Lënda:
Lidhur me Tuajen Nr.5761 date 21.04.2006 “Per
zbatimin
e Rekomandimeve te Komitetit te
Ministrave
te Keshillit te Evropes”
Drejtuar:
Ministrit te Puneve te Jashtme
Z. Besnik Mustafaj
I
nderuar zoti Minister,
Duke
shprehur konsideraten institucionale dhe personale per Ju dhe
dikasterin e rendesishem qe drejtoni me lejoni t’ju parashtroj sa
vijon:
Ne
shkresen e Ministrise se Puneve te Jashtme Nr.5761 date 21.04.2006
“Per zbatimin e rekomandimeve te Komitetit te Ministrave te
Keshillit te Evropes”, eshte kerkuar nje informacion i detajuar nga
ana Institucionit te Avokatit te Popullit lidhur me zbatimin e nje
prej rekomandimeve te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes.
Por rezulton qe bashkengjitur me shkresen zyrtare jane vene ne
dispozicion vetem kopjet ne anglisht te ketyre Rekomandimeve.
Sa
me siper, duke patur parasysh parashikimet kushtetuese dhe konkretisht
nenin 14 te Kushtetutes ku parashikohet se :
“Gjuha
zyrtare ne Republiken e Shqiperise eshte shqipja”
bashkengjitja ne nje shkrese zyrtare te materialeve ne gjuhe te huaj
rezulton ne kundershtim me kete parashikim. Nga ana tjeter, duke patur
parasysh se keto jane akte te cilat jane te detyrueshme per t’u
marre ne konsiderate nga vendi yne, qendrimi yne Institucional dhe i
Institucioneve te tjera nuk mund te jete i ndryshem, kjo ne varesi te
cilesise se perkthimit qe mund t’i beje secili Institucion.
Ne
keto kushte lutemi qe kerkesa te na parashtrohet duke bashkengjitur
nje kopje te perkthimit zyrtar te Rekomandimeve te Komitetit te
Ministrave te Keshillit te Europes per informacion dhe opinion nga ana
e Institucionit te Avokatit te Popullit.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj,
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI