I
nderuar Zoti Minister.
Pasi studjuam me vemendje projektligjin “Per disa shtesa dhe
ndryshime ne ligjin nr.8328, dt.16.04.1998 “Per te drejtat dhe
trajtimin e te denuarve me burgim”, po ju paraqesim mendimet tona.
1.
Duhet te ndryshohet titulli
i Ligjit Nr.8328 dt.16.04.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te
denuarve me burgim” dhe te titullohet ligji “Per te drejtat dhe
trajtimin e te
paraburgosurve
dhe te denuarve me burgim”, sepse tashme ky ligj do te rregulloje
edhe trajtimin e te paraburgosurve.
2.
Neni 3 i ligjit ne fuqi nuk duhet te shfuqizohet sepse nepermjet kesaj
dispozite zgjidhet procedura e ndarjes ne
institucione (burgje apo paraburgime) e rasteve te veçanta te
personave te ndaluar apo te arrestuar. Si nje rast te veçante mund te
permendim personat e ndaluar apo te arrestuar ne permbushje te
marreveshjeve nderkombetare si p.sh. kerkesat per ekstradime.
3.
Sipas projektit qe na paraqisni jane bere ndryshime te nenit 14 te
ligjit ne fuqi. Ne mendojme se fjalia e fundit qe thote se: “Kalimi
ne nje burg te sigurise se ulet behet me urdher te prokurorit” nuk
duhet te hiqet. Ne vazhdimesi ne kete projekt eshte tendenca te
menjanohet prokurori dhe roli
i tij thelbesor ne mbikeqyrjen dhe monitorimin e ekzekutimit te
vendimit me burgim nga te denuarit ne sistemin tone te burgjeve dhe
paraburgimeve. Prokurori ka dhe duhet te luaje nje rol te rendesishem
ne kete drejtim si nga pikpamja e zbatueshmerise se ligjit, edhe nga
pikpamja e mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te te burgosurve nga
veprimet apo mosveprimet e paligjshme te administrates se burgjeve.
4.
Ne nenin 14 te projektit thuhet: “neni 40, paragrafi i trete fjalia
e fundit shfuqizohet”. Nuk kuptohet arsyeja e ketij shfuqizimi pasi
paragrafi i 3 i nenit 40 i ligjit ne fuqi eshte me nje fjali dhe
tekstualisht: “Ne
rast vdekje apo semundje te rende fizike ose psikike te nje te
denuari, duhet te
njoftohen menjehere familjaret”. Mendojme
se po t’i hiqet pjesa pas presjes ky paragraf nuk do te kishte me
kuptim.
5.Per
sa i perket ndryshimeve te bera ne nenin 15 te ligjit ne fuqi mendojme
se tek neni 15 i
projekt-ligjit pas fjales
“ulet”
te
shtohen fjalet
“dhe qe nuk jane perserites”,
dhe
pastaj vazhdon
me fjalet denimi i te cilave nuk i kalon 5 vjet burgim”.
6.
Ne nenin 15 te projektit qe ben fjale per vizitat ne institucione
mendojme se ky nen duhet
te formulohet ne menyre qe te mos vije ne kundershtim me nenin 19/1 te
Ligjit Nr.8454, date 04.02.1999, plotesuar me ligjin nr.8600 date
10.04.2000, ndryshuar me ligjin nr.9398, date 12.05.2005 “Per
Avokatin e Popullit”, bile ne kete ligj duhet te pasqyrohen te
gjitha te drejtat qe ka institucioni i Avokatit te Popullit per keto
institucione, si inspektimet etj. Konkretisht duhet vene nje nen i veçante
vetem per Avokatin e Popullit me kete permbajtje:
“Avokati i Popullit apo personat e autorizuar prej tij kanë te
drejte te hyjne ne çdo kohe, pa kufizim e pa autorizim paraprak, por
duke vene ne dijeni titullarin e institucionit, ne te gjitha
institucionet e paraburgimit dhe
ne burgje, ne vendet ku policia ose prokuroria mbajne persona
te shoqeruar, te ndaluar apo te arrestuar, (te paraburgosurit) si dhe
ne çdo vend tjeter kur ka te dhena dhe çmon se ekziston mundesia e
shkeljes se te drejtave dhe lirive te njeriut.
Hyrja
ne te gjitha mjediset e mesiperme mund te behet si per te hetuar nje
ankese, nje kerkese ose njoftim te caktuar, ashtu edhe me nismen e
Avokatit te Popullit per qellime inspektimi apo studimi. Avokati i
Popullit ne keto raste mund te marre takim, te bisedoje ne menyre
konfidenciale e pa pranine e personave zyrtare me cilindo person qe
ndodhet apo mbahet ne keto mjedise.
Çdo
lloj korrespondence e ketyre personave me Avokatin e Popullit nuk
duhet te pengohet ose te kontrollohet”.
Kjo
dispozitë duhet rakorduar dhe me ligjin nr.9071 datë 22.05.2003 “Për
një ndryshim në ligjin nr.8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat
dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, që ka legjitimuar aksesin
e Avokatit të Popullit në burgje”.
Gjithashtu
te krijohet pershtypja se ka nje tendence qe synon nje “mbyllje”
te institucioneve te ekzekutimit te vendimeve penale (burgjeve dhe
paraburgimeve) ne nje kohe qe te
gjitha sistemet e burgjeve te vendeve te Evropes
ku synojme te integrohemi po shkojne drejt hapjes, duke u dhene
mundesi sa me shume institucioneve dhe OJF-ve per nje monitorim sa me
te mire te ketyre ambjenteve te mbyllura ku mund te abuzohet me lirite
dhe te drejtat e te burgosurve.
7.
Ne nenin 16 te projektit thuhet: Neni 46 shfuqizohet
Ne
mendojme se ky nen nuk duhet te shfuqizohet pasi gjithmone do te linde
nevoja per izolimin e perkohshem te te denuarve te veçante nga pjesa
tjeter e te denuarve, sidomos per
arsye shendetesore dhe per arsyet e tjera te percaktuara ne nenin 46
te ligjit ne fuqi.
8.
Siç theksuam edhe me larte nuk kuptohet zgjedhja e bere
per te menjanuar rolin e prokurorit ne kontrollin dhe
mbikeqyrjen e burgjeve. Ne asnje rrethane nuk duhet t’u hiqet e
drejta te burgosurve qe ne çdo kohe t’i drejtohen prokurorit me
ankesa dhe kerkesa te ndryshme.
9.
Nuk shohim ndonje arsye qe te shfuqizohet neni 51 i ligjit ne fuqi.
10.
Ne nenin 20 te projektit mendojme se duhet te shtohet nje paragraf
tjeter ne te cilin te parashikohet e drejta e te burgosurve qe punojne
per te perfituar leje te pushimit vjetor (siç quhet ndryshe leje e
zakonshme), si te gjithe punetoret e lire. Kjo leje pushimi vjetor do
konsumohet brenda vendit te vuajtjes se denimit.
11.Per
nenin 21 te projektit te mos i hiqet e drejta prokurorit per te
vendosur per dhenjen e lejes apo
per zgjatjen e saj ne rast refuzimi nga autoritetet e Burgjeve.
12.
Ne nenin 22 mendojme se nuk duhet te shfuqizohet neni 62 i ligjit ne
fuqi. Kjo sepse shperblimet jane stimul per nxitjen e te denuarve per
zbatimin shembullor te rregullave ne institucion. Ky nen i jep mundesi
drejtuesve te burgjeve per nje menaxhim sa me te mire te institucionit
duke i stimuluar te denuarit me anen e shperblimeve.
13.
Ne lidhje me nenin 23 te projektit, mendojme se neni 63 i ligjit ne
fuqi, paragrafi i fundit duhet te formulohet ne menyre te tille
qe te mos i hiqet e drejta Drejtorit te institucionit per t’i
kerkuar gjykates se vendit te vuajtjes se denimit per uljen e denimit
per te denuarit qe kane sjellje shembullore. Ligjevenesi kur ja ka
njohur kete te drejte Drejtorit te institucionit ka patur parasysh se
kete te drejte duhet ta perdore ne te mire te menaxhimit te burgut.
Mund te thuhet se kete te drejte e ka vete i denuari apo perfaqesuesi
i tij. Lind pyetja. Po per te denuarit qe nuk jane te afte per te
paraqitur vete apo qe nuk kane mundesi per te zgjedhur nje perfaqesues
ligjor (avokat), kush duhet t’i drejtohet gjykates per uljen e
denimit??
Ne e kuptojme
qellimin e heqjes se kesaj kopetence te drejtorit te institucionit.
Nga praktika ka rezultuar se kjo kopetence nuk eshte ushtruar nga
drejtoret sepse pothuajse ne te gjitha rastet, (qe jane shume te
rralla) kur kerkesat jane bere nga drejtuesit e institucioneve, nuk
jane pranuar nga gjykata duke i paragjykuar ata per ndonje afere
korruptive.
Ne praktiken e
deri tanishme eshte e detyrueshme qe per te gjitha kerkesat qe bejne
te denuarit per: lirim para kohe me kusht apo per ulje te denimit qe
te marre pjese drejtori i institucionit apo perfaqesuesi i tij.
Ketu duhet te
synohet ndryshimi. Drejtuesi i institucionit apo perfaqesuesi i tij
duhet te marre pjese detyrimisht vetem ne shqyrtimin e kerkesave qe
ben vete ai. Ne proceset gjyqesore ku kerkues eshte
i denuari apo perfaqesuesi i tij nuk duhet te marre pjese
drejtuesi i institucionit apo perfaqesuesi i tij pasi nuk eshte pale
ne kete çeshtje. Psh. Ne raste se x i denuar apo perfaqesuesi i tij i
drejtohet gjykates me
kerkese “per lirim para
kohe me kusht ose per ulje denimi”, ai duhet qe t’i drejtohet edhe
drejtuesit te institucionit me kerkese
per dhenjen e dinamikes se vuajtjes se denimit dhe vleresimin e
sjelljes ku te shpreh edhe mendimin e tij ne lidhje me kerkesen e te
denuarit.
Ne raste se
gjykata nuk e çmon te rregullt kete prove
shkresore te paraqitur nga i denuari apo perfaqesuesi i tij
(dinamika e vuajtjes se denimit dhe vleresimi i sjelljes) ajo urdheron
drejtuesin e institucionit per t’i derguar gjykates dinamiken e
vuajtjes se denimit dhe vleresimin e sjelljes
per te denuarin ne fjale.
14.
Per nenin 27 te projektit mendojme se nuk ka motive per shfuqizimin e
neneve 68, 69 dhe 70,
sepse “Komisioni
Mbikeqyres per Ekzekutimin e Vendimeve Penale me Burgim” dhe
Prokurori luajne nje rol te rendesishem per mbrojtjen e te drejtave
dhe te lirive te te burgosurve dhe te te paraburgosurve.
15.
Ne nenin 28 te projektit mendojme se nuk duhet te shfuqizohet
togfjaleshi “ose me kerkesen e prokurorit” ne
nenin 71 te ligjit ne fuqi.
16.
Ne nenin 29 te projektit mendojme se ne
nenin 72 duhet te
hiqen vetem fjalet “me
pjesemarrje te detyrueshme te drejtorit te institucionit ose
perfaqesuesit te tij”.
Ne
nenin 72 mund te shtohet edhe nje paragraf ku te percaktohet
e drejta per t’u ankuar ne Gjykaten e Apelit kunder vendimit
te Gjykates se Shkalles se Pare.
17. Per nenin 32 te projektit mendojme se
nuk duhet te shfuqizohet neni 75 i ligjit ne fuqi.
Gjithashtu
mendojme se para se te kalohet per miratim ne Qeveri,
projekti perfundimtar duhet t’i nenshtrohet nje diskutimi me
pjesemarrjen e institucioneve
qe lidhen me kete ligj, si Avokati i Popullit, Prokuroria, Gjykata si
dhe organizatat jofitimprurese qe merren me te drejtat e te
burgosurve.
Duke
ju falenderuar per mirekuptimin.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI