|
Nr. 180 Prot. Tiranė,
mė 14/10/2005
Lenda:
Informacion
per problemet qe kane dale nga ankesat per Ligjin nr.7501, date
19.7.1991 Per Token dhe aktet e tjera nenligjore dale ne
zbatim te tij.
Drejtuar: Ministrit
te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatoreve
Z.
Jemin GJANA
Per
dijeni:
Komisionit
Parlamentar pėr Veprimtaritė
Prodhuese,
Tregėtinė dhe Mjedisin
Tirane
I
nderuar zoti Minister!
Me
anen e ketij informacioni ju paraqes nje permbledhje te
shqetesimeve qe kane dale nga shqyrtimi i ankesave te nje
spektri te gjere subjektesh fizike apo juridike, lidhur me
problemet qe trajton teresia e legjislacionit per token
bujqesore, kullotat dhe fondin pyjor, dhe ne menyre te veēante,
Ligji nr.7501, date 19.7.1991 Per Token, aktet nenligjore
dale ne zbatim te tij dhe VKM nr.161, date 8.4.1993 Per
ndryshime ne VKM nr.452, date 13.10.1992 Per ristrukturimin e
NB-ve.
Nje
nga aktet ligjore qe vazhdimish ka qene i kontestuar per menyren
se si u shpernda pasuria e palujteshme ne formen e tokes
bujqesore, si dhe veprimet e vendimet abuzive ne zbatimin e tij
ne praktike nga Komisionet e Tokave te te gjitha rangjeve,
problemet e pasaktesise te kufinjve te parcelave midis fshatrave
fqinje, apo midis ketyre dhe tokave te ish NB-ve, shoqeruar me
shqetesime dhe konflikte te shumta, ka qene Ligji nr.7501, date
19.7.1991 Per Token me ndryshimet e bera, dhe aktet
nenligjore dale ne zbatim te tij, si dhe VKM nr.161, date
8.4.1993 Per nje ndryshim ne VKM 452, date 17.10.1992, Per
ristrukturimin e NB-ve. Edhe pse kane kaluar mese 14 vjet nga
hyrja ne fuqi e ketij ligji, problemet qe e kane shoqeruar ate,
vazhdojne te jene te njejta dhe ne vazhdimesi, pavaresisht
afrimit te perfundimit te ndarjes te tokes bujqesore dhe te proēesit
ne teresi. Vete ligji Per Token ka qene dhe vazhdon te
jete i kontestueshem ne teresine e tij ne menyre te veēante nga
shoqatat e ish pronareve, te shoqates Bregdeti, etj.
Per periudhen midis viteve 2000-2004 teresia e ketyre
ankesave ka qene 243, pas te cilave qendrojne nje numur shume me
i madh subjektesh qe perfitonin nga ky ligj.
Shqetesime kryesore te shprehura nepermjet tyre kane qene
te njejta nga viti ne vit dhe konkretisht :
a-Mos plotesimi me toke bujqesore ne pronesi, teresisht
ose pjeserisht, sipas perberjes familjare dhe sasise per fryme.
b-Dhenia e te njejtes siperfaqe toke bujqesore disa
subjekteve nga Komisionet e Tokave ne fshat dhe komuna si dhe
nga KKK te Pronave, qe ne menyre arbitrare dhe ne kundershtim me
ligjin nr.7698, date 15.4.1993 Per kthimin dhe kompensimine
pronave ish pronareve kane kthyer ne natyre ne pronesi te te
shpronesuarve fondin e tokes bujqesore. Keto veprime abuzive
kane krijuar konfikte te renda qe shpesh jane shoqeruar edhe me
veprime qe kane sjelle incidente te renda midis paleve ne
konfikt.
c-Shqetesim
i veēante kane krijuar vonesat, shpesh here teper te gjata, ne
ngritjen dhe funksionimin e Komisioneve te tokave ne njesi
vendore te ndryshme.
d-Mos
ekzekutimi nga komisionet e tokave ne fshatra dhe komuna te
vendimeve gjyqesore te formes se prere per trajtimin e
gjyqfituesve me toke bujqesore.
Ndėr
shkaqet e kėtyre ankesave pėrmendim paaftesine dhe mungesen e
vullnetit te Komisioneve te Tokave ne administrimin e proēesit
te dhenies ne perdorim dhe pronesi te tokes bujqesore, sipas
legjislacionit perkates shoqeruar me veprime per motive te
dobeta, per perfitim familjar dhe fisnor, mungesa e
bashkepunimit e komisioneve te tokave ne fshatra dhe komuna me
ate te rrethit (sot qarkut), dhe i ketij te fundit me Komisionin
Qeveritar te Tokes. Secili prej tyre, ka vepruar ne pavaresi
totale nga Komisionet me te larta, pavaresisht vertikalitetit te
tyre administrativ, dhe me e keqja eshte, se rralle rezulton qe
vendimet e Komisioneve te Komunave, Bashkive dhe Qarqeve te
zbatohen nga komisionet qe jane ngarkuar per zbatimin e tyre.
Funksionimi i ketyre komisioneve, dhe bashkepunimi midis tyre qe
jane saktesuar ne VKM nr.230 date 22.7.1991 Per krijimin e
Komisioneve te tokave me ndryshimet e bera, tregon se nuk ka
qene efektiv.
Edhe
vete Komisioni Qeveritar i Tokes nuk ka treguar konseguence ne
ndjekjen e detyrave dhe realizimin e te drejtave qe i jane
deleguar nga Vendimi i Keshillit te Ministrave per zbatimin e
ligjeshmerise per rindarjen dhe kalimin e tokave ne pronesi
subjekteve te ndryshme, per zgjidhjen e mosmareveshjeve ndermjet
rretheve per kufinjte e tokave, apo te masave deri ne shkarkim
te drejtuesve te pushtetit vendor ne rreth dhe bashki dhe te
komisioneve te tokave. Punes se tij i ka munguar transparenca,
pasi asnje veprim, vendim, urdher, mase disiplinore propozuar
Keshillit te Ministrave, ose qofte edhe mbledhjet e tij, nuk i
eshte bere te ditura publikut te gjere nepermjet mjeteve te
ndryshme te informimit.
Ne
te gjitha raportet vjetore te Avokatit te Popullit para
Kuvendit, ky problem eshte shtruar me transparencen me te madhe,
me qellimin e vetem te evidentimit te gjendjes, te perpjekjeve
tona ne mbrojtje te drejtave te shkeluara ndaj subjekteve
konkrete dhe te ndergjegjesimit te organeve administrative
perkatese per pergjegjesite ligjore qe kane.
Praktika
e institucionit tone tregon jo vetem njohjen e ketyre
problemeve, por edhe te perpjekjeve te bera rast pas rasti, me
mjetet qe ligji na ka vene ne dispozicion, per normalizimin dhe
zbutjen e tyre, pasi i ka konsideruar si shkelje te renda te
ligjit. Produkti per fat te keq nuk ka qene ai i pritshmi. Akoma
nje pjese e komisionereve nuk ka shkallen e duhur te emancipimit
civil, te ndjenjes se pergjegjesise qe te ngarkon qenia ne
detyra shteterore dhe njohje ne nje nivel te pranueshem te
legjislacionit. Per te mos permendur interesat meskine personale
te nje pjese syresh. Si ēdo pune tjeter ne sferen e
administrimit te pushtetit, rezultatet duhet te jene ne raport
te drejte me nivelin e bashkeveprimit, mirekuptimit dhe marrjes
se pergjegjesive perkatese midis paleve (institucioneve).
Disakordancat dhe perpjekjet vetem te njeres pale, sado
profesionale qofshin, nuk garantojne suksesin.
Ne
shume raste ankimesh, qe i kemi vleresuar si plotesisht te
drejta, nepermjet rekomandimeve eshte kerkuar nga keto
komisione dhenia e tokes bujqesore ne pronesi familjeve
qe ju eshte mohur kjo e drejte. Nje pjese e vogel e tyre ka
gjetur zgjidhje, si ne Komunen e Farkes, Tirane, ndersa ne
shumicen e rasteve ka munguar deshira e komisioneve te tokave
per tu marre me vendimet e komisioneve te meparshem apo me
zgjidhjen e konflikteve, me mbivendosjet e tokave qe vete i kane
krijuar; ne disa te tjera eshte pranur rekomandimi, si i drejte,
por pamundesisht per tu zbatuar, pasi nuk ka me toke
bujqesore te pandare. Megjithate, keto veshtiresi qe e kane
shoqeruar mjedisin perkates, proēesi i zbatimit te Ligjit
Per Token eshte ne perfundim.
Problem
i pazgjidhur mbeten problemi i mungeses se tokes ne dispozicion
te komisioneve per tu ndare subjekteve qe per shkaqe te
ndryshme nuk jane plotesuar ose nuk kane marre asnje meter toke
ne pronesi. Me i mprehte ky problem eshte ne Komunen e
Rrashbullit dhe te Sukthit
ku jane afersisht 214 familje pa marre toke ne pronesi; nė
Komunėn Katundi i Ri tė tė njėjtit rreth, nė Elbasan, nė
Komunėn e Mėzezit Tiranė etj. Ne Ksamil jane 577 familje ne
te njejtin pozicion, pasi nuk ishte ndare toka e ish NB-se pėr
shkak te percaktimit te saj si zone elitare per zhvillimin e
turizmit; dhe aktualisht ka dale VKM nr.373 dt.31.05.2005 qe
urdheron pajisjen me toke bujqesore te atyre familjeve, qe kane
ardhur pas dates 01.09.1991, kur fillon veprimi i ligjit Per
Token.
Nderhyrje
te veēanta jane bere pas mangesive te konstatuara nga
kontrollet e brendeshme te Prefektuarave dhe te Keshillit te
Ministrave, ne zbatimin ne praktike te ketij proēesi ne NB-te e
Korēes, Elbasanit dhe Vlores.
Te
gjitha keto mangesi si rezultat i zbatimit te gabuar te Ligjit
Per Token nga Komisionet e fshatrave dhe Komunave, i kemi
vleresuar si shkelje te renda te te drejtave dhe interesave te
ligjeshme te subjekteve qe perfitojne nga ky legjislacion.
Ne
vitin 2001 i eshte rekomanduar Ministrit te Bujqesise dhe
Ushqimit, qe njekohesisht ishte dhe eshte edhe Kryetar i
Komisionit Qeveritar te Tokes, per te ndermare nisma ligjvenese
per permiresimin e akteve ligjore dhe nenligjore me qellimin e
mire per zbatimine shpejte dhe korrekt te ligjit. Pergjigje nuk
morem.
Te
njejtin rekomandim, me argumentin shtese se duhet perfunduar proēesi
i ndarjes te tokave bujqesore para fillimit te kompensimit te
pronave ish pronareve, i kemi bere ne daten 11.3.2005 zotit
Agron Duka, ish Minister i Bujqesise dhe Ushqimit. Per dijeni ky
rekomandim i eshte derguar edhe zv/Kryeministrit dhe Kryetarit
te Komisionit Parlamentar per Veprimtarite Prodhuese, Tregetise
dhe Turizmit. Ne pergjigje te saj, Keshilli i Ministrave miratoi
vendimin nr.291, date 6.5.2005 Per disa ndryshime ne VKM
nr.230, date 22.7.1991 Per krijimin e komisioneve te
tokave. ku i eshte dhene zgjidhje nje pjese te propozimit
tone. Ne te jane shtuar paragrafe ne vendimin e meparshem ku
detyrohen komisionet e tokave te trajtojne me toke individet qe
ende nuk kane gjetur zgjidhje ligjore. Mbetet per tu verifikuar
ne praktike efektshmeria e ketyre ndryshimeve.
Ne
konteksin e hyrjes ne fuqi te tij, do te vazhdojme per ankesat
qe kemi ende ne trajtim, te nderhyjme prane ketyre komisioneve
per perfundimin e gjithe proēesit te ndarjes se tokes
bujqesore.
Problemi me i mprehte, siē
u permend me lart, ishte ai i mungeses se fondit te tokes
bujqesore te lire, per tre kategori familjesh bujqesore
1)
Te familjeve bujqesore qe nuk kane marre toke bujqesore
ne
pronesi.
2)
Te familjeve qe nuk jane plotesuar me toke bujqesore ne pronesi,
ne baze te perberjes familjare te dates 1.8.1991, dhe sasise per
fryme te ndare nga komisionet e fshatrave.
3)
Te familjeve bujqesore qe ende jane ne proēese gjyqesore per
pronesine e tokes bujqesore, dhene dy ose me shume familjeve nga
Komisionet e fshatrave. Pales humbese natyrshem i lind e drejta
e dhenies se tokes ne pronesi ne nje parcele tjeter kadastrale.
Ne te njejtin pozicion jane edhe shume subjekte te tjera qe kane
nje vendim gjyqesor te formes se prere qe detyron Komisionet e
Tokave ne fshatra dhe komuna per te trajtuar gjyqfituesin ne
baze te Ligjit Per Token.
Mendojme se eshte eshte detyre imediate dhe e veshtire e
Komisionit Qeveritar te Tokave, e Ministrise qe Ju drejtoni, e
ZRPP ne rrethe dhe i organeve te tjera qendrore, qe te
verifikojne dhe saktesojne numrin e ketyre familjeve, qe deri
tani me sa dijme nuk mund ta evidentoje zyrtarisht, te tokave
bujqesore ende te lira dhe te pajisjes se tyre me toke ne
pronesi. Per me teper problemi behet i mprehte per faktin se proēesi
i rifillimit te kompensimit fizik te ish pronareve eshte i
lidhur me perfundimin e proēesit te ndarjes se tokave bujqesore
ne zbatim te Ligjit Per token.
Keto ishin disa informacione dhe mendime qe deshiruam
tua bejme te ditur, me besimin se do krijojne nje imazh te
veprimtarise te institucionit te Avokatit te Popullit ne fushen
e mbrojtjes se te drejtave dhe interesave te ligjeshme te
subjekteve qe perfitojne nga legjislacioni per token dhe mund te
ndihmojne ne marrjen e masave
te para si me te arsyeshme per momentin, per shpejtimin e
perfundimin e ketij proēesi ne gjithe kompleksitetin e tij.
Duke
besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj,
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|