|
Nr. 7210/1 Prot. Tiranė, mė
11/01/2006
LENDA:
Mbi
trajtimin e problemeve te evidentuara gjate ekzekutimit
te
vendimeve gjyqesore dhe trajtimit te ankesave.
Drejtuar: Z. Ermir
DOBJANI
Avokat i Popullit
T
I R A N E
I
Nderuar Zoti Avokat i Popullit!
Duke vleresuar bashkepunimin nderinstitucional, si dhe duke
mirepritur shqetesimin qe ju ngreni ne lidhje me mospermbushjen ne
kohe dhe aq sa duhet te te drejtave qytetare ne cilesine e
gjyqfituesve, me lejoni t'iu bej me dije se:
Ministria
e Drejtesise, ne kuadrin e prioriteteve qe ka vete qeveria, e ka
vleresuar me seriozitetin maksimal kete problem, duke evidentuar
dhe pengesat e karakterit subjektiv qe e pengojne permbushjen e
kesaj te drejte qytetare.
Persa
me siper Institucioni yne eshte angazhuar ne zgjidhjen e problemit
qe lidhet me mosekzekutimin e vendimeve gjyqesore, dhe veēanerisht
nga Institucionet Buxhetore ne cilesine e debitorit.
Pasi
eshte evidentuar numri total i rasteve, si dhe shumat respektive,
qe i detyrohen institucionet buxhetore, personave fizike dhe
juridike ne cilesine e kreditorit, eshte kerkuar ne rruge
institucionale nga te gjitha keto institucione ekzekutimi i
vendimeve gjyqesore te trasheguara nder vite, si dhe i atyre qe
paraqiten rast pas rasti.
Me
Ministrine e Financave eshte kerkuar bashkepunimi i duhur per
rregullimin e kuadrit ligjor ne lidhje me ekzekutimin e detyrimeve
ne te holla ndaj institucioneve buxhetore.
Ne
aplikim te nenit 589 e vijues te K.Pr.Civile, do te merret
inisiativa ligjore per te bere ndryshimet e duhura ne V.K.M. Nr.
355 date 02.06.1998, si dhe do te kerkohet abrogimi i Udhezimit te
dale nga Ministria e Financave, i cili behet pengese serioze ne
ekzekutimin e ketyre titujve ekzekutive.
Krahas
kesaj, nepermjet Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit te
Permbarimit Gjyqesor dhe Drejtorise se Kodifikimit, do te
ndermerren hapa per krijimin e nje infrastrukture ligjore, e cila
do te rrise ndjeshem autoritetin e ketij Sherbimi.
Pavaresisht
nga pengesat e karakterit subjektiv kjo nuk e justifikon
shqetesimin, qe me te drejte, ju ngreni ne lidhje me mbrojtjen e
ketyre te drejtave qytetare, pasi permbushja e tyre nuk mund te
shtyhet pafundesisht.
Institucioni
yne ne baze te tagrave qe i jep ligji i ka kerkuar Drejtorise se
Pergjithshme te Sherbimit te Permbarimit Gjyqesor, qe permbaruesit
ne ushtrimin e detyres se tyre te jene konseguente ne zbatimin e
ligjit, si dhe te zbatojne me rreptesi sanksionet ligjore, ndaj
personave qe me veprimet ose mosveprimet e tyre behen pengese ne
ekzekutimin e vendimeve gjyqesore.
Ne
vijim te kesaj, lind si domosdoshmeri, rregullimi ligjor I
statusit te
permbaruesit gjyqesor, gje e cila do t'i jape me shume kompetenca
ne ushtrimin e detyres.
I
nje rendesie te veēante eshte dhe bashkepunimi me Institucionin e
Policise se Shtetit, Policise Ndertimore, Z.RR.P.Paluajtshme si
dhe Organin e Prokurorise.
Ne
perfundim, duke shprehur konsideratat tona, si dhe duke qene te
hapur per bashkepunim nderinstitucional, mirepresim ēdo verejtje
dhe sugjerim qe eshte per zgjidhje ligjore.
MINISTRI
ALDO
BUMĒI
(firma, vula)
|