REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 102/1 Prot.                                           Tiranė, mė 06/05/2003

   

Lenda:        Jepen mendime, lidhur me tuajėn nr.919 dt.30.04.2003.

       

   

Drejtuar:    Kryetarit tė Komisionit pėr ēėshtjet

kushtetuese dhe ligjore

  

ZSpartak  BRAHO

      

     

                                                     Tirane

        

     

I nderuar z. Braho.

 

Mbi kėrkesėn tuaj, studjuam projektligjin “Pėr organizimin dhe funksionimin e gjykatave pėr krime tė rėnda”, ndaj tė cilit kemi kėto mendime:

1. Neni 3 pika 1, nė tė cilin bėhet fjalė pėr emėrimin e kryetarit, zėvendėskryetarit, tė gjyqtarėve gjykatės sė faktit si dhe tė gjyqtarėve tė gjykatės sė Apelit, tė kenė njė mandat 9-vjeēar, vendosja e kėtij afati, vjen nė kundėrshtim me nenin 138 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo, pėr faktin se, sipas kėtij neni, “Koha e qėndrimit tė gjyqtarėve nė detyrė nuk mund tė kufizohet”. Kufizime nė kohė, pėr ushtrimin e detyrės, sipas nenit 136 pika 3 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ka vetėm pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė.

2. Neni 7 pika 2, i jep mundėsi gjyqtarėve qė veē rasteve tė parashikuara nė nenin 340 tė Kodit tė Procedurės Penale, pėr zhvillimin e gjykimit me dyer tė mbyllura, njė gjykim tė tillė ta kryejė edhe nė rastet kur nga ana e gjykatės, njė gjė e tillė ēmohet e domosdoshme, “nė interes tė sigurisė kombėtare, rendit publik, tė drejtėsisė si dhe tė mbrojtjes sė pjėsėmarrėsve nė proēes”. Njė zgjerim i tillė i rasteve pėr tu zhvilluar gjykimet nė mėnyrė tė mbyllur, jo vetėm se vjen nė kundėrshtim me Kushtetutėn tonė nė tėrėsi, mbasi si rregull, gjykimi bėhet nė mėnyrė publike, por edhe me Konventėn Europiane pėr tė drejtat e njeriut, neni 6 i saj. Dhėnija e njė kompetence tė tillė gjykatės, pėr tė gjykuar “nė mėnyrė tė mbyllur”, tej rasteve tė parashikuara nė nenin 340 tė Kodit tė Procedurės Penale, pėrjashtimin, do ta kthejė nė rregull. Pėr pasojė, parimi i shprehur se “seanca gjyqėsore ėshtė publike”, do tė mbetet thjesht deklarative.

Nė anėn tjetėr, medias dhe opinionit shoqėror, duke i hequr mundėsinė e pranishmėrisė nė zhvillimin e gjyqeve tė tilla, efektivisht i hiqet e drejta pėr tė dhėnė opinionin e vet.

3. Neni 8. Kjo dispozitė, nuk duhet tė ekzistojė fare, mbasi vjen nė kundėrshtim si me Kushteuttėn e Republikės sė Shqipėrisė, e nė veēanti me nenin 31 gėrma “d” tė saj, si dhe me parimet e pėrgjithshme tė Kodit tė Proēedurės Penale, mbi kuptimin, objektin, rrugėn e ēmuarjes sė provave. (nenet 149-152 tė kėtij Kodi).

Sipas nenit 131 gėrma “d” tė Kushtetutės, i pandehuri ka tė drejtė: “t’u bėjė pyetje dėshmitarėve tė pranishėm…”. Pra, jo vetėm qė dėshmitarit i bėhen pyetje nga i pandehuri, por ato bėhen kur ai ėshtė i pranishėm. Nėse tė pandehurit do ti heqėsh mundėsinė vizuale pėr tė parė dėshmitarin, por vetėm ti krijosh mundėsinė e dėgjimit tė zėrit tė tij, efektivisht, atij i ke hequr tė drejtėn qė shpjegimet e dėshmitarit tė bėhen nė prani tė tij, duke e parė njėri tjetrin.

Nė anėn tjetėr, moskumunikimi tė pandehurit e mbrojtėsit tė tij, identitetin e dėshmitarit si dhe burimin e tė dhėnave nga tė cilat ai i ka marrė, informacionin jo vetėm se vjen nė kundėrshtim me nenet 149-152 tė Kodit tė Procedurės Penale, mbi kuptimin, objektin, rrugėn e ēmuarjes sė provave, por mosdhėnia e burimit tė provės, krijon arbitraritet. Qė njė fakt (dėshmi) tė shėrbejė si provė, duhet domosdoshmėrisht tė pėrmbajė dhe burimin e saj. Heqja e kėtij detyrimi ligjor, cėnon rėndė objektivitetin nė dhėnien e njė vendimi gjyqėsor.

4. Neni 2 pika 7, formulimi nė kėtė mėnyrė, tė krijon pėrshtypjen e gabuar se krimet e rėnda, shqyrtohen vetėm nga gjykata pėr krime tė rėnda dhe jo e Apelit, dhe jo edhe nga Gjykata e Lartė. Nė mėnyrė qė ky keqkuptim tė mėnjanohet, ndoshta do tė ishte e drejtė qė nė kėtė dispozitė kjo tė pėrmendej.

Kėto ishin mendimet tona.

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.