Drejtuar:
Zv.Kryeministres
dhe Ministre e Punes dhe
Perkrahjes
Sociale
Zj.
Makbule ĒEĒO
Ministrit
te Arsimit dhe Shkences
Zotit
Ethem RUKA
Tiranė
Duke patur
parasysh interesin e pėrbashkėt pėr forcimin e veprimtarisė sė
Administratės Publike, mbi bazėn e parimeve tė shtetit ligjor, kemi
menduar qė nė bashkėpunim me Institucionin tuaj, tė organizojmė
njė seminar tė pėrbashkėt pėr ankesat dhe kėrkesat ne
lidhje me Mbrojtjen e Grave dhe Femijve dhe nevojat e pėrmirėsimit tė
legjislacionit nė kėto fusha.
Pjesėmarrės
nė kėtė seminar do tė jenė: stafi i Avokatit tė Popullit dhe
stafi juaj. Kurse tė ftuar do tė jenė nga Komisionet e Ligjeve e te
Drejtave te Njeriut dhe Arsimit nė Parlament, Ministria e Pushtetit
Lokal, perfaqesues nga UNICEF dhe OJQ te interesuara.
Duke
qenė bashkėorganizatorė, pėrballimi i shpenzimeve do tė bėhet
nga Avokati i Popullit nėpėrmjet Danidės si dhe nga Institucioni
juaj .
Ne
mendojmė se ky seminar duhet pėrgatitur tė mbahet nė Tiranė, pėr
1 ditė, nė 3 mujorin e katert tė vitit 2001. Megjithatė pėr tė pėrcaktuar
tė gjitha modalitetet e duhura, nga ana jonė ėshtė caktuar
Komisionerja qė mbulon kėto probleme, zonja Florina Nuni.
Duke
besuar se nuk do tė mungojė predispozicioni dhe dėshira juaj per kėtė
aktivitet, lutemi na dėrgoni deri nė datėn 30 Janar 2001 opinionet
tuaja si dhe emrin e pėrfaqėsuesit tuaj pėr realizimin e kėtij
projekti.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI