Dihet se njė nga prioritetet e
Ministrisė sė Jashtme gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė saj ėshtė
jo vetem mbrojtja e interesave tė shtetit shqiptar, por dhe tė
shtetasve shqiptarė qė punojnė e jetojnė jashtė vendit.
Institucioni i Avokatit tė Popullit me ndėrhyrjet e tij, pas
shqyrtimit tė ankesave, ka synuar tė ndikojė pėr mirėqeverisje,
jo vetėm tek administrata shqiptare brenda vendit, por edhe tek ajo
pjesė e saj qė funksionon jashtė Shqipėrisė. Bashkėpunimi ynė
ka qėnė nė nivel tė kėnaqshėm dhe pėrmendim sidomos:
-
Ēeshtje e cila eshte vleresuar e rendesishme nga ana e
Institucionit te Avokatit te Popullit kane qene te drejtat e te
burgosurve shqiptare jashte vendit. Gjatė vitit 2002, nė bashkėpunim
me Ministrinė e Jashtme dhe atė tė Drejtėsisė u realizua projekti
i botimit nė shqip tė pėrmbledhjes sė instrumentave kryesore
juridike ndėrkombėtare, lidhur me tė drejtat e njeriut dhe rrugėt
pėr mbrojtjen e rivendosjen e tyre nė institucionet e sistemit
penitenciar jashtė vendit, ku vuajnė dėnimin rreth 5000 shtetas
shqiptarė. Njė botim i tillė u bė me qėllim qė tė ndihmojė tė
burgosurit shqiptarė jashtė vendit, tė cilėt janė njė grup i veēantė
i pambrojtur qė nuk kanė mundėsi pėr tė patur njė rrjet lidhjesh
dhe mbėshtetje, sikundėr tė burgosurit e tjerė. Kjo bėhet mė e
theksuar kur i burgosuri nuk lexon e kupton gjuhėn e vendit ku ėshtė
burgosur. Dihet se literatura nė gjuhėn shqipe nė burgjet jashtė
vendit pėr shumė arsye mungon. Rekomadimi nr.89 i Kėshillit tė
Europės, qė bėn fjalė mbi edukimin nė burgje, nė pikėn 10 tė
tij pėrcakton tė drejtėn e tė burgosurve pėr tė pasur njė shėrbim
tė bibliotekės tė paktėn njė herė nė javė.
Institucioni
i Avokatit tė Popullit, duke parė se kjo e drejtė tė burgosurve
shqiptarė jashtė vendit pothuajse ju mohohej, nė mbėshtetje tė
akteve tė sipėrcituara, duke kėrkuar dhe bashkėpunimin e Ministrisė
sė Drejtėsisė dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, inicioi
projektin pėr botimin e njė pėrmbledhje tė tillė. Tashme rezulton
se ky libėr ėshtė shpėrndarė nė disa shtete si: Greqi, Slloveni,
Angli, Danimarkė dhe Itali.
-
Ėshtė fakt qė nga Mediat ka jo pak raste tė informimit tė
opinionit pėr shkelje tė shumta tė tė drejtave dhe lirive tė
shtetasve shqiptarė, deri edhe nė vrasje tė tyre, nga individė apo
segmente tė caktuara shtetėrore nė Greqi apo Maqedoni, tė
keqtrajtimit tė shtetasve shqiptarė tė burgosur nė kėto vende
etj.
Avokati
i Popullit i ka patur kėto ēėshtje ndėr prioritetet e tij, ka
bashkėpunuar dhe ka ndikuar qė institucionet e diplomacisė
shqiptare tė vihen mė shumė e mė cilėsisht nė lėvizje pėr
mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė shtetasve shqiptarė. Pėr kėtė
kemi siguruar edhe gatishmėrinė e zyrės sė Ombudsmanit tė Greqisė,
te Ombudsmanit te Maqedonisė, tė Kosovės dhe sė fundi edhe tė 15
zyrave tė Difensore Civico nė Itali.
-
Nė funksion tė realizimit tė funksioneve tona kushtetuese e
ligjore, veprimtaria jonė nuk ėshtė fokusuar vetėm nė trajtimin e
rasteve konkrete. Veprimtaria jonė, ndėrhyrjet dhe konkluzionet e
nxjerra kanė qėnė pjesė e proēesit tė raportimit nė organizmat
e O.K.B.-sė .
Tashmė
bashkėpunimi me grupin e punės tė ngritur pranė kėsaj Ministrie,
pėr hartimin e raporteve pėr zbatimin e Konventave nė tė cilat
vendi ynė ka aderuar ka rezultuar i frytshėm. Pėrmendim kėtu
kontributin e dhėnė nga Institucioni ynė nė mbrojtjen e Raportit
Kombėtar pėr zbatimin e Paktit Ndėrkombetar pėr tė drejtat civile
e politike si dhe per Konventen per te drejtat e femijeve.
Per
periudhen 2000-2004 pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe
ambasadat apo konsullatat nė varėsi tė saj ka patur rreth 50 ankesa
ose kėrkesa.
Problematika
e konstatuar nga shqyrtimi i ankesave qe lidhen me kete organ ka qenė
pėr:
-
Refuzimet pėr pajisje me vizė nga pėrfaqėsite e huaja nė vendin
tonė. Ankesa tė tilla kėrkojnė njė angazhim mė tė madh tė
Drejtorisė Konsullore pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, me
qėllim qė shtetasit tanė tė paktėn tė sqarohen pėr motivet e
refuzimit tė vizės
-
Pėrfshirjen apo ndihmen e organizmave tė Ministrise se Puneve te
Jashtme nė rastet e humbjes apo vdekjes sė shtetasve shqiptarė
jashtė shtetit;
-
Veprime apo mosveprime te paligjshme apo te parregullta tė
konsullatave apo sektorėve konsullorė nė ambasadat tona nė ato
vende ku ka mjaft shtetas shqiptarė;
-
Mbrojtjen e te drejtave te burgosurve shqiptare qe vuajne denimin ne
shtetet e huaja;
-
Ankesa nga qytetarėt te cilėt paraqesin shqetesimin lidhur me radhėt
e gjata dhe vonesat nė realizimin e proēesit tė legalizimit tė
dokumentave nga ana e strukturės pėrkatėse tė Ministrise sė Punėve
tė Jashtme;
-
Mosbotimin e teksteve zyrtare ne gjuhen shqipe te akteve nderkombetare
te ratifikuara nga vendi yne;
-
Mosekzekutim te vendimeve te formes se prere ndaj punonjėsve tė
Ministrisė apo ndaj qytetarėve tė ndryshėm;
-
Pėr lėvizje tė pamotivuara tė personelit diplomatik ose stafit
ndihmės ose mostrajtimi ligjor i kėrkesave tė tyre.
Ndėr
problemet qė duhen ndjekur nga Ministria e Punėve tė Jashtme pėr
zgjidhje nė pėrputhje me rekomandimet tona janė:
1.
Zbatimi i proēedurės sė pėrgatitjes dhe botimit nė gjuhėn
shqipe tė teksteve zyrtare tė akteve ndėrkombėtare tė ratifikuara
nga vendi ynė, tė cilat nuk janė botuar nė Fletoren Zyrtare, me qėllim
qė tė kenė mundėsi tė gjithė organet qė janė tė detyruara
ti zbatojnė ato tė njihen me to. Kjo detyrė ligjore duhet tė bėhet
sėbashku me Ministrinė
e Drejtėsisė.
Tė
dy dikasteret kane qene dakort nė pėrgjigjet e tyre qė na kanė dėrguar,
por asnjė hap nuk eshte ndermarre ne zbatim te rekomandimit te
mesiperm.
2. Nė raportet
tona vjetore, Institucioni ynė
ka nxitur rritjen e vėmendjes sė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme
pėr forcimin e konsullatave apo sektorėve konsullorė nė ambasadat
tona, sidomos nė Greqi, Itali, Gjermani, Angli etj, ku jeton njė numėr
i konsiderueshėm i shtetasve shqiptarė, nė funksion tė rritjes sė
cilėsisė sė shėrbimit konsullor. Pėr kėtė ėshtė sugjeruar qė
numri i personelit konsullor duhet tė rritet nė sasi e cilėsi, pasi
ėshtė e pamundur qė numri aktual i punonjėsve konsullorė qė janė,
tė mund tu pėrgjigjen dhe tu shėrbejnė si duhet dhe nė njė
kohė sa mė tė shpejtė, rreth njė milion shtetasish shqiptarė qė
jetojnė e punojnė jashtė vendit. Personeli konsullor qė rekrutohet
i ri mendojmė se duhet tė jetė diplomuar patjetėr nė fushėn e
ligjeve, sepse vetėm kėshtu mund tė kryejė me cilėsi detyrėn.
3. Nė funksion tė vėnies nė shėrbim te shtetasve
shqiptare qe jetojne jashte vendit, nga Ministria e Jashtme eshte mundėsia
e krijimit tė njė sistemi tė quajtur shėrbim me njė ndalesė,
(one stop service) pėr lehtėsimin e procedurave konsullore, e
cila mund tė bėhet qoftė dhe me njė person tė caktuar jashtė
konsullatės.
Shėrbimi me njė ndalesė, krijon mundėsinė e ofrimit tė shėrbimeve
publike nga njė zyrė pėr disa shėrbime konsullore. Kjo mund
tė zbatohet nė rastin e procedurave qė ndjekin qytetarėt pranė
zyrave konsullore pėr probleme tė ndryshme qė lidhen me ta. Krijimi
i kėtij shėrbimi jashtė shtetit do tė rriste mundėsinė dhe cilėsinė
e marrjes sė shėrbimeve nga shtetasit tanė qė punojnė e banojnė
jashtė shtetit, me qėllim qė ata tė paguanin dhe tė mos ishte
nevoja tė vinin fizikisht nė Shqipėri pėr tė marė ēertifikata,
dėshmi, lenie shtetesie etj, ashtu siē ėshtė rregulluar problemi i
marrjes sė pasaportave pranė ambasadave apo konsullatave.
4.
Per personelin e ambasadave dhe konsullatave jashte vendit ėshtė
detyrim zbatimi i dispozitave te Kodit te Proēedurave Administrative,
konkretisht te nenit 70 tij qė parashikon se:
1. Peticione mund tė paraqiten edhe nė pėrfaqėsitė
diplomatike, zyrat konsullore ose pėrfaqėsi tė tjera tė vendosura
nė vendin ku palėt e interesuara banojnė ose ndodhen fizikisht.
2. Pėrfaqėsitė diplomatike apo zyrat konsullore ia dėrgojnė
peticionin organeve tė cilave ai iu drejtohet, duke treguar datėn nė
tė cilėn ka mbėrritur peticioni nė zyrat e tyre.
Pra
pavaresisht kuadrit ligjor ky sistem ende nuk funksionon ne menyre te
plote, dhe si pasoje lind si detyre immediate permiresimi i
vazhdueshem i tij.
Duke besuar nė mirėkuptimin dhe bashkėpunimin Tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI