Siē
dihet Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati i Mjedisit jane organe te
ngarkuara me ligj per hartimin e politikave, mbikqyrjen, mbajtjen nen
kontroll, marrjen e masave parandaluese dhe venien e sanksioneve ndaj
cdo subjekti apo veprimtarie qe permban veprimtari me rrezik te shtuar
ne fushen e ndotjes se ambjentit dhe demtimit te shendetit te njerezve
dhe ekosistemit ne pergjithesi.
Per keto institucione shteterore gjate viteve 2000-2004 jane
depozituar prane Zyres se Avokatit te Popullit 27 ankesa, por edhe
numri i ankesave te bera publike nepermjet medias qe bejne fjale per
ndotjen e ambjentit, ndotjen akustike, ndotjen toksike etj ka qene i
konsiderushem. Kjo pasi problemet e ndotjes ne Shqiperi referuar edhe
raporteve nderkombetare zyrtare apo organizatave joqeveritare
vazhdojne te jene te medha dhe mjaft te drejtperdrejta per shendetin
dhe jeten e qytetareve. Kjo gje del qarte me evidentimin e disa zonave
mjaft te ndotura ne Shqiperi, si rasti i depozitimit te plastikes ne
Lushnje, Arsenikut ne Fier, clirimit te lendeve toksike ne Fabriken e
Ēimentos Elbasan, ndotjes nga veprimtaria e Kompanise Kurum ne
fushen e perpunimit industrial te ēelikut ne Elbasan etj.
Ne jemi te vetedijshem se keto zona tejet te ndotura kerkojne projekte
dhe financime te medha per rehabilitim dhe pastrim. Por kjo nuk duhet
te beje qe te nenvleresohet puna qe duhet te bejne organet e ngarkuara
me ligj per konstatimin e ndotjes, marrjen e masave per shmangien nga
rreziqe te ndryshme te popullsise qe banon perreth, shpalljen e ketyre
zonave karantine me inicitive te Ministrise se Mjedisit dhe
miratim te Keshillit te Ministrave, matjen e ndikimit ne mjedis te
ndotjeve te ndryshme dhe penalizimin e subjekteve te cilesuara si
shkaktare te ndotjes.
Avokati
i Popullit eshte perpjekur qe veprimtaria e Ministrise se Mjedisit dhe
Inspektoratit te Mjedisit dhe atyre Rajonale te realizohet ne zbatimin
korrekt te ligjit Per Mbrojtjen e Mjedisit
Nga
mardheniet qe kemi patur me keto organe ne kuader te shqyrtimit te
ankesave konkrete kane rene ne sy disa mangesi administrative te cilat
jane bere shkak per mospermbushje te plote te detyres se ketyre
organeve karshi te drejtave te individeve. Konkretisht konstatimet
tona jane si vijon:
1.Inefiēence e punes nga ana e Inspektorateve Rajonale te Mjedisit
dhe apati e perseritur ne lidhje me realizimin e detyrave te tyre
funksionale, e cila vihet re edhe ne burime njerezore dhe materiale te
cunguara.
Avokati i Popullit ka evidentuar dhe ka nderhyre me rekomandime ne
disa raste ku nepermjet ankesave te qytetareve ne zona te ndryshme ne
vend eshte vene re se Inspektoratet Rajonale te Mjedisit luajne nje
rol inaktiv ne permbushjen e detyrave te tyre funksionale. Konkretisht
eshte konstatuar se keto struktura nuk arrijne te kryejne inspektimet
me minimale ne baze te ankesave te paraqitura pasi nuk kane
logjistiken e nevojshme dhe numri i nepunesve ne dispozicion te ketij
sherbimi eshte tejet i vogel. Kjo gje ka sjelle qe per verifikimin e
ndikimit te ndotjes ne terren te kerkohet nje kohe relativisht e gjate
dhe te shkaktoje pa te drejte vazhdimin eventual te ndotjes se
mjedisit apo rrezikimin e jetes dhe shendetit te personave.
2.Mungese administrimi te punes nga ana e Inspektorateve Rajonale
te Mjedisit, duke mos patur nje strategji konktrolli dhe plan te
rregullt veprimi ne terren.
Ne kuader te trajtimit te ankesave te Avokatit te Popullit eshte
konstatuar se inspektimet dhe kontrollet ndaj subjeteve te ndryshme
apo ne terrenet e ndotura kryhen vetem nepermjet ankesave apo urdhrave
qe vijne nga Ministria e Mjedisit dhe nuk jane pjese e nje plani apo
nuk ushtrohen sipas nje strategjie kontrolli ne terren te planifikuar
paraprakisht.
Kjo menyre organizimi e punes, megjithe aktet e reja nenligjore qe
jane miratuar per kete lloj sherbimi vazhdon te ngelet nje handikap i
madh, i cili duhet te permiresohet konform legjislacionit ne fuqi.
Forca e ligjit qe duhet te veproje ne kuader te mbrojtjes se mjedisit
dhe parandalimit te ndotjes duhet te jete e menjehershme sepse nga
vete natyra e saj, ajo perfaqeson nje rrezik real qe nuk i perngjan
asnje lloj fenomeni tjeter ne fushen e administrimit shteteror. Ne
keto kushte, Avokati i Populllit ka kerkuar dhe do te kerkoje nje
force me aktive institucionale nga ana e Ministrise se Mjedisit per te
perballuar me sukses sfidat e ambjentit.
3.Mungese e logjistikes dhe aparaturave per t`i ardhur ne ndihme
konstatimeve ligjore te ndotjes me qellim mbrojtjen e jetes dhe
shendetit te qytetareve.
Shpesh here eshte konstatuar se prania ne terren e inspektoreve te
mjedisit nuk bashkeshoqerohet me mjete dhe pajisje matese per ndotjen.
Kjo logjistike me mungesa te medha ne aparatura te posaēme
bashkekohore ka sjelle si pasoje qe verifikimet e kontrollet te
mbartin nje peshe subjektive dhe te mos prezantojne realisht ndikimet
ne terren te ndotjeve te ndryshme. Si rezultat i ketyre mangesive
Inspektorati i Mjedisit e ka te pamundur te kryeje ekspertiza te
mirefillta te ndotjeve dhe te mase sasine specifike te tyre ne
ambjent. Rast per t`u permendur eshte edhe denoncimi i Avokatit te
Popullit per rrezatimet e antenave AMC Vodafone, ēka kerkoi
angazhimin e specialisteve dhe aparaturave te huaja per saktesimin e
pretendimit te qytetareve. Si rrjedhim mendojme se pajisja e ketyre
strukturave me aparaturat e nevojshme duhet te jete nje detyre primare
e politikave qeveritare per mjedisin dhe do te perbeje nje shans te
mire bashkepunimi edhe per Zyren e Avokatit te Popullit ne kryerjen e
espertizave te ndryshme specifike ne terren.
4.Mungesa e nje evidence kombetare te subjekteve private te cilat
duhet te pajisen me lejen e mjedisit dhe kontrolli ne drejtim te
respektimit sa me te drejte te saj nga ana e subjekteve.
Ne disa ankesa te paraqitura prane Avokatit te Popullit dhe te vena ne
vemendjen e Inspektorateve Rajonale te Mjedisit, eshte konstatuar se
keto organe nuk kane nje evidence te sakte te veprimtarive private ne
rajonin e tyre te cilat sipas ligjit nevojitet te pajisen paraprakisht
me leje mjedisore. Kjo mendojme se duhet te jete nje nga detyrat
funksionale te Inspektorateve, pasi pa siguruar nje harte te
subjekteve me mundesi eventuale ndotje ne terren nuk mund te kesh nen
kontroll gjendjen e ambjentit. Per kete mangesi ka ndikuar edhe mos
bashkepunimi i ketyre organeve me gjykatat e rretheve ne kuader te
verifikimit te rregjistrit tregetar dhe me organet tatimore per te
verifikuar subjektet dhe specifikat e aktivitetit te tyre ne fushen
mjedisore.
5.Mungesa e iniciativave ligjore dhe nenligjore te metejshme nga
Ministria e Mjedisit per te parandaluar ne menyre emergjente ndotjen
nga ndertimet urbane, akustike etj.
Aktualisht shoqeria jone perballet me nje situate teper te ndotur
kryesisht nga ndotjet urbane ne ndertime dhe nga zhurmat. Per kete
problem megjithe masat teper te pakta qe ka ndermarre Drejtoria e
Kontrollit mbi Territorin ne Bashkine Tirane dhe Inspektorati Rajonal
i Mjedisit, kuptohet lehtesisht se rregullimi i mardhenieve dhe
caktimi i rregullave te reja per nje situate ne te cilen ndertimet dhe
ndotja akustike jane nje problem primar ne fushen e mjedisit, duhet te
jene prioritare. Konkretisht Ministria e Mjedisit duhet te propozoje
masa te reja per miratim ne Keshillin e Ministrave, lidhur me menyren
e ruajtjes se standatrteve te lejuara te ndotjes ne ambjent gjate
punimeve publike dhe zhurmave qe rendojne se tepermi ambjentin dhe
demtojne shendetin e qytetareve. Krahas kesaj duhet te miratohen
pasqyra te detajuara lidhur me standartet e lejuara te ndotjeve
specifike duke caktuar edhe normat perkatse. Kjo gje jo vetem qe nuk
ve ne pozite organet e administrates vendore qe te aludojne per norma
te ndryshme te Bashkimit Europian, por identifikon saktesisht ne
mjedisin tone nje standart te ri mbi te cilin duhet te pranojme
ndotjen e lejuar. Me kete dokument te miratuar i lihet me pak vend
abuzimit me shifrat dhe intensifikohet me teper veprimtaria
parandaluese dhe verifikuese e organeve te specializuara.
Ēeshtje
te mbetura pezull qe nga viti 2003 dhe qe vazhdojne te ndiqen nga zyra
jone jane:
Rekomandim tre Ministrave, tė Mjedisit, tė Shėndetėsisė dhe atij
tė Transportit dhe tė Telekomunikacioneve, pėr nevojėn e hartimit
tė Ligjit tė posaēėm pėr mbrojten e shėndetit tė njerėzve dhe
tė ambientit nga rrezatimet e antenave celulare. Qė tė tre
dikasteret na janė pėrgjigjur se po punojnė sipas rekomandimit tonė.
Shkresa e fundit e ardhur prane zyres sone i
perket dates 25.11.2004 nga Ministri i Shendetesise qe konfirmon
ngadalesine e ketij procesi dhe faktin se akoma ky projektligj eshte
ne fazen e pergatitjes nga grupi i punes.
Duke
e konsideruar veprimtarine e institucioneve shteterore te mjedisit
mjaft te rendesishem per permiresimin e cilesise se jetes, mendoj se
bashkepunimi yne me ju duhet te rritet ne sasi dhe cilesi.
Duke ju falenderuar per mirekuptimin dhe bashkepunimin e vazhdueshem,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI