|
Nr. 7049/1
Prot. Tiranė,
mė 11.11.2002
Per:
Z.Ermir Dobjani
Avokat i Popullit
Subjekti
: Kthim pergjigje
Duke
e vleresuar te drejte shqetesimin tuaj lidhur me planifikimin e
fondit te nevojshem ne projekt-buxhetin e vitit 2003 ne lidhje
me ekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere per
detyrimet qe prekin buxhetin e shtetit, ju sqarojme si me
poshte:
Se
pari, Drejtoria
e Buxhetit duke patur parasysh fluksin e madh te vendimeve te
gjykatave, sidomos ato me objekt kompesim per burgim te
padrejte, te cilat jane te detyrueshme te paguhen nga Ministria
e Financave, nisur edhe nga mundesite konkrete te buxhetit, ka
planifikuar nje fond prej 150 milion leke per vitin 2003 nga 135
milion leke te akorduara per vitin 2002.
Se
dyti, lidhur
me detyrimin ligjor per nxjerrjen e udhezimit te perbashket te
Ministrit te Drejtesise me Ministrin e Financave theksojme se,
sic ju kemi vene ne dijeni edhe here te tjera, per te kontribuar
per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje delikate, kerkohet marrja e
inisiatives nga Ministria e Drejtesise. Duke e vleresuar
shqetesimin tuaj, kerkojme nga ana juaj si institucion i pavarur
te ndikoni per venien ne rrugen e zgjidhjes se ketij problemi i
cili edhe per ne eshte mjaft shqetesues.
Duke
ju falenderuar per bashkepunimin,
M
I N I S T R I
Kastriot
ISLAMI
|