REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 119/1 Prot.                                          Tiranė, mė 14/06/2002

   

Lenda:        Jepen mendime mbi projekt-ligjin “Per Mbrojtjen e Konsumatorit”

       

   

Drejtuar:    Ministrit te Ekonomise

Znj. Ermelinda MEKSI

 

     

E nderuara Znj.Meksi!

 

 

Duke ju falenderuar paraprakisht per kete ftese per bashkepunim dhe besimin e treguar ndaj Institucionit te Avokatit te Popullit, si dhe duke konfirmuar gadishmerine tone institucionale per raste te tjera analoge, deshiroj t’ju bej te ditur mendimet tona per projekt ligjin “Per mbrojtjen e e konsumatorit”.

 

Konsumatori eshte nje nga subjektet kryesore, ne lidhje me ankesat qe depozitohen prane Avokatit te Popullit. Nga ankesat qe jane parashtruar prane Institucionit tone, eshte kristalizuar idea se vertet legjislacioni shqiptar ka nevoje per nje ligj bashkekohor; per te zgjidhur dhe mbrojtur realisht konsumatorin nga palet e tjera ne mardheniet e krijuara.

 

           Mbas studimit me kujdes te ketij projekt-ligji, sugjerojme:

 

           Ne projekt ligj ndihet nevoja per nje perafrim dhe mos perplasje me

 

           1. Kodin Civil te Republikes se Shqiperise, konkretisht me  kontratat e fumizimit, shitblerjes, porosise, etj.

2. Kodin e Procedurave Administrative, si nje kod qe realisht duhet

te zbatohet, pasi ai mund te zgjidhe shume ankesa prane organeve administrative te cilat licensojne, menaxhojne dhe penalizojne te tretet qe mund te cenojne keta konsumatore.

3. Kodin Penal i cili parashikon shume kundravajtje penale ose vepra te mirefillta penale qe mund te kihen parasysh ne penalizimet ndaj te treteve si psh. ne fallsifikimet, mashtrimet etj.

4. Ne rregulloret e Enteve te KESH, UjesjelIes, Telekom, ku mos te kete perplasje siē ka realisht ne Kreun 5 ne nenin 30, 31 ne bazen ligjore ku veprojne keto ente realisht.

 

Avokati i Popullit eshte duke bashkepunuar ngushte me Ente qe ofrojne sherbime publike ndaj konsumatorit si KESH, Ujesjelles etj, per te hartuar nje kontrate te standarteve bashkekohore, te zbatueshme dhe te bazuar ne legjislacionin e realitetin shqiptar ku si qellim primar eshte mbrojtja ligjore qe i takon subjektit me te diskriminuar deri tani KONSUMATORIT.

          Me idene se te gjithe mund te jemi nepunes shteti qe inicojme, krijojme e zbatojme ligje, por kemi dhe fatin te jemi konsumatore te perjetshem, e pikerisht tani kemi mundesine qe ne kete rol te dyfishte te mbrojme dhe vetveten.

          Duke ju rikonfirmuar se jemi gati te japim ndihmen tone konkrete edhe me te hollesishme nese ndihet e nevojshme.

  

  

 

        

AVOKATI  I  POPULLIT

   

 

       Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.