJANI
Ne pergjigje te shkreses tuaj Nr. 22 Prot. , date 10
Janar 2001 duam tju bejme me dije se Ministria e Mbrojtjes
merr urdhera vetem nga institucionet eprore, ne te cilat
institucioni i Avokatit te Popullit nuk ben pjese. Megjithate,
Ministria e Mbrojtjes do te mirepriste sugjerimin tuaj per
zhvillimin e nje seminari te perbashket mbi ankesat dhe kerkesat
ne lidhje me Forcat e Armatosura dhe nevojat per permiresimin e
legjislacionit ne kete drejtim.
Po ashtu, ne vijim te sugjerimit tuaj do te
mireprisnim realizimin e konsultave te perbashketa per shkembim
mendimesh dhe idesh mbi elementet perberes te ketij aktiviteti,
pasi gjykojme se ai duhet organizuar ne perputhje me vecorite e
institucioneve tona, si dhe sugjerimet e mundshme qe Ministria e
Mbrojtjes mund te kete ne kete drejtim.
Duke ju shprehur edhe nje here gatishmerine ne parim
te Ministrise se Mbrojtjes per realizimin e ketij aktiviteti,
mirepresim kontaktet me ju per te diskutuar paraprakisht
realizimin e tij, si dhe detaje te ndryshme te mbulimit
financiar, pasi Ministria e Mbrojtjes nuk ka te parashikuar ne
buxhetin e saj ze te vecante per kete aktivitet.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj, mbetemi ne pritje te kontakteve te
metejshme.
M I N I S T R I
ISMAIL
LLESHI
|