Ekzistenca
e ndertimeve pa leje, rezultuar si eksperience negative ne kuadrin e
zhvillimit urban, eshte e lidhur ngushte me probleme sociale,
urbanistike dhe te cilesise se jeteses, te cilat tashme jane shtruar
per zgjidhje definitive. Ne kete kuader, me qellimin e mire per te
kontribuar ne çuarjen perpara te demokracise dhe respektimin e te
drejtave themelore te shtetasve, nepemjet ketij pergjithesimi po
evidentojme disa mangesi, eleminimi i te cilave ne te ardhmen do te
ndikoje ne permiresimin e punes te Policise te Ndertimit. Nisur nga
numri i ankesave te paraqitura ndaj organit te Policise te Ndertimit
dhe numrit te rekomandimeve te derguara nga ana jone ne kete organ,
konstatohet se veprimtaria e ketij organi te administrates publike
mbetet problematike ne kuader te respektimit dhe mbrojtjes se te
drejtave te individit.
Gjate
viteve 2000-2005 te funksionimit te Institucionit te Avokatit te
Popullit, numri i ankesave te cilat jane shqyrtuar lidhur me kete
problematike, eshte rreth 450 çeshtje. Shqyrtimi i tyre ka evidentuar
faktin se veprimtaria e Policise te Ndertimit kalon nga faza e
parandalimit te ndertimeve te reja te kundraligjshme, ne fazen e
evidentimit te plote dhe te ekzekutimit te tyre (prishjes), nga ana e
ketij organi. Por megjithate, ky proçes ne shume raste rezulton me
probleme dhe mangesi te shumta. Pa u ndalur ne raste konkrete te
shqyrtuara nga ana jone, problematika rezulton si me poshte:
1.
Evidentohet nje mosveprim i vazhduar i ketij organi jo vetem per
konstatimin dhe sanksionimin e ndertimeve te kundraligjshme, por edhe
per ekzekutimin e vendimeve te cilat jane marre ndaj kundravajtesve te
ndryshem, si per sanksionim me gjobe, ashtu edhe per prishje
ndertimesh te kundraligjshme.
Pa
mohuar punen e ketij organi dhe duke mbetur objektiv në trajtimin e
situates, duhet pranuar se Policia Ndertimore ka patur nje aktivitet
mjaft te ngjeshur per rikthimin e parqeve dhe territoreve publike ne
gjendjen e meparshme. Por pavaresisht kesaj, nuk mund te justifikohet
mosveprimi ne raste te veçanta, nderkohe qe ka patur edhe ndonje rast
qe mosveprimi ka qene i qellimshem. Nje rast shume i njohur eshte
rasti i kullave “Hawai”, i cili rezulton me kapercim kompetencash
ne marrjen e vendimit perkates nga ana e KRRT-se prane Bashkise Tirane
(neni 78), dhe mosveprim paraprak me kompetencat qe i jep ligji, nga
Dega e Policise te Ndertimit te Tiranes. Mosveprimi ndaj vendimeve qe
ka marre vete organi, jo vetem qe cenon autoritetin e tij, por mbart
problemet qe kane te bejne me ndertimet pa leje vit pas viti, duke
bere qe ngarkesa e punes te mos jete me racionale. Keshtu, megjithese
ndertimet e paligjshme evidentohen dhe ndaj tyre zhvillohet proçedura
perkatese ligjore deri ne marrjen e vendimit per prishjen e tyre, puna
ne shume raste ngec deri ketu, duke passjelle ne radhe te pare
pakenaqesine e qytetareve, te cilet vuajne pasojat e ketyre
ndertimeve. Veç problemeve te radhitura me siper, kjo sjell edhe
renien e besueshmerise ne publik te punes se organit te Policise te
Ndertimit. Mungesa e personelit, mungesa e mjeteve teknike, nderrimi i
kohepaskohshem i personelit, si atij drejtues, ashtu edhe atij
ndihmes, mbetet problematik ne kuader te nje veprimtarie normale te
organit te Policise te Ndertimit. Keto probleme jane diskutuar si ne
takime per çeshtje te caktuara ne rang ekspertesh, edhe ne takime
ndermjet titullareve te organit te Policise te Ndertimit dhe
Institucionit tone. Menyra e organizimit te punes me aksione ne zona
te caktuara dhe ne kohe te caktuara mbetet problematike, pasi kjo
tregon nje anormalitet ne kuadrin e vazhdimesise normale te punes se
ketij organi.
2.
Nuk kane munguar rastet, kur veprimi ka qene i pjesshem dhe jo
ne perputhje me vendimet administrative perkatese, apo ka qene i
kundraligjshem nga ana e Policise te Ndertimit.
Si nje
fenomen qe eshte konstatuar, eshte fakti se Policia e Ndërtimit ka
patur raste qe ka vepruar duke shkaterruar ndertime, edhe pse ato kane
qene te legjitimuara me vendime perfundimtare te formes se prere nga
gjykata, apo kur keto ndertime kane qene prone e hipotekuar ne menyre
te ligjshme nga ana pronareve te tyre. Megjithese keto raste jane
shume te pakta, kjo tregon se ligjshmeria ne veprimtarine e ketij
organi nuk duhet pare vetem ne aspektin e kerkeses per veprim, por
edhe ne sensin e veprimit ne perputhje me ligjin dhe ne proporcion me
shkeljen e bere nga ana e kundravajtesve. Ndonese nga ana jone jane
derguar rekomandime per fillimin e proçedimeve administrative per
shperblimin e demit te shkaktuar subjekteve pronare te ligjshem,
perseri nga ana e Policise te Ndertimit eshte mbajtur nje qendrim
refuzues, duke preferuar me mire qe çeshtja t’i kalohej gjykates
per zgjidhje. Ky fakt
nxjerr ne pah nje tjeter problem, i cili ka te beje me mungesen e
iniciatives se ketij organi, per rregullimin dhe zhdemtimin ligjor te
pasojave te ardhura nga veprimi ne kushtet e demit jashtekontraktor.
3.
Shpeshhere ne trajtimin e shume ankesave verehet nje “loje”
shkresash zyrtare ndermjet KRRT-ve me Bashkite apo me deget e Policive
te Ndertimit ne lidhje me vendim-marrjen perkatese per ndertime te
ndryshme te evidentuara si te kundraligjshme. Ne
disa raste eshte nderhyre nga ana jone me rekomandime per shpjegimin e
perkatesise te proçesit te vendim-marrjes, rekomandime te cilat
synojne zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes dhe venien ne vend te te
drejtes se shkelur te individit. Pavaresisht se ne nenin 77 te Ligjit
“Per urbanistiken”, percaktohet kompetenca e vendimmarrjes per
keto raste, perseri proçedurat zvarriten dhe percillen nga organi i
Policise te Ndertimit, tek organet e qeverisjes vendore, duke
passjelle shkelje te te gjitha afateve te shqyrtimit te çeshtjeve ne
perputhje me parashikimet e Kodit te Proçedurave Administrative.
4.
Vendimet per pezullim punimesh, si mase parandalimi, ne formen
qe nxirren, nuk zbatohen dhe nuk imponohen nga ana e organit te
Policise te Ndertimit, per te qene te detyrueshem per subjektin ndaj
te cilit merren. Eshte fakt se ne shume ankesa per ndertime te
kundraligjshme, Policia e Ndertimit, ne zbatim te kompetencave, ben
pezullimin e punimeve ne objekt, deri ne sqarimin e çeshtjes. Por
ndodh rendom qe, edhe pse eshte marre vendim per pezullim punimesh,
firmat e ndertimit apo individe te ndryshem vazhdojne punen, duke e
perfunduar ndertimin, derisa ne momentin final te vendim-marrjes ai
eshte bere fakt i kryer. Keto veprime thellojne akoma me shume
situaten e paligjshmerise.
5.
Nje tjeter problem i cili eshte evidentuar gjate kesaj kohe,
sidomos gjate ekzekutimit te vendimeve per prishje nga ana e organit
te Policise te Ndertimit, per ndertimet pa leje, eshte ai i
moszbatimit te nenit 84 te Ligjit “Per urbanistiken”, qe
parashikon se:
“Gjobat,
shperblimet dhe shpenzimet e prishjes, te percaktuara ne kete ligj,
paguhen nga kundervajtesit brenda 5 diteve, nga data e njoftimit te
vendimit te organit te Policise te Ndertimit, ose nga dita kur vendimi
i gjykates merr forme te prere. Pas kalimit te ketij afati paguhet
kamate 2 per qind ne dite deri ne nje muaj. Pas kalimit te ketij afati
(nje muaj), organet e Policise se Ndertimit kerkojne ekzekutimin e tij
ne rruge gjyqesore, sipas ligjeve ne fuqi. Gjobat, shperblimet dhe
shpenzimet paguhen ne zyren e finances se organit te pushtetit
lokal”. E evidentojme kete fakt, pasi prishja e nje ndërtimi pa
leje eshte ne favor te nje komuniteti te caktuar njerezish, por
shpenzimet e ketij veprimi, nese nuk paguhen nga kundervajtesi,
rendojne ne xhepat e ketij komuniteti. Me sa kemi konstatuar, ne asnje
rast shpenzimet per prishje dhe pastrim te territorit nuk i jane
ngarkuar kundervajtesit qe ka ndertuar pa leje. Zbatimi ne praktike i
kesaj dispozite, do te ndikonte akoma me shume ne edukimin e shtetasve
me frymen e respektimit te ligjit.
6.
Mosushtrimi i kompetences qe neni 6 i Ligjit “Per Policine e
Ndertimit” i jep organit te Policise te Ndertimit ne lidhje me
pezullimin dhe njoftimin e KRRTRSH-se per vendimet e marra nga
Keshilli i Rregullimit te Territorit, kur veren shkelje te ligjit ne
vendimet e tyre. Keshtu, gjate praktikes tone te deritanishme
jane evidentuar raste, kur per vendime te ndryshme te KRRT-ve, per
shkelje te ndryshme ligjore te konstatuara, organi i Policise te
Ndertimit, mund te vepronte duke pezulluar zbatimin e tyre dhe t’ia
percillte per shqyrtim KRRTRSH-se. Ky veprim nuk ka ndodhur, duke
evidentuar qendrim pasiv te ketij organi per ushtrimin e kompetencave
te veta, te cilat ne kete rast nuk duhen kuptuar si fakultative, por
si detyrim ligjor.
Persa
i perket aspektit te kuadrit ligjor, konstatojme se:
1.
Per shkak te nderthurjes se kompetencave apo percaktimeve jo te qarta
qe behen ne ligje te ndryshme dhe qe lidhen me kompetencat dhe
juridiksionin e Policise te Ndertimit, del e nevojshme pergatitja sa
me pare te nje ligji te ri per urbanistiken.
Efektivisht, ne disa raste nga ana jone jane konstatuar vakume ligjore
te cilat nuk i japin mundesi veprimi dhe vendimmarrje, as Policise te
Ndertimit dhe as KRRT-ve, ne reference te nenit 77 te Ligjit “Per
urbanistiken”. Akoma me emergjente e ben kete situate hyrja ne fuqi
e dy ligjeve te reja, perkatesisht, Ligjit Nr.9209 date 23.03.2004
“Per legalizimin e shtesave ne ndertime” dhe Ligjit Nr.9304 date
28.10.2004 “Per legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale”.
Objekti i rregullimit te ligjit te pare te sipercituar, eshte
legalizimi i ndertimeve, teresisht ose karabina, me siperfaqe me te
madhe se projekti i miratuar me vendim te KRRT-ve te njesive te
qeverisjes vendore. Nderkohe objekti i rregullimit te ligjit te dyte,
eshte legalizimi i ndertimeve pa leje ne zonat informale, te
percaktuara sipas proçedurave te ketij ligji dhe urbanizimi i zonave
te zena nga ndertimet e banesave pa leje, te emertuara
“Informale”, per integrimin e tyre ne zhvillimin territorial e
infrastrukturor te vendit dhe permiresimin e kushteve te jeteses ne
to. Megjithate per shkak te nje sere problemesh, sot e kesaj dite
evidentohet me lehtesi fakti se, zbatimi i Ligjit “Per legalizimin e
shtesave ne ndertime” ka deshtuar dhe realisht, ai eshte kthyer ne
nje ligj te pazbatueshem. Ky problem eshte ngritur si nga ana e
Shoqates te Ndertuesve te Shqiperise, ashtu siç edhe ne vete e kemi
evidentuar nga nje shqyrtim qe i kemi bere ketij problemi, duke
propozuar edhe ndryshimet ne ligj qe do te mundesonin perfundimin e
ketij proçesi me interes per te gjitha palet. Nje problem qe eshte
verejtur ne punen e Policise te Ndertimit, gjate vitit 2005, eshte
fakti se per nderhyrje te kerkuara ndaj ndertimeve te paligjshme,
mbahet qendrimi se nuk mund te nderhyhet nga ana e tyre pasi rastet
perkatese do te gjejne rregullim nga Ligji “Per legalizimin dhe
urbanizimin e zonave informale”. Sikurse kemi theksuar edhe ne
raportin e paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise per vitin 2004, mbetet
me rendesi sqarimi i ekzekutimit te vendimeve te meparshme te marra
nga ana e Policise te Ndertimit, per prishjen e ndertimeve pa leje. Ne
pamje te pare, parashikimet e Ligjit “Per legalizimin dhe
urbanizimin e zonave informale”, duket sikur krijojne nje perplasje
mes kompetences tanime te ushtruar ne vendimet e marra paraprakisht
per ndertime te ngritura ne zonat informale nga ana e organit te
Policise te Ndertimit dhe qe, me hyrjen ne fuqi te ketij ligji,
rezultojne te paekzekutuara. Zgjidhja e kompetences ne kete rast,
megjithese nuk eshte percaktuar shprehimisht ne ligjin e sipercituar,
jepet ne nenin 23 te Kodit te Proçedurave Administrative.
Efektivisht, vendimi i organit te Policise te Ndertimit duhet te
pezullohet ne ekzekutim, derisa te merret nje vendim perfundimtar nga
ana e organit te ngarkuar me ligj per shqyrtimin e mundesise se
legalizimit apo jo, te ndertimit te sanksionuar. Legalizimi i
ndertimeve pa leje ne kete kuptim zgjidh njekohesisht edhe pronesine
mbi parcelen ndertimore, ose te siperfaqes se truallit te zene nga
ndertimi, ne harmonizim me Ligjin Nr.9235 date 29.07.2004 “Per
kthimin dhe kompensimin e prones”.
2.
Mbetet
ende i paqarte ligjerisht, pozicioni detyrues i organit te Policise te
Ndertimit, ne rastet kur konstatohet demtim i prones se personave te
trete nga ana e firmave te ndertimit, gjate zbatimit te lejeve te
ndertimit, per shkak te moszbatimit korrekt te projektit te miratuar,
ne reference te Ligjit nr.8402
date 10.09.1998 “Per kontrollin e displinimin e punimeve te
ndertimit”. Ne
disa raste nga ana e ketij organi eshte mbajtur qendrim nepermjet
marrjes se vendimeve perkatese per detyrimin e firmave per rregullimin
e pasojave, qe ata i kane shkaktuar personave te trete, gjate zbatimit
te lejeve te ndertimit (psh. demtim te prones se tyre te ligjshme),
ndersa ne raste te tjera mbahet qendrim pasiv. Megjithese organi i
Policise te Ndertimit, ka per objekt te punes se tij kontrollin e
zbatimit te ligjshmerise ne fushen e punimeve te ndertimit dhe te
urbanistikes, gjate ketyre rasteve, mbetet jo e qarte kompetenca e
ketij organi per te marre vendime te tilla, nderkohe qe konflikti qe
lind mes paleve ka natyre civile dhe mund te zgjidhet ne gjykate.
Gjykojme se nje interpretim i gjere i konceptit te kontrollit te
zbatimit te ligjshmerise ne fushen e punimeve te ndertimit, do te
mundesonte zgjidhjen e ketyre çeshtjeve ne rruge administrative ne
menyre direkte nga ana e Policise te Ndertimit, pa qene nevoja qe
palet t’i drejtoheshin gjykates. Kjo se pari duke parashikuar ne
menyre te shprehur te drejten e ketij organi per te marre vendime te
ketij lloji, dhe se dyti, duke konkretizuar proçeduren e veprimit ne
keto raste. Zgjidhja qe do te jepej, do te qartesonte edhe medyshjen e
ketij organi per te vepruar ose jo ne keto raste, si dhe do te rriste
autoritetin e tij ne kuader te objektit te punes qe ai ka te
percaktuar me ligj.
3.
Nje problem tjeter, ka te beje me percaktimin e nje afati
vlefshmerie te percaktuar zyrtarisht nga vete Policia e Ndertimit, ne
lidhje me vendimet qe ajo merrte dhe ka marre, me objekt prishje
ndertimesh te kundraligjshme. Ky moment i eshte referuar nga
ana jone nepermjet nje rekomandimi, te gjitha degeve te Policise te
Ndertimit si dhe vete Drejtorise se Pergjithshme te Policise te
Ndertimit, ku kemi sqaruar kuptimin e ligjit (nenit 23 te Ligjit
“Per kundervajtjet administrative”), si dhe zbatimin e nenit
84 te Ligjit Nr.8405 date 17.09.1998 ”Per Urbanistiken” ne
praktiken e perditshme te punes se ketij organi. Si konkluzion, kemi
konkluduar se referenca qe i behet nenit 23,
te Ligjit Nr.7697 date 7.04.1993 “Per kundervajtjet
administrative”, ne lidhje me afatin 1 vjeçar te ekzekutimit te
mundshem te vendimeve te KRRT-se, apo edhe te vete organit te Policise
te Ndertimit, kur vendoset prishja e nje objekti te kundraligjshem,
eshte e gabuar dhe jo ne perputhje me ligjin. Sa me siper, ne funksion
te mirefunksionimit te organit te Policise te Ndertimit kemi
rekomanduar nderprerjen e praktikes se referimit te gabuar per
vlefshmerine e ekzekutimit te vendimeve te KRRT-ve dhe te vete organit
te Policise te Ndertimit, sipas afatit 1 vjeçar, pasi nuk ekziston
nje percaktim i tille ne nenin 23, te Ligjit “Per kundervajtjet
administrative”. Per kete rast kemi rekomanduar ekzekutimin ne nje
kohe sa me te shpejte te mundshme te ketyre vendimeve, te cilat
ligjerisht nuk kane te percaktuar nje afat vlefshmerie, te limituar ne
periudha kohore te percaktuara shprehimisht ne dispozita ligjore
perkatese.
Per
marredheniet e institucionit tone me Policine Ndertimore:
a.
Ka nje mungese te theksuar dhe neglizhence krejtesisht te
pajustifikuar te ketij organi, ne dhenien e pergjigjeve apo
informacioneve, pas kerkesave te derguara per kete qellim nga ana e
institucionit tone. Kjo
gje shpeshhere eshte shoqeruar paraprakisht nga nje mungese
transparence prej ketij organi ndaj personave te interesuar, apo edhe
publikut ne pergjithesi per veprimtarine e tij. Mungesa e
informacionit te kerkuar, jo vetem eshte bere shkak per kohezgjatjen e
shqyrtimit te çeshtjeve nga ana jone, por shpeshhere realisht na ka
vene ne pozite shume te veshtire me ankuesit, te cilet i jane drejtuar
institucionit tone per nje zgjidhje te mundshme. Problematike shfaqen
Deget e Policise te Ndertimit ne Tirane, Durres, Vlore, por edhe vete
Drejtoria e Pergjithshme e Policise te Ndertimit. Ndodh qe ne disa
raste, edhe pse jepet informacion ne lidhje me çeshtje te caktuara,
ky informacion eshte i paqarte ose i paplote, fakt i cili na detyron
t’i ridrejtohemi perseri ketij organi per shpjegime te metejshme.
Shpeshhere, sidomos per ndertimet te cilat gjate zbatimit te tyre
shfaqen me shkelje ne zbatim te projektit te miratuar nga ana e
Bashkive, dhenia e shpjegimeve jashte afateve te percaktuara ligjore
perkon edhe me hapjen e proçeseve gjyqesore ne lidhje me keto çeshtje,
gje
qe na detyron te nderpresim shqyrtimin e metejshem te rasteve.
b.
Rekomandimet e drejtuara nga ana jone, verejme se ne te shumtat e
rasteve pranohen ne heshtje, duke ndermarre veprime te ngadalta dhe jo
konkludente dhe per me teper duke mos permbushur detyrimin ligjor te
dhenies se prononcimit zyrtar, sikurse parashikohet ne nenin 22 te
Ligjit “Per Avokatin e Popullit”, nderkohe qe ne nje shumice te
tyre mbeten pa pergjigje. Ndaj kerkesave tona per marrje masash
administrative ndaj punonjesve, te cilet jane bere shkak per zvarritje
dhe moszgjidhje te çeshtjeve ne kohe, organi i Policise te Ndertimit
ne me te shumten e rasteve ka qene pasiv. Megjithese
jane organizuar mjaft kontakte e takime te nivelit te larte te
drejtuesve, Drejtori i Pergjithshem gjithmone premtonte rregullimin e
gjendjes, por pas pak kohe permiresimi, problemeve duhesh qe t’u
ktheheshim nga fillimi. Me ndryshimin e drejtuesve ne besojme se
situata do te permiresohet. Por gjithsesi, me miratimin e ndryshimeve
me Ligjin nr.9398 date 12.05.2005 “Per Avokatin e Popullit”,
institucionit tone i jane dhene me teper kompetenca per te vene para
pergjegjesise per zbatimin e ligjit personat qe keqperdorin pushtetin.
Pa
mohuar punen pozitive qe eshte kryer ne shume zona ndaj ndertimeve pa
leje nga ana e Policise te Ndertimit, te gjitha keto konstatime
tregojne problematiken ne teresi te ketij organi, problematike e cila
nxjerr nevojen e permiresimit te punes, per nje mirefunksionim dhe
sherbim korrekt ligjor ndaj qytetareve.
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI